Author: almakos

22 May Ashtu siç edhe kishte informuar Alsat M menjëherë pas zhvillimeve më 27 prill në Kuvend se portat kryesore të Kuvendit janë hapur nga deputetë të VMRO-DPMNE-së,  ashtu dëshmojnë edhe incizimet e siguruara nga kamerat e sigurisë. Në video materiale vërehet qartë se derisa protestuesit e dhunshëm godasin portat e Kuvendit të cilat ishin të bllokuara nga trarët  mbajtës, është deputeti Kërrste Mukoski i cili vrapon dhe bashkë me një deputet tjetër të VMRO-DPMNE-së që dyshohet të jetë Sashe Vasilevski, heqin trarët dhe turma e dhunshme futet në Kuvend. Vasilevski më pastaj shihet duke u përqafuar me protestuesit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Sapo ka përfunduar takimi mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan SHENJA. Pas takimit, Zaev tha se dëshiron që në Qeverinë e ardhshme të jenë të gjitha partitë që kanë kontribuar në mbledhjen e 67 nënshkrimeve. Mes tjerash, Zaev numëroi disa nga principet dhe parimet për të cilat është biseduar në takimet me të gjitha partitë, siç janë BE dhe NATO, shteti i së drejtës, Marrëveshja e Ohrid, e të tjera. Zoran Zaev theksoi se ajo që është me rëndësi, është gatishmëria e treguar nga të gjitha partitë për të ofruar kuadro të rinj…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e tij të parë para medieve pas dhunës së ushtruar në Kuvend, kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka falënderuar të gjithë ata që janë solidarizuar për ndodhitë, ndërsa u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur dëshirë që ta takojnë, por që e kanë pasur të pamundur. Duke folur për zhvillimet politike, Sela ka thënë se ai dhe partia e tij ka tentuar që të artikulojë politikisht nevojat e shqiptarëve. “Prandaj, ndodhia që ndodhi më 27 prill, ishte atentat ndaj nevojave të cilat shqiptarët i kanë këtu në Maqedoni. Ishte atentat ndaj artikulimit politik të këtyre…

Lexo më Shumë

Sistemimi i shkollave të mesme nëpër zona jourbane është një thikë me dy tehe, kështu thotë psikologu, Kadri Haxhihamza. Duke elaboruar se si ndikojnë këto rrethana në zhvillimin psikologjik, Haxhihamza thotë se nxënësit që ndjekin këto shkolla ndjehen të izoluar si dhe mundësia e tyre për të qenë të informuar rreth mundësive për edukimin e tyre të mëtutjeshëm është më e vogël. “Nxënësit në shkollat rurale munden të ndjehen nga njëra anë më tepër të izoluar nga mjedisi edhe me më pak gjasa për potencialin e tyre të zhvillimit. Konkretisht, në mjediset rurale është pyetje, sa nxënësit e shkollave të…

Lexo më Shumë

Edhe Komuna Saraj ka ndjekur praktikën e Çairit për shpalljen e tenderëve në ditët e fundit të mandatit. Kryetari i Komunës së Sarajit,Bekim Murati, më 8 maj ka lidhur marrëveshje me shoqatën tregtare “Ignacija F.M.” për asfaltimin e rrugëve, në vlerë prej 200 mijë eurosh. Nuk specifikohet se për cilat rrugë bëhet fjalë por vetëm është dhënë afat prej 15 ditësh për secilin punim të filluar të ndonjë rrugice. Tenderi ka qenë i hapur dhe është zhvilluar në mënyrë elektronike. Mbi 28 mijë euro janë harxhuar edhe për derivate të naftës. Siç figuron në Byronë për Furnizime Publike, më 10…

Lexo më Shumë

22 May Prokuroria Speciale Publike hedh poshtë versionin e Prokurorisë Themelore  Publike dhe Këshillit të Prokurorëve Publik mbi rastin “Sopoti”. Specialja ka konstatuar se dëshmia e Ramadan Bajramit, dëshmitarit kryesor për këtë rast është dhënë me dhunë të ushtruar nga zyrtarë të MPB-së. Ndonëse lënda nuk ka kaluar në duart e speciales, ekipi i Katica Janevas është duke hetuar edhe autorët e vërtet të rastit. Rrëfimi i dëshmitarit Ramdan Bajrami në të cilën dëshmi janë bazuar të gjitha vendimet gjyqësore të cilat janë zbatuar deri më tani e që tani janë ndërprerë dhe përsëri janë iniciuar hetime të reja është…

Lexo më Shumë

22 May Bisedat e përgjuara ilegale mund të jenë dëshmi në gjykatë. Ky është qëndrimi i ish gjykatëses të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Mirijana Lazdrova Trajkovska. Ajo ishte pjesë e seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme ku shqyrtohet mundësia bisedat e përgjuara të përdoren si dëshmi.  Për shkak të masovitetitt të kësaj dukurie, e cila hynë në rrënjët sistemore të saj, meriton të zbatohet parimi i interesit publik në hetimin për të vërtetën dhe kjo duhet t’i udhëheqë gjykatësit. Praktika lejon zbatimin e këtyre dëshmive nëpër procedura. Do të thotë, udhëzues patjetër të jetë interesi publik viza-vi…

Lexo më Shumë

22 May Përfaqësuesit e partive politike me përjashtim të VMRO-DPMNE-sësërish sot realizuan një takim koordinues me krye-parlamentarin.Talat  Xhaferi, por jo për caktimin e seancës për zgjedhjen e qeverisë apo të pikave tjera të pritshme si ato për zgjedhjet lokale apo anulimin e testimit ekstern. Sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi në këtë mbledhje është diskutuar për formimin e komisioneve parlamentare të nevojshme për funksionimin e institucionit ligjvënës. Domethënë të gjitha punët shkojnë në mënyrë paralele, edhe formimi i Komisioneve edhe ndryshimi që do të duhet të bëhet në ligjin përkatës për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe të…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë njoftoi se sot në vazhdim të Seancës së përgjithshme, do të shqyrtohet referati sipas pyetjes juridike “Se nëse dëshmitë të cilat janë përfituar në mënyrë joligjore mund të përdoren si dëshmi në procedurë gjyqësore”. Javën e kaluar kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski në takim me gazetarët tha se konsideron se bisedat e përgjuara ilegalisht nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi, por vetëm si indikacion për ekzistim të veprës penale. “Puna e PSP-së është që t’i analizojë bisedat dhe të sigurojë dëshmi konkrete që pastaj të mund t’i akuzojë personat e përgjuar për vepër…

Lexo më Shumë

22 May Mandatari për formimin e Qeverisë se re dhe njëkohësisht kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka arritur në selinë e LR-PDSh-së për tu ta kuar me kreun e kësaj partie Ziadin Sela. Vetëm pak çaste më parë në paraqitjen e parë para mediave pas ndodhive në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, Sela deklaroi se pa marr parasysh nëse do kenë apo jo poste ato do e përkrahin qeverinë e re.

Lexo më Shumë

22 May Fëmijët me nevoja të posaçme dhe prindërit e tyre sot i tërhoqën tendat e vendosura prej të shtunës përpara Kuvendit. Ata thonë se ky qëndrim tre ditor në tenda, nuk solli rezultatet e pritura, pasi asnjë nga politikanët nuk shkoi për t’i vizituar. Prindërit paralajmërojnë se deri sa të merren parasysh kërkesat e tyre ata do të protestojnë në forma të ndryshme. Një ditë më parë LSDM-ja përmes një komunikate, u zotua se pas formimit të Qeverisë së re nevojat e kësaj kategorie të personave do të plotësohen. Fëmijët tanë u rritën, nuk kemi kohë për të pritur.…

Lexo më Shumë