Author: almakos

Tre persona prej të cilëve një vajzë pesëvjeçare janë lënduar në dy aksidente trafiku që gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij, vajza me prejardhje nga fshati Llace i Tetovës është lënduar derisa ka ecur në këmbë me ç’rast është goditur nga automjeti i udhëtarëve “Opel astra” me targa tetovare i drejtuar nga 31-vjeçari P.V. nga Falishti. Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Todor Cipovski-Merxhan” në Tetovë. “Vajza e lënduar me automjet tjetër është dërguar në spitalin e Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është…

Lexo më Shumë

05 May Pavarësisht se antikorrupsionit vlerëson se veprimi i shkatërrimitt ë dokumentave është kryer në pajtim me Ligjin, Sasho Ordanovski nga “Transparency Macedonia”, shprehet i dyshimtë se kjo bëhet pikërisht tani, në fazën e transferimit të pushtetit. Sipas tij, procedura e tërë e shkatërrimit të dokumenteve duhet të rishqyrtohet duke pasur parasysh që antikorruspioni vitet e kaluara nuk e kryeu në rregull punën.  Unë këto informacione të zhbartjes së dokumenteve do t’i shikoja me dyshim dhe mendoj se duhet të rishqyrtohet dhe të kontrollohen sërish informacionet, pasi të vijë pushteti i ri në Maqedoni. Shkatërrimi i dokumenteve zyrtare është vepër…

Lexo më Shumë

05 May Pala mbrojtëse në rastin e Kumanovës si dëshmitarë ka propozuar funksionar të lartë shtetëror dhe partiak, në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana  Jankullovska, ish shefi i DSK-së Sasho Mihajllkov,  Mitko Çavkov, Shenasi Memeti, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, ish Gjenerali Stojançe Angelov, ish deputeti Hysni  Shaqiri, ish zv/ kryeministri Musa Xhaferi , deputeti Ejup Alimi, kryetar  i komunës Likovës Sadulla Duraku , ekspert të balistikës, mjek  të obduksioneve, neuro psikiatër dhe shumë të tjerë. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Gordana Jankullovska,  ish ministre e…

Lexo më Shumë

05 May Komisioni kundër korrupsionit hesht dhe nuk përgjigjet nëse shkatërron materiale të rëndësishme për hetimet që bën Prokuroria Speciale Nga Komisioni nuk zbulojnë nëse për momentin shkatërrohen dokumente ku ka dëshmi se cili funksionar dhe si është pasuruar deri në vitin 2014.  Nga Specialja për Alsat konfirmuan se nga antikorrupsioni kanë kërkuar që t’u dorëzohen listat anketuese për personat për të cilët ka hetime financiare.  Janë dorëzuar kërkesa në antikorrupsion për dorëzimin e listave anketuese të paraqitura nga personat për të cilët ka hetime financiare, pastaj deklarata për përplasje të interesave si dhe aktivitete të ndërmarra eventuale të komisionit…

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Mal të Zi ka shtyrë seancën dëgjimore për konfirmimin e akuzave ndaj 14 personave, përfshirë edhe dy rusë dhe dy liderë pro-rusë nga opozita, të cilët po akuzohen për komplotin e vitit të kaluar për të rrëzuar qeverinë. Gjykata e Lartë në Podgoricë ka thënë se seanca është shtyrë për 24 maj, me qëllim që avokatët mbrojtës të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar mijëra faqe të dokumenteve, materialeve dhe provave për këtë rast. Ligjvënësit Andrija Mandiq dhe Milan Knezeviq nga Fronti Demokratik, dy rusë dhe nëntë qytetarë serbë dhe një malazez, janë akuzuar për krijimin…

Lexo më Shumë

05 May Procesi i formimit të Qeverisë së re mbetet i paqartë për aq kohë sa nga Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov, nuk japin detaje për afatet dhe as nëse Presidenti është i gatshëm të japë mandatin. Në pyetjet e Televizionit Alsat, dërguar Kabinetit të Ivanovit, për llogaritjen e afatit kushtetues dhjetëditor, përgjigja ishte e shkurtër dhe jo konkrete.  Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në interes të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë – njoftuan nga Kabineti i presidentit Ivanov. Nga Kabineti nuk konfirmojnë megjithatë jozyrtarisht mësohet…

Lexo më Shumë

05 May Policia ka ftuar në bisedë informative kreun e shoqatës patriotike “Qoseto”, Goran Angelov nga Velesi, lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Nga MPB kanë njoftuar shkurt se për të njëjtin akoma nuk ka urdhër për arrest. Në kohën kur Angelov po merrej në pyetje, mbështetës të shoqatës “Qoseto” protestuan para stacionit policorë për të kërkuar lirimin e tij. Një ditë më parë MPB ka zhvilluar biseda informative edhe me katër persona tjerë të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtarë në detyrë” si dhe “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër…

Lexo më Shumë

05 May Profesori Jeton Shasivari vlerëson se Presidenti Ivanov është i obliguar të japë mandatin për formimin e Qeverisë dhe nuk ka hapësirë për manovra të reja politike. Sipas Shasivarit, nëse presidenti nuk pajtohet me ligjet e shumicës së re parlamentare, mund të shfrytëzojë të drejtën e vetos gjatë miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend.  Sa i takon çështjes së dhënies së mandatit nga ana e kryetarit të Republikës, ai ka obligim Kushtetues që mandatin të ja besojë kandidatit që tashmë ka siguruar shumicën parlamentare dhe në këtë rast ai nuk ka hapësirë për çfarëdo manovrash politike në të ardhmen…

Lexo më Shumë

05 May Komiteti i Helsinkit një javë pas dhunës në Kuvend ka publikuar raportin në të cilin janë evidentuar të gjitha veprat penale. Për bazë janë marrë videot e siguruara nga mediat. Sipas këtij raporti në Kuvend janë bërë 28 vepra penale kryerësit e të cilave janë ndarë në katër grupe: organizatorë, kryerësit e veprave, shërbyesit policorë dhe eprorët policorë. Në raport janë përmendur edhe mos dhënia e ndihmës mjekësore, pengesa e ekipeve mjekësore dhe promovimi i gjuhës së urrejtjes dhe mos zbatimi i urdhrave profesional. Raporti gjithashtu konstaton se të lënduar nga këto zhvillime të dhunshme janë një deputetë…

Lexo më Shumë

Policia do të dorëzojë njoftim të veçantë deri te Prokuroria Themelore Publike edhe për katër persona nga Shkupi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. MPB-ja informoi se dje nga ana e SPB Shkup në bashkëpunim me PSP në biseda zyrtare janë ftuar shumë persona, për të cilët kanë ekzistuar dyshime se janë involvuar në ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë. Për shkak të konstatimit të ekzistimit të dyshimeve për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 nga Kodi penal i RM-së nga ana e personave D.T. (42)…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në një seancë të cilën do ta mbajë të mërkurën më 10 maj, pritet të shqyrtoj nismat për shfuqizimin e dy neneve nga ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Kodi Zgjedhor, të cilët do t’u mundësojnë kryetarëve të komunave dhe këshilltareve komunalë të ushtrojnë funksionet deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA). Gjykata Kushtetuese ka publikuar në faqen e saj të internetit njoftimin, se në të njëjtën seancë do të vendoset edhe mbi mundësinë që të fillojë subvencionimi i bujqve. Nismat për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunalë…

Lexo më Shumë

05 May Shteti përcjell çdo lëvizje dhe është në dijeni për qëndrimet e të gjithëve, thotë ish nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti. Haliti thotë se përshkallëzimi i situatës të enjten e kaluar nuk e gjetur në befasi Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai hedh dyshimin se dikush paraprakisht e kishte përgatitur terrenin duke i detyruar madje policët shqiptarë që para kohe të marrin pushimin vjetor. Kanë ardhur pjesëtarë të policisë te unë dhe më kanë informuar se diçka do të ndodhë, diçka ka ndodhur brenda policisë. Derisa Ivanovi mobilizonte ushtrinë dhe përgatiste bunkerin, brenda policisë, ka fakte se sidomos pjesëtarë…

Lexo më Shumë