VMRO-DPMNE ka thënë se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i përkrahur nga LSDM, ka filluar të zbatoj gjuhën shqipe si gjuhë me të cilën do t’i drejtohet opinionit përpos gjuhës maqedonase, duke treguar se si do të filloj të zbatohet dygjuhësia në vepër. “Qytetarët e Maqedonisë mund të shohin vetëm një segment të vogël se si do të funksionojnë institucionet pasi që LSD do të ndërmerr pushtetin- dygjuhësi e plotë në të gjitha segmentet e pushtetit në nivel lokal dhe qendror, bankënota dhe uniforma, debate për ndryshim të simboleve shtetërore, ndryshim të emrit si dhe faza finale e planit të…
Author: almakos
LSDM në komunikatën e sotme thekson se është e nevojshme të gjithë institucionet dhe subjektet politike në shtet të jenë në majën më të lartë të detyrës me qëllim që të zgjidhet qeveria e re në afat sa më të shkurt dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Gjorge Ivanov menjëherë duhet të jep mandatin për formimin e qeverisë. Ekziston Programi i qeverisë reformuese e cila e garanton unitaritetin e Maqedonisë, e cila do të punoj sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euroatlantike. Do të ketë riafirmim të këtyre përcaktimeve strategjike, me qëllim që të thyen…
Ndryshimi i ligjit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, me të cilin kompetencat për policinë u bartën nga Ministri tek drejtori i Byrosë për Siguri Publike, erdhi si pasojë e negociatave të zhvilluara në Përzhino gjatë vitit të kaluar, raporton SHENJA. Fillimisht, intencë për të ndryshuar këtë ligj kishin shfaqur partnerët e atëhershëm qeveritar, VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërsa pas negociatave të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, përpos marrjes së ingerencave të ministrit, u vendos edhe në lidhje me ndryshimet kadrovike të cilat mund t’i bënte ministri teknik. Sipas propozimit, parashihej që 100 ditë para zgjedhjeve të formohet Qeveri kalimtare me dy…
Vendi ku para shtatë viteve u shpërngul arkivoli që barte me vete trupin e ftohtë të dëshmorit të kombit, Harun Aliu, priti sot mysafir të zymtë, të pikëlluar, fytyra të ngrysura por, kryelarta, raporton SHENJA. Familjarë, bashkëveprimtar dhe shumë persona të tjera sot, përmes lutjeve, përkujtuan edhe njëherë veprën jetësore të komandant Kushtrimit. Sot u thanë shumë pak fjalë për veprën e tij. Mbizotëronte heshtja dhe meditimi në të. Veprat e tij atdhetare që u kurorëzuan me plumba vrasës, nuk lanë vend për të thënë shumë fjalë, pasi varri i tij flet më shumë se zhurma e plumbave… duke e…
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike për të dhënë deklaratë në lidhje me dhunën që është bërë më 27 prill në Kuvend. Përpos përgjegjësi për dhunuesit, Zaev ka kërkuar përgjegjësi edhe nga organizatorët por edhe nga ata që kanë ndihmuar, ndërsa në mesin e tyre janë gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së. “Nuk do të kishte dhunë nëse kolegët e mi deputetë nuk e bënin atë, në një mënyrë të menduar mirë, nëpërmjet bisedave telefonike, gjashtë prej tyre, aq sa i pashë unë, morën pjesë në hapjen e dyerve, madje duke ju treguar në mënyrë të…
Universiteti i Evropës Juglindore, duke filluar që nga vitin akademik 2017/2018, do të sigurojë nga një profesor për secilin student, i cili për gjatë gjithë ciklit të studimeve, do të kujdeset për mentorimin e studentit dhe mbarëvajtjen e studimeve të tij. Po ashtu njëra prej lëndëve për secilin fakultet do të ligjërohet nga profesorë eminentë ndërkombëtarë. Rektori i UEJL-së Zamir Dika njoftoi se këtë vit në studimet deri diplomike do të regjistrohen 700 studentë kurse master, 400 studentë.
Para shkatërrimit të saj barbar, në një ditë të vetme në vitin 1992, këtu për pesë shekuj ka qëndruar Xhamia e Mbretit e cila është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti II, u tha sot në ceremoninë e hapjes solemne të xhamisë së Mbretit në Foça të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), raporton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e hapjes morën pjesë një numër i madh i besimtarëve, por edhe zyrtarë të shumtë. E ngritur në një kodër mbi Foça, Xhamia e Mbretit për vite ka zbukuruar qytetin. Kësaj, si shumë xhamive të tjera në qytet iu vu zjarri në vitin 1992 dhe…
Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kërkoi që Parlamenti deri të hënën të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, sepse deri atëherë përfundon gjysma e parë e majit, kur me ligj ndalojnë të vlejnë mandatet e krytarëve të komunave dhe të këshilltarëve. Prej atje theksojnë se në pajtim me mendimet e personave profesionistë nga kjo sferë, zgjidhje e mundshme është ndryshimi i Kodit zgjedhor në të cilin në vend të gjysmës së parë të muajit maj do të vihet datë tjetër për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike në…
Pa datë për zgjedhje lokale, dhe pa kompetenca të kryetarëve të komunave, pas tre ditësh komunat rrezikojnë bllokimin total. Në pikëpyetje është vënë puna e ndërmarrjeve publike komunale, e shkollave, çerdheve, qendrave ditore për kujdes social dhe një sërë institucionesh tjera në kompetencë të komunave gjithandej Maqedonisë. Është vënë në pikëpyetje rroga e afro 5 mijë administratorëve lokal, rroga e rreth 10 mijë të punësuarve në ndërmarrjet lokale publike dhe rreth 30 mijë të punësuarve në arsimin fillor, të mesëm dhe në çerdhe. Mund të mbetemi edhe pa transport publik, pa ujë, pa shërbime komunale për grumbullimin e mbeturinave, por…
Nga data 18 e këtij muaji do të fillojë të mbahet cikli i tretë i panaireve për punësim dhe i njëjti do të vazhdoj deri më 15 qershor. Panairi do të fillojë në Shkup dhe pastaj do të vazhdojë edhe në pesë qytetet e tjera, Kavadar, Manastir, Shtip, Tetovë, Strumicë dhe së fundmi edhe një herë në Shkup. Drejtori i Agjensisë për Punësim, Vllatko Poposki, njoftoi se ky panair do të bëjë bashkë sipërmarrësit të cilët kanë nevojë për punëtorë dhe njëkohësisht personat që janë të interesuar dhe kërkojnë punë. “Ideja e Panairit për punësim para së gjithash është që…
Nuk do ta lusim Ivanovin që të jap mandatin për formimin e Qeverisë, por vetëm po respektohen procedurat ligjore. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, në takimin informativ të mbajtur sot me gazetarët. Xhaferri tha se pritja dhjetë ditë që presidenti Gjorge Ivanov të japë mandatin është obligim Kushtetues, brenda të cilave ai është i obliguar që t’i dorëzojë mandatin shumicës parlamentare. “Formalisht nuk ka pengesë që të zgjidhet Qeveria, por dëshiroj që mandati për formimin e Qeverisë të jetë në formën e duhur, që kjo praktikë të vazhdoj të mbetet edhe më tejë dhe të mos prishet.…
Shënimi i ditës ndërkombëtare të motrave medicinale gjen spitalet e vendit me probleme të theksuara në këtë sferë. Shumë spitale në vend përballen me mungesë të kuadrit të motrave medicinale, ndërkaq statusi i punës për shumë prej tyre, për gjatë kohë mbetet i pazgjidhur. Motra kryesore në spitalin “8 shtatori” në Shkup, thotë se vetëm në këtë institucion shëndetësor ka deficit prej 180 motrash, kurse numri i atyre që lënë vendin për të punuar në shtetet perëndimore është i madh. Shumë motra medicinale mbahen nëpër spitale me status të pa zgjidhur sa i përket marrëveshjeve apo mënyrës vullnetare që punojnë,…

