Author: almakos

Në manifestimin qendror të shënimit të 16-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, që u mbajt në Shkup, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Hazbi Lika, deklaroi se “edhe pse vet akti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori mbështetje nga strukturat politike, ajo deri më sot nuk gjeti trajtimin e duhur në praktikë”. Zëvendëskryeministri Hazbi Lika tha se fryma e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një katalizator, e cila në masë të caktuar ka shërbyer të mbajë gjallë shpresën e qytetarëve për të mos devijuar në përcaktimet euro-atlantike. Lika theksoi se qeveria…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sot e ka afatin e fundit për të nënshkruar rishikimin e buxhetit. Presidenti e ka pranuar rishikimin në kabinetin e tij tashmë 6 ditë. Arsyet pse nuk është nënshkruar deri më tani janë se Presidenti ka qenë në pushim vjetor. Por nga kabineti i presidentit thonë për mediat se sot ai kthehet nga pushimi. Madje në pyetjen e parashtruar nga TV SHENJA, nëse do ta nënshkruaj presidenti Rishikimin e Buxhetit, nga kabineti presidencial nuk saktësuan, duke thënë se “Presidenti Gjorgr Ivaniov çdo herë ka dhënë qëndrim në afatin e paraparë me ligj. Ashtu do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk ka një regjistër qëndror me të dhënat e sakta për numrin e përgjithshëm që personave të punësuar në administratën publike, njofton ministri Damjan Mançevski. Pasi ka dorëzuar të dhënat e kërkuara nga KSHZ, ministri Manëevski rrëfen se regjistri momental nuk tregon gjendjen reale në administratën publike pasi prej 1302 institucioneve, për 197 nuk ka asnjë të dhënë dhe kjo mund të ndryshojë pasqyrën mbi të punësuarit në administratë dhe kjo mund të jetë problematike për KSHZ-në e cila po përgatit zgjedhjet lokale. Edhe ato institucione që i kanë në regjistër, dyshohet se nuk…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Ohrit edhe pas 16 viteve mban të dëshpëruar qytetarët shqiptarë në vend. Në anketë të TV SHENJA ata shprehen se janë të pakënaqur nga të arriturat e kësaj Marrëveshjeje. Ata vlerësojnë se për më shumë se një dekadë e gjysmë nuk është realizuar asgjë nga ajo që është pritur. “Se vlerësojmë, kurgja s’kanç bo për Marrëveshjen e Ohrit, por tash e tutje ishalla bohet ma mirë. Kemi pritur shumë ma mirë krahu i luftës, kemi luftue si burra si trima nëpër male nëpër kodra, asgja su ka vlerësue deri tash” “Zero, çka do të vlerësojmë, çka kena na…

Lexo më Shumë

13 August Asociacioni i hotelierëve të Maqedonisë kërkon nga institucionet kompetente masa më të rrepta dhe kontrolle të shpeshta ndaj taksi kompanive. Kjo për shkak të ankesave të mëdha të turistëve, sipas të cilëve pjesa më e madhe e vozitësve të taksive refuzojnë të vozitin nëpër relacione të shkurta, paguajnë shumë më shumë se çmimet e rëndomta, vozisin pa matës të kyçur, nuk japin fatura fiskale ose nuk kanë të vendosura etiketat e nevojshme. Çdo kompani duhet të përcaktojë një ngjyrë, duhet të jetë një ngjyrë që mos të jenë të ndryshëm. Duhet të ketë shenja për transportin dhe shenjë…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 16 vite nga Nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, marrëveshje e cila në vitin 2001 ndaloi konfliktin e armatosur në Maqedoni. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se një dekadë e gjysmë, ekspertë të ndryshëm akoma e vlerësojnë marrëveshjen si të parealizuar. Por edhe në analizën e vitit të kaluar të cilën e ka bërë vetë Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, u theksuan disa nga aspektet ku kjo marrëveshje ka stagnuar në tërësi, siç janë: Moszbatimi i plotë i gjuhës shqipe në institucione; mosarritja e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucione, mosarritja e decentralizimit…

Lexo më Shumë

Shirat e rrëmbueshëm që mbrëmë befasuan shkupjanët kanë lënë pasojat e zakonshme nëpër rrugët e pa asfaltuara ose të asfaltuara dobët në Çair. Televizioni SHENJA vizitoi disa prej lagjeve të Çairit që pas secilit shi sado të vogël, thuajse paralizohen. Por uji tashmë ishte tërhequr nga bodrumet që paraprakisht ishin stërmbushur. Një prej banorëve të rrugës me emrin “Kemal Ataturk”, Xhelal Fera, dëshmon për shiun i cili dje kishte vërshuar rrugët e lagjes së tij e cila nuk ka puseta të mira dhe kanalizim atmosferik dhe se rruga e promovuar afro dhjetë ditë më parë nga autoritete lokale, ra që…

Lexo më Shumë

13 August Deri në fund të ditës në vend do të kemi mot të ndryshueshëm me reshje lokale të shiut që më intensive do të jenë në rrethinën e Shkupit. Nga enti hidrometeorologjik njoftojnë se nga nesër do të mbizotërojë mot stabil dhe rritje temperaturash. Vikendin e ardhshëm temperaturat do të shënojnë rritje deri në 38 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit të Kondovës mbrëmë u ballafaquan me një ankth të vërtetë, duke u përballuar me një zjarr gjigant i cili përhapej me shpejtësi. Të tmerruar nga zjarri gjigand që po përhapej me shpejtësi, banorët druanin se edhe shtëpitë e tyre do të përfshihen nga zjarri. Ata u mobilizuan pasi nga minaret e xhamisë së fshatit u bë thirrje për të dalë e për të penguar përhapjen e mëtejme të zjarrit. Menjëherë pas kësaj, ata me çdo mjet që kishn në dispozicion, dolën nga shtëpitë e tyre dhe iu drejtuan pyllit mbi fshat, i cili ishte i tëri i…

Lexo më Shumë

13 August 16 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit e shtyu debatin e sotëm për shkarkimin e Marko Zvërlevskit. Ndonëse sipas mendimit paraprak seanca duhej të vazhdojë edhe sot, kryetari Xhaferi atë e caktoi për nesër. Nga VMRO-DPMNE-ja tonë se sjellja e tyre në Kuvend varet nga sjellja e kryetarit të Kuvendit Xhaferi. “Qëndrimi dhe politika e VMRO-DPMNE-së janë qartë të thëna në të gjitha pres- konferencat por edhe publikisht shihen në paraqitjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. A do të vazhdojë strategjia me replika dhe kundër replika? Strategjia e VMRO-DPMNE varet edhe nga ajo se si do të veprojë Talat Xhaferi…

Lexo më Shumë

13 August Një pjesë e banorëve të lagjes Vizbeg të Shkupit që tashmë 10 vjet vuajnë mungesën e ujit përfundimisht po ndjejnë shushurimën e tij në çezmat e shtëpive. Banorët shpresojnë në realizimin e premtimeve të dhëna nga Qyteti i Shkupit dhe NP Ujësjellësi për ndërtimin e një rrjeti të ri të ujësjellësit, pas çka të gjithë vizbegasit do të kenë ujë të mjaftueshëm. “Na kanë thënë ta përdorim këtë ujë pastaj do ta vendosin rrjetin. Unë kam qenë te Koce Trajanovski me fqinjët, ai ka thënë se ndërkohë do ta rregulloj projektin dhe do ta vendos rrjetin e ri.…

Lexo më Shumë

13 August Analistët kritikojnë zvarritjen e procesit të zbatimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila edhe gjashtëmbëdhjetë vite pas nënshkrimit të saj shënon ngecje të mëdha në implementim. Arsim Sinani thotë se është qesharake që pas gjithë këtyre viteve të debatohet ende për zbatimin e një dokumenti i firmosur një dekadë e gjysmë më parë. Shumë gjëra të MO-së sipas tij akoma nuk janë prekur. Për realizimin e plotë të saj, sipas Sinanit, nevojitet vullnet politik i palës maqedonase. Çështja e parë që duhej të zgjidhet dhe që nuk është zgjidhur është socializmi dhe rikthimi I ish pjesëtarëve të…

Lexo më Shumë