Rroga minimale do të rritet për 20 përqind, pas ndryshimit edhe të ligjit për pagën minimale. Kështu ka deklaruar sot ministri i Punës dhe Politikës sociale Ibrahim Ibrahimi pas një takimi punë te realizuar me përfaqësues të sindikatave reprezentuese në Maqedoni. Ministri Ibrahimi theksoi se bëhet fjalë për bisedime fillestare midis përfaqësuesve të Sindikatës dhe Ministrisë për rritje të pagës minimale. “Atë që fillimisht konfirmuam është se ka hapësirë, ka dëshirë për rritje të pagës minimale dhe besoj se së shpejti në bisedimet plotësuese me përfaqësuesit e sindikatave, me punëdhënësit, do të gjejmë modus të përbashkët, zgjidhje të përbashkët për rritje të pagës minimale për rreth 20 për qind. Analizat të cilat janë bërë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përputhen”, tha ministri Ibrahimi. /SHENJA/
Data 23.06.2026
Aktuale
- Mickoski i përgjigjet Taravarit: Garanci më të madhe për rrugën evropiane të vendit sesa prishja e kontratës me Gjokën nuk ka!
- “Asnjë s’më frikëson”- I bëri thirrje Ramës që të nisë procesin e vetëpastrimit të partisë, por u sulmua nga zyrtarët e PS, reagon Spiropali: Gjuhë të shthurura dhe konspiracione halucinante!
- Banorët e fshatit Debresh i reagojnë Taravarit: Kërkojë falje, ose do përballesh me padi!
- VLEN: 40 milionë euro për punë dhe biznes, Plani Operativ 2026 mundësi e artë për qytetarët
- Kompania nga Shkupi qarkulloi 27 milionë, fitoi vetëm 30 mijë euro!
- Fillkov në shënjestër se është i paaftë të zbatojë reforma — i injoroi edhe nëpunësit gjyqësorë, edhe deputetët
- Taravari lë derën hapur për rikthim në Qeveri: Vetëm me një marrëveshje të re
- LSDM: Mickoski dhe Kocoska pranojnë se buxheti është bosh, Qeveria po e rrit deficitin

