Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski kërkon nga Prokuroria Publike qasje serioze ndaj ngjarjeve të dhunshme në Kuvend dhe kërkon përgjegjësi nga eprorët policor të cilët kanë qenë vetëm shikues së heshtur të hyrjes me dhunë në institucionin më të shenjtë të shtetit. Pasi dha verzionin e tij si person i dëmtuar, Spasovski tha se prej gjykimin e të gjithë personave përgjegjës për dhunën në Kuvend, pa përjashtime. “Kjo paraqet cenim të rendit Kushtetutës të shtetit, duhet kërkuar përgjegjësi nga të gjithë, pa kompromis. Edhe prej dhunuesve që në mënyrë të organizuar hynë në Kuvend me qëllim linçimin dhe…
Author: almakos
12 May Komuna Qendër njoftoi se do të prishë edhe një ndërtim tjetër të paligjshëm të ish-kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski. Ai është paralajmëruar që brenda tri ditësh ta largojë strehën e drurit nga një objekt në rrugën “Orce Nikollov” numër 86, në qendër të qytetit, ku si investitor paraqitet vetë ai. Sipas administratës komunale, bëhet fjalë për përshtatje të hapësirës, për të cilën gjithashtu duhet të ketë dokumente, por që pronarët nuk i kanë. Më herët Komuna Qendër miratoi një vendim për prishjen e një mbindërtimi të paligjshëm të Pançevskit. Ai ishte në një ndërtesë në qendër të…
VMRO-DPMNE ka ofruar tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Antoni Milloshoski sot në konferencë për shtyp tha se partia e tyre vlerëson se më mirë është që të mbahen sa më shpejt zgjedhje lokale edhe atë kah mesi i korrikut. “Nëse shumica parlamentare nuk është e gatshme për zgjedhje të shpejta në korrik, atëherë, termini i dytë i pranueshëm është 17 ose 24 shtator. Nëse shumica parlamentare LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët nuk janë të gatshme për zgjedhje lokale në shtator, atëherë propozojmë që zgjedhjet të mbahen më 15 tetor”, ka thënë Milloshoski. Sipas tij…
12 May Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për ditën e hënë ka caktuar koordinim mes përfaqësuesve të gjitha partive parlamentare. Nuk përjashtohet mundësia që pas koordinimit, Xhaferi të thirr seancë të veçantë parlamentare, në të cilën do të miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore për të zgjatur afatin e kompetencave të krerëve të komunave. Në takim me gazetarët, Xhaferi apeloi deri te partitë politike që urgjentisht të debatojnë për këtë problematikë ose në të kundërt i gjithë sistemi lokal do të bllokohet. Gjithsesi, sipas tij, edhe nëse ndonjëra prej partive është kundër, ajo nuk mund ta ndalojë procesin e ndryshimit të…
12 May Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të pret deri më 19 maj që Ivanov t’ia dorëzoj mandatin kreut të LSDM-së Zoran Zaev, dhe nëse këtë nuk e bënë dhe nëse shumica parlamentare një ditë pas skadimit të afatit dorëzon programin dhe propozim përbërje qeveritare, atëherë Xhaferi do të cakton seancë parlamentare në të cilën do të diskutohet për propozimet e shumicës parlamentare. Lideri socialdemokrat ZoranZaev parlajmëroi se javën e ardhshme do t’ia dorëzoj kreut të shtetit garancitë e kërkuara për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, që të mund të merr mandatin për formimin e qeverisë së re. Është e…
SPB Shkup parashtroi padi penale kundër shtatë personave lidhur me incidentet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. “Padi penale janë dorëzuar kundër D.T (42), N.P (39), B.G (43), të gjithë nga Shkupi dhe kundër G.A (43) nga Velesi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale ‘pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare’ sipas nenit 348 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, ndërsa kundër A.P (39), I.K (37) dhe N.V (39), të gjithë nga Shkupi për shkak të ekzistimit…
Në Budvë të Malit të Zi ka filluar Forumi i 7-të 2BS (To Be Secure) i titulluar si “Sfidat e ndryshimit të politikave dhe ridrejtimi i Aleancës”, ku do të diskutohet për sfidat dhe kërcënimet më të mëdha të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare në këtë dekadë. Në Forumin e këtij viti marrin pjesë zyrtarë të lartë nga rajoni si dhe mysafirë nga Evropa dhe Amerika, raporton Anadolu Agency (AA). Fokusi në forumin e shtatë kryesisht do të përqendrohet në përcaktimin dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve në linjën SHBA-NATO-Rusi. Në lidhje me këtë, theksi i veçantë do të jetë në ndikimin që…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka ngritur padi penale ndaj 7 personave lidhur me incidentet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Kryeministri grek Aleksis Cipras arriti në Pekin ku më 14 dhe 15 maj do të marrë pjesë në forumin për bashkëpunim ndërkombëtar “Një rrip, një rrugë” me qëllim që të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim me të cilin do të stimuloheshin investimet kineze në Greqi. Në margjina të samitit Cipras do të realizojë takime me më shumë liderë botëror, mes të cilëve edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh. Sipas burimeve nga kabineti i kryeministrit grek, të cilave u referohen disa media greke, Cipras dhe Guteresh do të bisedojnë për situatën në Maqedoni dhe marrëdhëniet greko-turke. Hollësi të tjera…
Sot mbushen 7 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni, shkruan SHENJA. Harun Aliu ka lindur më 20 maj të vitit 1971 në Hasanbeg të Shkupit, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe kreu shkollën fillore. Në vitet e tetëdhjeta pushteti Jugosllav e hoqi përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e mesme dhe krijoi paralelet e përziera ku mësomi zhvillohej në gjuhën maqedonase. Aliu refuzoi të ndjekë mësimin në gjuhën maqedonase dhe udhëtoi drejt Damaskut të Sirisë për të kryer shkollën e mesme. Më pas kthehet…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Grupacioni i Grave Afariste pranë OEMVP-së dje realizuan vizitë studimore biznes inkubatorëve që operojnë në Shqipëri, gjegjësisht në qytetin e Tiranës, Ecosystem Tirana – Innovation Hub Albania dhe Yunus Social Business Balkans. Kjo vizitë, siç njoftojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, u realizua në bashkëpunim dhe përkrahje të Programit për rritjen e punësueshmërisë së tregut – IME, vizitë kjo e cila i paraprin hapjes së inkubatorit në kuadër të Odës, me qëllim të përkrahjes dhe motivimit të të rinjve dhe grave në rrugën drejt realizimit të ideve të tyre për biznes. OEMVP si objektiv strategjik…
Rusët vazhdojnë të ngatërrohen në Maqedoni dhe natyrisht duke sulmuar dhe fajësuar shqiptarët për heqjen nga pushteti të njeriut të preferuar të tyre, Nikolla Gruevski. Portali Sputnik, i cili çdo ditë i kushton mbi 4 shkrime e analiza Maqedonisë dhe sulmit ndaj shqiptarëve, kësaj radhë ka bërë një diversion ndaj Lëvizjes Besa, e cila është realisht formacioni politik që tronditi sistemin e vjetër politik në Maqedoni. Ishte BESA e cila ndryshoi rrjedhjen e ngjarjeve duke provokuar ortekun që i dha fund Gruevskit dhe arrogancës së tij. Një deklaratë e bërë nga Amir Elezi, drejtues i BESA-s se “pozita e shqiptarëve…

