13 August
Deri në fund të ditës në vend do të kemi mot të ndryshueshëm me reshje lokale të shiut që më intensive do të jenë në rrethinën e Shkupit. Nga enti hidrometeorologjik njoftojnë se nga nesër do të mbizotërojë mot stabil dhe rritje temperaturash. Vikendin e ardhshëm temperaturat do të shënojnë rritje deri në 38 gradë celsius.

