Bogdan Ilievski në emër të “Qytetarët për një Maqedoni të përbashkët” , dorëzon në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Talat Xhaferit për Kryetar të Kuvendit.
Author: almakos
Kryetari ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot duhet të japë dëshmi në Prokurorinë Themelore në cilësinë e të dëmtuarit për ndodhitë e 27 prillit në Parlament. Kujtojmë së në ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, nga huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët”, u sulmuan dhunshëm deputetë shumicës së re parlamentare, gazetarë dhe u demolua Kuvendi.
Gjykata Penale e Shkupit, sot do të vendos për kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust” për krim financiar prej 17 milionë eurove. Dëgjimi është caktuar në ora 10. Gjykata Penale po vendos për së dyti herë për paraburgimin e Koçanit, pasi që të premten e kaluar Gjykata Supreme e Jovo Vangellovskit, ka vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike të Marko Zvërlevskit, për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe me këtë të fundit i shfuqizoi të gjitha vendimet paraprake të Gjykatës Themelore dhe të Apelit të…
Pas paralajmërimit për hetimi për krimin financiar të katër ish kryetarëve shqiptarë të komunave të cilin e paralajmëroi dje Prokuroria Themelore, Lëvizja BESA-Karshiakë pëmres një reagimi me shkrim ka kërkuar që organet e drejtësisë të zbardhin të gjitha keqpërdorimet që ish kryetarët e komunave i kanë bërë në Komunënë e Studeniçanit. “Si duket gjunjëzimi i pushtetit VMRO-BDI ka filluar t’i jep edhe sinjalet e para të rehabilitimit të sistemit te drejtësise dhe atij gjyqësorë , i cili deri më tani ka mbrojtur apo ka mbuluar krimet e funksionarëve të partive në pushtet, në këtë rast kryetarëve të disa komunave shqiptare,…
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka emëruar diplomatin italian Sem Fabrizi për shef të ri të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.
Punonjësit e sektorit të medias në Greqi, kanë filluar një grevë 24 orëshe për të protestuar kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë, raporton AA. Në kuadër të grevës që filloi në ora 06:00 me thirrjen e Federatës së Gazetarëve të Greqisë (POESY), kanalet televizive private si dhe ato shtetërore, agjencitë e lajmeve, radio-stacionet dhe portalet kanë ndërprerë transmetimet dhe publikimet. Gjithashtu edhe konferencat për media janë anuluar gjatë grevës. Për shkak të grevës nesër nuk do të shtypen gazetat. Pritet që punonjësit e mediave të organizojnë protestë përpara ndërtesës së Unionit të Gazetarëve të Athinës (ESIEA). Nesër grevë e…
Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës pranë Këshillit të Evropës (ECRI) i ka bërë thirrje qeverisë së Serbisë ta njohë zyrtarisht si gjenocid masakrën e Srebrenicës dhe të ndëshkohen përgjegjësit e saj, raporton AA. Në raportin vjetor të ECRI-së bazuar në inspektimet dhe monitorimet lidhur me funksionimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Serbi, thuhet se në Serbi është rritur retorika dhe krimet e urrejtjes dhe se vazhdojnë sulmet diksriminuese dhe raciste ndaj pjesëve të caktuara të shoqërisë. Në raport po ashtu thuhet se krimet e tmerrshme gjatë luftës së Bosnjës kanë ngelur pa u ndëshkuar dhe se…
Zjarri ka kapluar një shtëpi në lagjen Gazibabë të komunës së Çairit. Akoma nuk është e qartë se çka ka shkaktuar zjarrin, por vërehet se ekipi i zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes, duke bërë përpjekje për ta shuar zjarrin. /SHENJA/ [embedded content]Zjarri në një shtepi në Gazibabë by tvshenjaofficial
Rruga Mavrovë-Kërçovë është vërshuar nga reshjet e shiut ta cilat vazhdojnë edhe në këto momente, shkruan SHENJA. Shikues të televizionit Shenja kanë dërguar fotografi dhe video para disa minutave në të cilat vërehet se shiu ka shkaktuar përrocka, ndërsa në disa pjesë të rrugës ka edhe rrëshqitje të dheut dhe gurëve duke e bërë edhe më të rrezikshëm këtë aks rrugor. [embedded content]Kujdes në “Strazhë”, shiu shkakton vërshime by tvshenjaofficial[embedded content]Kujdes në “Strazhë”, shiu shkakton vërshime by tvshenjaofficial
Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik përsëri është anuluar ngase katër nga prokurorët kanë munguar me arsye, ndërsa që të mbahet seanca është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, informoi se në vend që të vijnë tetë, sot në seancë kanë ardhur vetëm shtatë prokurorë. “Seanca është prolonguar për më 25 maj të këtij viti, sepse nuk kishim numër të mjaftueshëm të anëtarëve të këshillit për zgjedhjen e prokurorëve publikë. Sipas ligjit për këshill të prokurorëve publik, duhet të jenë të pranishëm dy të tretat, e ajo është minimum tetë anëtarë të…
Pamjaftueshmëria e resurseve njerëzore dhe mungesa buxhetit të pavarur kanë bërë që Avokati i Popullit të mos mund të ushtroj punën me kapacitet të plotë dhe në mënyrë efikase. Këtë e tregon raporti, që është bërë nga monitorimi i realizuar nga sektori joqeveritar me temë “Obdusmani- mandate dhe kompetencat”. Biljana Bejkova, nga NVO Info Qendra u shpreh se sipas amendamenteve të reja ai ka fituar më shumë kompetenca por ajo që kanë vërejtur nga ky raport është se vullneti politik nuk i ka mundësuar që Obdusmani funksionoj si institucion pavarur. “Formalisht në Maqedoni Avokati i Popullit ka mandat dhe kompetenca…
Mot i keq, i shoqëruar me vetëtima dhe me reshje breshëri kanë vërshuar fshatin Sllupçan. Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë kapluar të gjithë fshatin, kanë bllokuar disa rrugë, duke pamundësuar kështu edhe qarkullimin e banorëve. Ata për televizionin Shenja thonë se breshëri ka filluar në orën 13:15 dhe ka vazhduar diku 15 minuta me intenzitet të madh dhe pastaj ka vazhduar shiu i vrullshëm deri në orën 14:00. Banorët e fshatit njoftojnë se reshjet e sotme kanë prishur gati të gjitha të mbjellat e tyre dhe shprehin shqetësimin e tyre, sepse këtë vit bereqeti do të jetë…

