Author: almakos

Kryetari tashmë i ndjerë i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, u lind më 21 mars, të vitit 1959 në Bogovinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe shkollën e mesme të ekonomisë në Gostivar. Më 1985 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ka punuar si kontabilist i autorizuar prej 1985 deri më 1995. Pastaj deri më vitin 2000 ka qenë kryetar i Këshillit të komunës së Bogovinës,e gjatë periudhës 1998 deri më 2000 ka qenë drejtor i Fondit për rrugë lokale në komunën e Tetovës. Prej vitit 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës së Bogovinës, pastaj prej…

Lexo më Shumë

06 May LSDM-ja edhe një herë kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov që pozitivisht t’i përgjigjet letrës së kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe t’i dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Në një komunikatë LSDM-ja kërkon nga VMRO DPMNE-ja që të pranojë faktin se është opozitë dhe të sillet në mënyrë konstruktive. “Patjetër të ndalen të gjitha gënjeshtrat në lidhje me disa kërcënime ndaj interesave nacionale dhe shtetërore, me të cilat Nikolla Gruevski i shqetëson qytetarët. Ivanov është i detyruar të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe të tërhiqet nga interesat personale të Gruevskit. Atë duhet ta bëjë edhe VMRO DPMNE-ja, e…

Lexo më Shumë

< Përgjegjësia që VMRO-DPMNE e bart për dhunën në Kuvend duhet të kërkohet me emra dhe mbiemra dhe jo të përgjithësohet, kështu vlerëson ish zv.kryeministri Imer Selmani. Sipas tij, në parti ekziston një degë racionale e cila tashmë disa kohë është e vetëdijshme se politikat e Gruevskit janë të këqija për partinë dhe atë e vënë në izolim të plotë, dhe të cilëve u bie përgjegjësia që ata politika të këqija t’i korrigjojnë. Edhe gazetarja Oliver Trajkovska vlerëson se kreatori i dhunës në Kuvend duhet të kërkohet në kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, ajo thekson se përgjegjësia vështirë se do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) përgënjeshtron shkrimet e ditëve të fundit në mediat serbe, për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni. MPJ mbështetur në informatat e siguruara nga institucionet e sigurisë, informon se shkrimet e disa ditëve të fundit janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendecioze që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit. Ato janë pjesë e një fushate të lajmeve të rrejshme që kanë për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës, thuhet në reagimin e MPJ. “Çdo tentativë, e kujdoqoftë, për të paraqitur Kosovën si gjenerator të destabilitetit dhe pasigurisë, është tendencioze dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese për media thekson se janë të tronditur thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të tyre dhe kërkojnë nga institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje. “BDI është tronditur sot thellë nga lajmi për vrasjen e anëtarit të familjes sonë dhe Kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi gjatë kryerjes së punës së tij zyrtare në shërbim të qytetarëve. Zemrat dhe mendjet tona në këto momente të rënda janë me familjarët dhe dashamirët e Hazbi Idrizi. Ftojmë institucionet të zbardhin motivet për këtë vrasje makabre e cila ka qenë paprovokuar në asnjë mënyrë. Të qoftë…

Lexo më Shumë

Prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike- Tetovë është duke kryer hetim në vendngjarje kur rreth orës 10:40 është vrarë kryetari i komunës Bogovinë Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve të para, përcjell SHENJA, i dyshuari ka parkuar makinën në afërsi të komunës Bogovinë dhe është drejtuar kah byrektorja nga ana e kundërt, ku në atë moment ka qenë i ulur kryetari i komunës. “Pas një mosmarrëveshje të shkurt, i dyshuari ka shtënë disa plumba. Pas rastit i  dyshuarit, përndryshe ish i punësuar në komunën e Bogovinës, është drejtuar në shtëpi, ku ka tentuar të vetëvritet. Kryetari i komunës me makinë është…

Lexo më Shumë

Policia ka dalë me detaje në lidhje me vrasjen në Bogovinë, ku i vdekur ka mbetur kryetari i kësaj komune Hazbi Idrizi, përcjell SHENJA. Sipas policisë aktit tragjik i ka paraprirë një mosmarrëveshje verbale. “Sot (06:05:2017) në orën 10:45 në Qendrën mediacinale në Tetovë është sjellë H.I (58) kryetar i komunës Bogivinë, i cili ka pasur disa plagë në trup të marra nga një armë zjarri. Menjëherë më pas, në Qendrën medicinave në Tetovë është konstatuar se H.I ka humbur jetën. Vrasjen e ka kryer Q.A (53) nga fshati Bogovinë në një objekt hotilierik në afërsi të komunës. Ngjarjes i…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve të TV SHENJA, Q. A, pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten. Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën. Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rretho orës 10:45 në Bogovinë. Vrasësi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës. Të gjitha detajet lidhur me rastin tragjik TV SHENJA do t’ua sjellë ne edicionet…

Lexo më Shumë

06 May Qendra shtetërore e provimeve i ka publikuar pyetjet për testim ekstern për nxënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm. Në internet faqen prasanjaeksterno.dic.edu.mk janë të kapshme rreth 450 mijë  pyetje, ndërsa 20 për qind janë ripërtërirë. Testimet duhet të mbahen nga 5 deri më 9 qershor. Nxënësit japin provim në dy lëndë në rrugë elektronike. Oraret për testim do të publikohen më 29 maj. Në cilën lëndë do të japin provim, nxënësit do ta dinë tre ditë para testimit. Sipas ndryshimeve të fundit ligjore për arsim fillor dhe të mesëm, këtë vit risi është ajo që do të testohen…

Lexo më Shumë

Njeriu që ka shtënë në drejtim të kryetarit të komunës së Bogovinës është Q.A (1964). Pasi ka shtënë me armë zjarri në trupin e Hazbi Idrizit, ai ka tentuar të bëj vetëvrasjes, duke shtënë një plumb ne trupin e tij. Për shkak të lëndimeve të rënda ai është dërguar për kurim në klinikat e Shkupit. I dyshuari për vrasjen e Hazbi Idrizit ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës. ******** Është plagosur me armë zjarri disa çaste më parë kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve ai është plagosur me 6 plumba. Informacionet flasin se gjendja…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon që të mundësohet formimi i Qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, për shkak se, thonë ata për momentin kjo është interesi i lartë shtetërorë. “Shumica parlamentare do të realizoj obligimin e saj para qytetareve, të formohet Qeveria e re e cila do t’i realizoj reformat e nevojshme. Ky proces ka filluar me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Para qytetarëve dhe para Gjorge Ivanov do të riafirmohen edhe përcaktimi i shumicës për Maqedoni unitare, e cila do të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe të ardhmen evropiane të shtetit. Duhet të ndërpriten…

Lexo më Shumë

Është plagosur me armë zjarri disa çaste më parë kryetari i Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi. Sipas informacioneve ai është plagosur me 6 plumba. Informacionet flasin se gjendja e tij është kritike. Detaje të reja në lidhje me rastin do të ju sjellim më vonë. Mësohet se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri ku ky i fundi plagosi për vdekje Hazbi Idrizin ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.

Lexo më Shumë