14 May Prokuroria ka iniciuar disa procedura ndaj protestuesve të dhunshëm që morën pjesë në hyrjen me dhunë në Parlament. Ka vepra penale, pjesëmarrje në turmë dhe vetëm dy vepra të vrasjes në tentativë. A ka minimizim të veprës dhe përpjekje të shpëtohen një pjesë e dhunuesve? Për organizatorët, nëse pranojmë ne se reagimi i turmës ishte spontan, mendoj se e gënjejmë veten, sepse një periudhë më të gjatë kohore, me mbarimin e zgjedhjeve diku në dhjetor, filloi disi me plan të nxitet populli, një reagim për të cilin nuk ishim të vetëdijshëm çfarë do të jetë. Për shembull thirrjet…
Author: almakos
14 May Njohësit e çështjeve ndërkombëtare shprehen të ndarë rreth zgjidhjes përfundimisht të krizës së stërzgjatur politike dhe zhbllokimit të proceseve euro-atlantike. Për Ismet Ramadanin nga Këshilli Euro-atlantik formimi i qeverisë do t’ jap fund ngërçit politik ndërsa me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar do të përshpejtohet edhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Maqedonia do të dal nga kriza me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, me ndihmën e forcave progresive. Në asnjë mënyrë nuk duhet mos të kemi parasysh faktorin shqiptarë, i cili në këtë radhë dhe krejt këto ngjarje që ndodhin po sillet mirë, respektivisht po i përmbahet…
14 May Gjykata Supreme e ka dorëzuar vendimin në Gjykatën Penale për shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan, i cili gati dy muaj ishte i pakapshëm për organet e rendit. Biznesmeni Koçan është i dyshuar në rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale. Siç njoftoi një ditë më parë Alsat, për Koçanin janë tërhequr të dyja flet-arrestet, ai vendor dhe ndërkombëtar. Megjithatë, në MPB ende nuk ka arritur vendimi për heqjen e flet-arrestit ndërkombëtarë, kështu që prej atje na udhëzuan në gjykatë. Me këtë vendim të dyshuarit Koçan i mundësohet pas një kohe të gjatë të mund të kthehet në Maqedoni.…
14 May Edhe më shumë se një vit nga publikimi në Alsat i storjes për nxënësit e lagjes Bardhi të Bllacës, heshtje nga institucionet për ndërtimin e shkollës shqipe në vendbanim kufitar që ndodhet 20 kilometra nga Shkupit. Ndërkohë nxënësit edhe këtë vit shkollor po e mbyllin në shtetin fqinjë, Kosovë, respektivisht në shkollën fillore “Iljaz Thaçi” të komunës Hani i Elezit. Nga komuna e Çuçer Sandevës nuk japin asnjë detaj nëse kanë plotësuar dokumentacionin e duhur për dedikimin e tokës së siguruar, nga bujqësore në ndërtimore. Në prononcimin e fundit në shtator të vitit të kaluar kreu i komunës…
14 May Partitë parlamentare u takuan një ditë më parë larg syrit të opinionit, ndërsa nuk dihet nëse konsultimet, përmbajtja e të cilave nuk është bërë e ditur kanë vazhduar edhe sot. Asnjëra nga partitë nuk deshi të komentojë ose të japë detaje nëse në takimin “sekret” kanë arritur ndonjë marrëveshje paraprake në prag të koordinimit të së hënës me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Takimi në Kuvend bëhet më qëllim që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të mund të vazhdohet mandati i krerëve të komunave dhe këshillave komunal. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga shumica parlamentare që…
14 May Tërmeti me zhurmë të madhe sot në orën 4 e 8 minuta të mëngjesit ka zgjuar banorët e Shkupit. Sipas matjeve të laboratorit sizmologjik në Shkup, bëhet fjalë për dridhje prej 4.2 shkallëve sipas Rihterit që ka goditur epiqendrën rajonale të Shkupit, ku edhe ndodhi tërmeti i vitit të kaluar. “Është dukuri normale që në epiqendrën rajonale ku kishim tërmet prej 5.3 shkallësh të pasojë lëkundje prej 4 shkallëve sipas Rihterit, përkatësisht 4.2 ballë siç ishte ky. Kjo nuk do të thotë se do të ketë sërish, por nuk përjashtohet mundësia për tërmet tjetër, edhe njëherë do të…
14 May Nga dita e nesërme pritet të rikthehet sërish moti i keq në Maqedoni. Në veriperëndim dhe verilindje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, në pjesën tjetër të territorit do të ketë intensitet më të ulët të reshjeve. Temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të ketë vranësira në të gjithë territorin e vendit, ndërsa pasdite vendi do të perfshihet nga reshjet e shiut. Gjatë javës së ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë në ulje të vazhdueshme, ndërsa do të ketë përmirësim vetëm nga enjtja, informojnë nga DPHM.
Ministria e Punëve të Brendshme ka vërtetuar se dje në shtëpinë e prindërve të deputetit Antonio Milloshoski është gjetur mjet shpërthyes, transmeton SHENJA. Sipas MPB-së, dje rreth orës në fshatin Izhishte- Makedonski Brod, M.M (66) nga Kërcova përderisa sa ka qenë duke kositur në oborrin e shtëpisë ka dëmtuar një mjet të fortë, të cilin më herët nuk e ka vërejtur. Nga goditja mjeti ka filluar të nxjerr tym të bardhë, ndërsa M.M si pasoj ka ndjerë dhimbje në pjesën e syve, hundës dhe gjoksit. Më pas M.M është drejtuar kah njëra prej hapësirave të bodrumit të shtëpisë ku në…
Drejtori i Institutit për Sizmologji në Shkup, Mihaill Garevski në një intervistë për TV SHENJA, tha se duke parë që epiqendra e tërmetit ka qenë e njëjta me atë të shtatorit, kur kishim dridhje prej 5.3 shkallë, vlerëson se kjo është një lloj after-shock. “Sepse është epiqendra e njëjtë e vitit të kaluar nga shtatori kur kishim magnitudë 5.3, kjo është ai aktiviteti i cili vazhdon dhe mund të thuhet se kjo është një lloj after-shock edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë. Magnitudad 4.1, 4.2 shkallë është normale që shqetëson, sepse sipas shkallës evropiane sizmike, kjo është diku…
Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshski në rrjetin social facebook ka denoncuar se është vendosur një bombë në shtëpinë e babait të tij. “Dje në fshatin Izhishte, rreth orës 22:00 ekipe të MPB-së nga Makedonski Brod, Prilep dhe antiterorizëm nga Shkupi me sukses kanë demontuar bombën në pjesën e pasme të shtëpisë së babait tim, e vendosur në mënyrë qyqare me qëllim që t’i vras ose lëndoj prindërit e mi. Kanë pasur fat që nuk e kanë hapur derën me forcë, ndërsa pasi që e ka parë se për çfarë bëhet fjalë, e ka denoncuar rastin. Pres që organet kompetente të…
Nga LSDM konsiderojnë se kryetari Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta japë mandatin dhe me atë të mundësojë që kryetari i partisë Zoran Zaev shpejt të formojë Qeveri të re dhe atë ligjërisht të konfirmohet data për zgjedhjet lokale. Nga partia konsiderojnë, siç thonë “vendosja me data për zgjedhjet lokale si në loto emision është përfundimisht joserioze dhe nuk çon askund” dhe se në VMRO-DPMNE duhet të mbisundojë arsyeja, partia të veprojë në mënyrë konstruktive dhe të mundësojë që Maqedonia të shkojë përpara. Çdo ditë të re bllokadë të proceseve demokratike, shtohet në të, është dëm i ri mbi qytetarët dhe…
Ministria e punëve të brendshme i ka tërhequr edhe fletarrestin ndërkombëtar edhe fletarrestin vendor, të cilat ishin lëshuar ndaj biznesmenit Sead Koçan . Gjykata Supremë, të premten solli vendim për kthimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për paraburgim për biznesmenin Koçan. Kërkesa e Prokurorisë Special për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe nga Gjykata e Apelit. Me vendimin e Gjykatës Supreme lënda kthehet për rishqyrtim. Këshilli Penal I Gjykatës Themelore Shkup 1 e tërhoqi flet arrestin për Koçanin dhe sërish do të vendosë për arrestimin ose jo të tij. Prokuroria publike kërkonte…

