Author: almakos

02 June Këto ditë përsëri digjet deponia e Strugës. Edhe pse me intensitet më të vogël,tymi dhe era e keqe përhapen drejt qytetit dhe vendbanimeve përreth. Qytetarët janë të shqetësuar se kjo po ndodh pak para rrjedhës kryesore të sezonit turistik. Ata thonë se pavarësisht premtimeve nga institucionet se do ketë një zgjidhje, tani për tani nuk ka asgjë. “Po afrohet sezoni turistik. Kemi një problem aktual i cili është i pakëndshëm, i cili i helmon njerëzit dhe turistët dhe cili turist do të donte të vijë në një mjedis ku deponia e ndot ajrin. I bëj thirrje Ramiz Merkos…

Lexo më Shumë

Deputeti i Parlamentit Evropian Ivo Vajgëll konfirmoi për Televizionin SHENJA se Parlamenti Evropian ka futur në agjendën e seancës plenare të 14 qershorit votimin e rezolutës për Maqedoninë. Kjo rezolutë i referohet raportit të progresit të Komisionit Evropian nga viti i kaluar. Votimi i këtij raporti paraprakisht ishte shtyrë tre herë ndërsa shkak për këtë ishte kriza e thellë politike dhe mosformimi i Qeverisë. Tre eurodeptetët Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll, nëpërmjet një komunikate të përbashkët, kanë thënë se tani që u formua Qeveria e re, presin që kjo rezolutë të votohet, ndërsa nga Qeveria e re ata…

Lexo më Shumë

02 June Pas anulimit të testimin ekstern dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, është premtuar edhe një maratonë e madhe e ndryshimeve ligjore. Ndër hapat e parë që LSDM-ja ka premtuar është edhe decentralizimi i buxhetit. Këto ndryshime të parapara edhe në programin qeveritar do të ndihmonin komunat në rritjen e kapaciteteve të tyre dhe mbulimin e shpenzimeve komunale. Qeveria ka premtuar ndryshime edhe në ligjin për rrogën minimale dhe mesatare si dhe në sferën e drejtësisë. Programi i Qeverisë parashikon ndryshime ligjore me qëllim rritjen e transparencës së Këshillit Gjyqësor si dhe ndryshime në ligjin…

Lexo më Shumë

02 June Ndryshimi i Kodit Zgjedhor zgjati mandatin e këshillave komunal dhe krerëve të komunave por nuk precizon statusin e ushtruesve të detyrës së kryetarit që janë raste në Strugë dhe Strumicë.Sipas anëtarit të KSHZ-së, Subhi Jakupi ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe vazhdimi i mandatit deri në tetor vlen edhe për ushtruesit e detyrës –kryetar komune në Strugë dhe Strumicë. Çështja me të cilën dispozita ligjore me kodin zgjedhor e parasheh nëse në afat prej gjashtë muajve veç do të kemi zgjedhje të reja për këshilltar të komunave dhe kryetar të komunave, nuk organizohen zgjedhje. Mirëpo një çështje që tani…

Lexo më Shumë

02 June 30 ditë paraburgim i është shqiptuar gjyshit të Tamarës, Lupço Stojanovski i cili dyshohet për tentativë për vrasje të ish Ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Gjatë seancës në Gjykatën  Penale në tri raste kanë intervenuar edhe ekipet e ndihmës së shpejtë pasi që i akuzuari nuk ishte në gjendje të qëndrueshme. Avokati I të akuzuarit ka thënë se klienti I tij nuk ka qenë në gjendje të flasë për atë shkak edhe është mbrojtur në heshtje. Personi ka çrregullime mjekësore , gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar edhe më shumë pas vdekjes së mbesës së tij Tamarës. Kërkuam…

Lexo më Shumë

02 June Lista e policëve të suspenduar mbi ngjarjet e 27 prillit do të rritet, mëson jo zyrtarisht Alsat M. Deri tani me hetimin e kontrollit të brendshëm janë suspenduar 24 policë dhe kundër 31 tjerëve janë iniciuar masa disiplinore. Midis tyre janë agjentë të policisë sekrete, pjesëtarë të Njësisë për intervenim të shpejtë dhe policë në pozita të larta. Tani për tani nuk ka polic të suspenduar që ka qenë pjesë e shtabit operativ, i cili nën udhëheqjen e drejtorit të Byrosë për siguri Publike, Mitko Çavkov, lejoi dhunuesit të rrahin deputetë. Nga MPB-ja shpjegojnë se procesi i përcaktimit…

Lexo më Shumë

Sulmuesit të Todorovit iu shqiptuan 30 dite paraburgim edhe pse mbrojtja tentoi të zbusë masat e kujdesit me arsyetimin se ka një dosje të rëndë mjekësore, mëson Televizioni SHENJA. Avokatja e sulmuesit Lupço Stojanovski theksoi se klienti i saj ka edhe probleme psikike që janë shkaktuar pas vdekjes së mbesës. Avokatja Pavlina Zefiq u ankua se pjesëtarët e policisë e kanë sulmuar klientin e saj edhe pse ai nuk ka kundërshtuar arrestimin dhe i kanë shkaktuar plagë nëpër trup. Stojanovski nuk ka treguar arsyet e sulmit pasi është shumë i shqetësuar dhe tre herë u desh që të intervenojë ekipet…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur  mbrëmë vonë ka grabitur 25.000 denarë nga Tobako “Ekstra Kofi” në Kapishtec. Siç njoftoi policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 në rrugën “Fronti popullor”. Grabitësi fillimisht e ka kërcënuar të punësuarën me armë zjarri dhe më pas ka kryer grabitjen. Janë ndërmarrë masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

02 June Shfuqizimi i testimit ekstern i dha fund ankthit pesëvjeçar të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se “Me miratimin e ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të mesëm dhe për arsimtarët në shkollat fillore është hequr testimi ekstern dhe nuk do të zbatohet”. Gjatë vizitës që Alsat-M bëri nëpër disa shkolla fillore, nxënësit sa nuk fluturonin nga gëzimi. Këtë gëzim e ndanin edhe prindërit e tyre. “Ne jemi shumë të lumtur për heqjen e testimit esktern sepse ka ndikuar në mesataren tonë, nëse i kemi pas të gjitha pesa ato…

Lexo më Shumë

02 June Përplasjet mes BDI-së dhe Besës për pjesëmarrjen e palëve në përbërjen qeveritare vazhdojnë. Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta në debatin në Rruga Drejt ngriti dyshimin për një bashkëpunim të fshehtë të Besës dhe VMRO-DPMNE-së pasi partia e Bilall Kasamit zgjodhi të mos bëhet pjesë e qeverisë së Zoran Zaevit. Por nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arben Llabënishti hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se Besa nuk u bë pjesë e qeverisë pasi nuk ishin pranuar kushtet e tyre. Unë nuk e di Lëvizja Besa ku mbështetet dhe nuk hyri në qeveri ose nuk e mbështeti qeverinë reformatore. Me cilën është…

Lexo më Shumë

Numri i refugjatëve që kanë kaluar në mënyrë ilegale në ishujt e Greqisë në Detit Egje për muajin maj ka qenë 2,104, duke arritur në nivelin më të lartë për 7 muajt e fundit, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), theksohet se që nga tetori 2016 e deri tani ka arritur në nivelin më të lartë numri i refugjatëve që kanë mbërritur në ishujt në Egje “në udhëtimin e tyre të rrezikshëm drejt Evropës”. Në muajin prill kanë kaluar 1.156 refugjatë në ishujt e Greqisë, ndërsa në muajin…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka marrë urdhër për zbatimin e procedurave hetuese dhe kërkoi paraburgim për personin, që dje qëlloi ndaj ministrit të mëparshëm të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. “I dyshuari përndiqet për dy vepra të kryera penale “vrasje” nga neni 123 në lidhje me nenin 19 dhe për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe trafikim me armë ose materie shpërthyese” nga neni 396 nga Kodi penal”, thuhet në kumtesën e sotme të Prokurorisë. Prokurori kompetent publik deri te gjykata ka parashtruar edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit, sepse ka vlerësuar se janë të plotësuara bazat ligjore për shqiptimin…

Lexo më Shumë