Kryeministri Zoran Zaev ka lavdëruar zv/ministrat e propozuar prej tij. Ai ka deklaruar para deputetëve se personat e zgjedhur do të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe do t’u përkushtohen reformave.
Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar duke kritikuar përzgjedhjen e këtyre emrave. Është kritikuar zv/ministrja e Propozuar për Punë të Jashtme, Arta Toçi, për të cilën është pretenduar se nuk ka përvojë në politikën e jashtme dhe se nuk mbron interesat e vendit. /SHENJA/