Përfaqësues komunal nga Komuna e Zemunit afër Beogradit, të përkrahur nga xhandarmëria, tri orë para mëngjesit kanë rrënuar një xhami. Lajmin për Al Jazeera e ka konfirmuar, kryetari i Asamblesë së Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufapahiq, transmeton Klan Kosova. Banorët lokal kanë parë se qindra pjesëtarë të xhandarmërisë kishin bllokuar qytetarët që të kenë qasje te objekti në mënyrë që autoritetet ta kryejnë rrënimin e objektit. Jusufspahiq ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin të rrethuara me dhjetë autobusë me policë, kurse si kundërpërgjigje thirrjet e qytetarëve ishin “Edhe kur jemi djegur kemi qenë më…
Author: almakos
Një këmbësor dhe dy shoferë janë lënduar rëndë, në dy nga gjithsej tetë aksidente, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente me lëndime më të rënda kanë kaluar tetë persona, ndërsa në një është shkaktuar vetëm dëm material. Policia rrugore dje ka sanksionuar pesë shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, tre shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 12 kanë ngarë automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar. Janë hasur edhe 47…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe të reshura të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, posaçërisht në orët e paradites. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 18 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të përkohshme të shiut, më të mëdha në orët e paraditës, ndërsa pasdite intensiteti i të reshurave do të ulet. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 12,…
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në lagjen Butel të Shkupit, mëson SHENJA. Sipas fotos më poshtë, shihet një veturë e cila duket se është rrokullisur po ende nuk dihet se si ka ardhur deri në këtë gjendje. Aksidenti ka ndodhur para pak minutash në nënkalimin që është në hyrje të kësaj komune. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. /SHENJA/
Dëshmi ekspertësh, kundërshtim nga ana e avokatëve ndaj dëshmive të tyre akuza mes palësh, edhe krahas orëve të gjata të gjykimit nuk u arrit të bëhen sqarime konkrete për rrethanat se si u shtyp me makinë vogëlushi Almir Aliu. Edhe një herë në gjykatë u paraqit mjeku ligjor Branisllav Stefanovski, i cili duhej të prezantonte pjesën e ekspertizë shtesë, pasi kjo ishte kërkesë e avokatëve të familjes Aliu. Por, edhe dëshmia e tij e sotme nuk e ndryshoi aspak situatën faktike, sepse ai përsëri këmbëngulte në pafajësinë e të akuzuarit Boban Iliq. “Tendenca e tij është që t’i ndihmoj të…
Në Fushën e Zemunit në Beograd qytetarët sot kanë penguar shembjen e një faltoreje (mesxhid) të Bashkësisë Islame të Serbisë, raporton AA. Gjatë mëngjesit rruga ka qenë e bllokuar për trafik, të pranishëm kanë qenë një numër i madh i policëve, ndërsa në vendngjarje arritën edhe shërbime komunale të cilat duhej të shembnin objektin në ndërtim e sipër, megjithatë kryerjen e këtij vendimi arritën ta pengojnë rreth 200 qytetarë. Myftiu i Beogradit Mustafa ef. Jusufspahiq për AA tha se disa besimtarë kanë mbetur ta ruajnë objektin, ndërsa për javën e ardhshme paralajmëruan bisedime me përfaqësuesit e institucionit kompetent për këtë…
Një anketë e publikuar sot nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë paraqet BDI-në dhe Lëvizjen BESA me mbështetje të barabartë. Përderisa tek BDI vazhdon trendi i rënies së mbështetjes, vazhdon të rritet mbështetja për Lëvizjen BESA. Ky institut, në dy ciklet e fundit zgjedhore, ka qenë ndër hulumtuesit më të saktë që kanë parashikuar rezultatet zgjedhore. Krahasuar me anketat e mëparshme të këtij instituti, vërehet edhe rritje e mbështetjes për LR-PDSH-në, kryesisht në kurriz të PDSH-së. Anketa është realizuar gjatë periudhës 19-22 maj 2017, ndërsa është fokusuar në dy çështje, duke pyetur qytetarët se a janë…
Është shtyrë seanca gjyqësore për padinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit, ndaj ish-shefit të kundërzbulimit Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom”. Ahmeti dhe Xhaferi nuk janë paraqitur në seancën e sotme. Paraprakisht, gjykata ka pranuar për dëshmitarë dhe i ka thirrur avokaten Biljana Panova, noterin Sashko Klisarovski si dhe përkthyesen, para së cilës është dhënë, përkatësisht është verifikuar deklarata e cila është shfrytëzuar për nevojat e procedurës në SHBA. Por, avokatja Biljana Panova, e cila u paraqit sot në seancë, refuzoi të dëshmojë duke u thirrur në fshehtësinë e deklaratës së dhënë paraprakisht për nevojat e…
Zyrtari I DASH-it, Hojt Brajan Ji, ka thënë për Europena Ëestern Ballkan, se për zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe Shqipëri kanë qenë në koordinim me Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se vendimiet që sollën liderët e këtyre dy vendeve janë shumë të rëndësishme për qytetarët. I pyetur se a është ndikimi amerikan më I madhe së ai I BE-së, Ji ka thënë se për çdo gjë që Shtetet e Bashkuara, bëjnë në Ballkanin Perëndimor është në minimum e koordinuar me Brukselin sepse ndajnë të njejtat qëllime –integrimin e rajonit në Evropë dhe Institucionet Evropiane. “Do të dëshiroja që unë…
Për herë të dytë, kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Ziadin Sela, është paraqitur në Prokurori për të dëshmuar për dhunën që u ushtrua ndaj tij dhe deputetëve të tjerë në Kuvend më 27 prill. Në një deklaratë për mediat dhënë pas daljes nga prokuroria publike, Sela tha se duhet të dënohen jo vetëm sulmuesit, por edhe porositësit e ngjarjeve të asaj dite. “Realisht nuk kanë nevojë shumë për dëshmi sepse gjithçka ishte aq publike, tendencat ishin aq shumë publike, nga ana tjetër edhe porositësit e asaj që ndodhi, atentatit, janë shumë publik, janë figura politike, kryetar partish, të cilët…
Ende nuk ka iniciativë për zgjatjen e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se ai është duke pritur që iniciativa të vijë nga partitë politike pas marrëveshjs që duhet të arijnë ato. Partitë që janë pjesë e shumicës së re parlamentare, tanimë kanë konfirmuar se janë dakorduar që mandati i kryetarëve aktual të komunave të zgjatet deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj. Gjithashtu janë dakorduar që edhe zgjedhjet lokale të mbahen më 15 tetor, por edhe përkundër kësaj ata ende nuk kanë dorrëzuar në Kuvend asnjë iniciativë. Pengesa e vetme sipas…

