Author: almakos

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka hequr dorë nga kushti i deritanishëm që deklarata e përbashkët e partive shqiptare të jetë krejtësisht pjesë e programit të ri qeveritar. Ai mbrëmë pas takimit me drejtues të lartë të partisë, konfirmoi se kanë dhënë pëlqim për programin e ri qeveritare ku konfirmoi se do të jenë vetëm disa pjesë të deklaratës shqiptare, ndërsa shumë të tjera do të ngelin për tu debatuar në të ardhmen. Si pika më të rëndësishme Ahmeti nënvizoi, integrimet, zhvillimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë. “Ka çështje shumë të rëndësishme, siç është anëtarësimi i vendit…

Lexo më Shumë

Vendosja e rrjetit 5G është njëra ndër temat aktuale e cila është temë diskutimi edhe në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Rregullative që po mbahet në Ohër. Në këtë konferencë po ashtu janë në temë diskutimi janë edhe analiza e treguar telekomunikativ, sfidat e internetit dhe trendet e reja, roli i edukimit mediatik si dhe privatësia dhe mbrojta e të dhënave. “Në takimin në Ohër janë prezent përfaqësues të vendeve me të cilat Maqedonia ka marrëveshje rajonale për uljen e çmimeve të shërbimeve roaming. Ai është proces i zbatuar me vetë iniciativë, përderisa për uljen e mëtutjeshme të çmimeve u mbetet…

Lexo më Shumë

24 May Nxënësit dhe mësimdhënësit e ciklit fillor dhe të mesëm thuajse kanë mbetur në udhëkryq, të përgatiten ose jo për realizimin e testimit ekstern. Mandatari për formimin e Qeverisë Zaev, ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë të njëjtën pas nisjes me punë të Kuvendit. Por ministri I Arsimit në largim Pishtar Lutfiu dëshpëron nxënësit dhe arsimtarët, kërkon nga ta që të përgatiten për testimin ekstern. Unë besoj shumë se Qeveria e re nuk do të shkoj në sjelljen e një ligji që do të jetë i cenueshëm për qytetarët dhe nxënësit e Maqedonisë, prandaj kisha bë apel që nxënësit…

Lexo më Shumë

PSP nuk ka të drejtë të ankesës ndaj vendimi të Gjykatës Penale e cila refuzoi të ngrijë llogarinë e “shtëpisë e bardhë” të VMRO-DPMNE-së. Ekipi i Janevës në rastin “Talir”, për financimin e paligjshëm të partisë së Gruevskit në Gjykatë dorëzoi 12 kërkesa për ngrirjen e mbi 30 patundshmërive të partisë. Ekspertët juridikë që i konsultoi Alsat M shpjegojnë se vendimi i Gjykatës Penale është i pritshëm, sërish Gjykata e bllokon hetimin që duhet të zbulojë larje të mundshme parash nga persona në krye të VMRO-DPMNE-së. Nëse i shohim lëndët, nuk mund e të mos i krahasojmë “Çekanin” dhe “Fallangën”…

Lexo më Shumë

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin tha se Moska po e ndjek me vëmendje situatën në Maqedoni. Në takimin me presidentin e Maqedonisë,Gjorge Ivanov sot në Moskë, ai tha se marrëdhëniet Moskë-Maqedoni po përparojnë mjaft. “Dëshirojmë që situata e brendshme politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe parimet demokratike. Jam i bindur e përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojë për këtë”, tha presidenti Putin, duke shtuar se  marrëdhëniet Maqedoni­Rusi po përparojnë dhe siç tha, ka lëvizje pozitive në këmbimin ekonomik. Në fillimin e takimit, Putini ia uroi çmimin presidentit Ivanov që dje ia dorëzoi…

Lexo më Shumë

Mali i Zi në qershor do të bëhet anëtar i NATO-s, deklaroi sot në konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Ai saktësoi se të gjitha shtetet e Aleancës veçmë e kanë ratifikuar marrëveshjen me Podgoricën. “Vendet nga NATO-ja e përfundojnë procesin për ratifikim të protokollit për anëtarësim të Malit të Zi. Ne do ta përshëndesim kryeministrin e këltij vendi në samit, presim që ky vend të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s”, shtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës. Stoltenberg, duke iu përgjigjur pyetjeve, sqaroi se deklaratat e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të NATO-s…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Shkupit akoma nuk ka ngritur asnjë iniciative kundër 7 deputetëve të VMRO-së të cilët në pamjet e kamerave të sigurisë shihen se si ua hapin dyert e Kuvendit protestuesve, natën e dhunshme të 27 prillit. Nga atje thonë se janë duke bërë identifikimin e personave dhe më pas të njëjtit edhe do të ftohen në bisedë. Inçizimet janë pjesë e dëshmive materiale që i posedon Prokuroria Themelore e Shkupit dhe veprohet në bazë të tyre. Është dëgjuar një person. Në vijim është ndërmarrja e veprimeve për verifikimin e identitetit dhe arsyes së pjesëmarrjes së personave para derës…

Lexo më Shumë

Reshjet e fuqishme të shiut që mbrëmë përfshinë disa pjesë të kryeqytetit kanë shkaktuar kokë dhimbje për banorët. Për shkak të rrebesheve, shumë shtëpi dhe të mbjella në Komunën e Sarajit pësuan dëme të mëdha. Një pjesë e bujqve thonë se shteti asnjëherë nuk i ka ndihmuar ata në raste kur kanë pasur dëme nga moti i keq.  Ka pasur erëra të fuqishme, janë dëmtuar foliat, ka hyrë uji nëpër bodrume ka dëme i gjithë fshati. Shiu i rrëmbyeshëm madh që e ka bartë të gjithë baltën e gjitha ka depërtuar nëpër foliat, dhe aty më nuk bëhen ato produkte.…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, sot në konferencë për shtyp në Bruksel e paralajmëroi takimin e sontëm joformal me, siç tha, kryeministrat dhe të caktuarin për kryeministër nga gjashtë vendet ballkanike, duke cekur se është i njejtë qëllimi që këta përfaqësues me BE-në të arrijnë marrëveshje si të punojnë më mirë së bashku në të ardhmen. Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, që dje është bërë e ditur se në mbëmjen e sontme joformale në organizim të Mogerinit, Maqedoninë do ta përfaqësojë kryetari i LSDM-së dhe mandatar për formim të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, z. Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, z. Mats Staffansson. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së arshme. Z. Kasami e njoftoi z. Staffansson për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në formimin e qeverisë së ardhshme. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Lexo më Shumë

Gjithsej 13 organizata sindikaliste, duke iu drejtuar haptazi mandatarit për përbërje të qeverisë së re, sot kumtuan se janë kundër idesë që zëvendëskryeminsitri ekonomik të jetë një përfaqësues nga komuniteti afarist. Qëndrimi i këtillë i sindikalistëve është shkrirë në të ashtuquajturën Platformë për solidaritet të sindikatave dhe të gjithë miqve të punëtorëve në Maqedoni. Sipas tyre, që Maqedonia të nisë në rrugë të vërtetë të zhvillimit, duhet të ketë ndryshim në politikat ekonomike, por jo në drejtim të, siç theksojnë, favorizimit edhe më të madh të biznesit, por në drejtim të kundërt, të ndërtimit të një shoqërie më inkluzive. Politikat…

Lexo më Shumë

24 May Maqedonia ka probleme serioze në funksionimin e shtetit juridik. Ajo përballet me sistem të drejtësisë i cili është i partizuar, nepotist dhe mbi të gjitha nuk është në funksion të së drejtës, ligjit dhe qytetarëve. Kë mbrojnë gjykatat? A është e drejtë që të dënohen me kusht sulmuesit e deputetëve? Çfarë është misioni i gjykatave, të dënojnë veprat penale apo të amnistojnë ata që bëjnë vepra të dënueshme sipas Kodit Penal. Dora e politikës gjithmonë ka qenë e pranishme në gjykata, aq e gjatë sa që të suspendojë ligjin dhe legalitetin në vend, si kusht për funksionimin e…

Lexo më Shumë