Është shtyrë seanca gjyqësore për padinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit, ndaj ish-shefit të kundërzbulimit Sllobodan Bogoevski për rastin “Maxhar Telekom”. Ahmeti dhe Xhaferi nuk janë paraqitur në seancën e sotme. Paraprakisht, gjykata ka pranuar për dëshmitarë dhe i ka thirrur avokaten Biljana Panova, noterin Sashko Klisarovski si dhe përkthyesen, para së cilës është dhënë, përkatësisht është verifikuar deklarata e cila është shfrytëzuar për nevojat e procedurës në SHBA. Por, avokatja Biljana Panova, e cila u paraqit sot në seancë, refuzoi të dëshmojë duke u thirrur në fshehtësinë e deklaratës së dhënë paraprakisht për nevojat e gjykimit në SHBA, ndërkaq Sasho Klisarovski,i cili poashtu ka qenë i thirrur në gjykatë, nuk ishte present, pasi i njëjti ndodhej në pushim vjetor. Avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov, tha se në seancën e sotme u vërejt se dhunimi politik i gjyqësorit vazhdon edhe më tej.
“Nga dëshmia e sotme e dëshmitari u vërejt se deklarata e Slobodan Bogoevskit si do që të jetëështë dhënë para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork. Ndërsa, në të njëjtën kohë ushtrohet presion ndaj dëshmitarëve të cilët janë të obliguar me urdhër për mbrojtje që të ruajnë fshehtësinë e gjithë procedurës, që gjithsesi në një farë mënyrë të thonë diçka të thonë, gjë që nuk është e lejuar. Me atë do të bënim vepër penale sipas gjyqësorit amerikan”, tha avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov.
Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, e padisin Bogoevskin për shpifje për shkak të dëshmisë së tij në Gjykatën e Nju Jorkut për rastin “Maxhar Telekom”. Si dëmshpërblim për këto procese, Ahmeti kërkon 3 milion denarë, ndërkaq Xhaferi 2.5 milion denarë.
Seanca e ardhshme është caktuar për më 4 korrik, ndërsa si dëshmitar në gjykatë do të duhet të paraqitet edhe noteri para së cilit Bogoevski ka dhënë deklaratën për keqpërdorimet e mundshme në rastin “Maxhar Telekom”.
“Maxhar Telekom”, avokatja e thirrur nga Ahmeti… by tvshenjaofficial