Author: almakos

22 June Qindra punëtorë që janë të angazhuar në ndërtimin e një pjese të autostradës Ohër- Kërçovë kanë protestuar për shkak të mospagesës së rrogave dhe mosrespektimin e kontratave të punës nga kompania nën-realizuese. “Fillimisht ballafaqohemi me mospagesë të të ardhurave personale. Ato nuk përshtaten me kontratat që na i kanë dhënë. Shpesh dinë të shkurtojnë nga 50 ose 100 euro për punëtorë. Kërkojmë që të paguhen të ardhurat dhe të zbatohen ligjet sipas kontratës.” “Kjo nuk është avancim, është ngecje për Strugën dhe Ohrin. Dikush nga kjo mirëmban familje. Në këtë rast, 80 familje janë në rrugë. Lidhur me…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA pritet të përgatisë një draft-propozim rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, i cili ka mbajtur një konferncë për gazetarë në Kuvend. “Sa i përket ligjit për gjuhën shqipe, kemi pasur premtime nga partitë e tjera se do të votohet edhe para formimit të Qeverisë, por siç po e shohim ende nuk është në agjendën qeveritare”, ka thënë ndër të tjera Zendeli. Ai ka deklaruar gjithashtu se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa do të shqyrtojë propozim-ligjet për këto çsështje. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W.Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën. Veprimet e “njerëzve që…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka lavdëruar zv/ministrat e propozuar prej tij. Ai ka deklaruar para deputetëve se personat e zgjedhur do të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe do t’u përkushtohen reformave. Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar duke kritikuar përzgjedhjen e këtyre emrave. Është kritikuar zv/ministrja e Propozuar për Punë të Jashtme, Arta Toçi, për të cilën është pretenduar se nuk ka përvojë në politikën e jashtme dhe se nuk mbron interesat e vendit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka shumë mundësi për të ndikuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, por diçka e tillë nuk është shfrytëzuar deri në fund. Kështu mendon Përfaqësuesja e Lartë për Zgjerim dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, e cila ka folur për sfidat e BE-së, sidomos pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga unioni, përcjell Shenja. Gjatë adresimit në një konferencë të Institutit Evropian për Çështje të Sigurisë, diplomatja evropiane ka thënë se vërehet një përkushtim i zyrtarëve dhe i qytetarëve të rajonit për të punuar për integrimet evropiane. Megjithatë, përfaqësuesja e lartë e BE-së ka thënë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalim para deputetëve në seancën e sotshme të Kuvendit. Ai ka folur për marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së tij në Bullgari. Kryeministri ka premtuar se këto marrëveshje do të hapen për publikun ndërsa do të dërgohen edhe për ratifikim në Kuvend dhe deputetët do të kenë mundësi t’i shohin. Zaev i ka quajtur akte patriotike këto marrëveshje, duke hedhur poshtë akuzat se ato po mbahen fshehtë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Në avazin e kërkesave për dygjuhësi në Maqedoni, mund të përmendet edhe dera e kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit në Kuvend. Por, për gabime drejtshkrimore dhe atë jo në gjuhën shqipe. Ali Ahmetit ia kanë shkruar gabimisht postin në gjuhën maqedonase. Dhe si duket këtë nuk e ka vërejtur askush deri më tani. Në vend se të shkruaj “Пратеник” ose “Deputet”, Ali Ahmeti prezantohet si “Пратник”, që në përkthim është “përcjellës”. E këto fjalë, kanë kuptime të ndryshme. Televizioni Shenja fotografoi derën e zyrës së kryetarit të BDI-së, ku në tekst mungon një shkronjë, e cila ia ka humbur…

Lexo më Shumë

22 June Pas prezantimit të zv/ ministrave nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, pasuan reagimet e shumta të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Me këtë rast Antonio Milloshoski theksoi se zv/ ministri për punë të jashtme Arta Toçi, nuk është e denjë për tu emëruar në këtë post, pasi sipas tij, Toçi më herët ka deklaruar se Maqedonia perëndimore duhet t’i takoj Shqipërisë dhe se Maqedoninë në të shumtën e rasteve e quan FYROM. “Arta Toçi mbështet idenë se Maqedonia perëndimore duhet t’i takojë Shqipërisë. Vlerësojmë se një sjellje e këtillë, duke cenuar integritetin territorial dhe emrin tonë kushtetues nuk jep garanci…

Lexo më Shumë

22 June Gjykata Supreme për javën e ardhshme, 29 qershor ka caktuar seancë publike për rastin ‘Monstra”. Gjatë kësaj seance do të shqyrtohen dhe vendoset rreth ankesave të të akuzuarve të dënuar me burg të përjetshëm. Seanca sipas njoftimit të gjykatës do të jetë publike dhe do të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme. Paraprakisht gjyqi dy here anuloi këtë seancë, e cila fillimisht duhej të mbahej më 30 maj, por u anulua për më 9 qershor, sepse një pjesë e avokatëve të të akuzuarve ishin në pushim mjekësorë.

Lexo më Shumë

Almakos mëson se Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës morën pjesë në Konferencën e gjashtë studentore që u organizua disa ditë më parë nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. ,,Nxitja e zhvillimit të bujqësisë përmes përdorimit më të mirë të resurseve bujqësore – këndvështrime studentësh”, ishte tema e konferencës në të cilën morën pjesë 118 studentë nga pesë universitete, si: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti ,,Haxhi Zeka” në Pejë. Konferenca ishte me karakter garues,…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot duhet ta vazhdojë seanca e pestë në të cilën ndër të tjera pikë e rendit është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë. Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE-ja u zhvendos si e fundit në rendin e ditës të seancës me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat. Para se të debatojnë për zgjedhjen e zëvendësministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për sjelljen e ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës…

Lexo më Shumë

22 June Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e pestë në të cilën pikë e rendit është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë. Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE-ja u zhvendos si e fundit në rendin e ditës të seancës me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat. Para se të debatojnë për zgjedhjen e zëvendësministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për sjelljen e ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie…

Lexo më Shumë