Author: almakos

24 June Në mesazhin drejtuar besimtarëve me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Bajramit, kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi ka bërë thirrje për paqe, mirësi dhe tolerancë mes njerëzve pa dallim përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Këto virtyte thotë Rexhepit janë pikërisht edhe mesazhet kryesore që përçon muaji i agjërimit e që duhet të respektohen nga njerëzimi. Alsat-M

Lexo më Shumë

Të gjitha çështjet ndërmjet dy vendeve rreth të cilave ekzistojnë mendime të ndryshme duhet të zgjidhen bashkarisht përmes dialogut. Të mos lejojmë që ato çështje të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, sepse, megjithatë, ne jemi fqinjë dhe çkado që të ndodhë mbetemi të jetojmë në këtë hapësirë dhe duhet si fqinjë të mirë të krijojmë praktika të mira për gjeneratat e ardhshme, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Presidenti Ivanov deklaroi se me kolegun e tij serb patën takim konstruktiv dhe ishin të pajtimit se çështjet…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja edhe sot përmes një komunikate kërkon nga kryeministri Zoran Zaev të tregojë çfarë përmban marrëveshja me Bullgarinë. Ata kanë akuzuar kryeministrin Zaev se po punon në dëm të interesave kombëtare. “Zaevi shkoi në Sofje dhe bisedoi për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, duke pohuar se janë marrë vesh për përmbajtjen e të njëjtës dhe mbetet vetëm të ulen ta pijnë nga një kafe dhe ta nënshkruajnë, pa ju treguar qytetarëve çfarë dhe si e ka pranuar. Zaevi nuk hapi diskutim publik edhe pse gjatë gjithë fushatës premtoi debat për gjithë çështjet me rëndësi për shtetin”,…

Lexo më Shumë

Mot shumë i nxehtë me temperaturë maksimale mbi mesataren pritet edhe sot, ndërkaq faza e verdhë alerte është paralajmëruar në rajonet e Ohrit, Prespës, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës si dhe në pjesët juglindore të Maqedonisë. Temperatura do të lëvizë prej 30 deri 38 gradë. Për pasdite është paralajmëruar zhvillim lokal i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në Shkup moti do të jetë shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite në fushëgripën e Shkupit me kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullimave. Temperatura do të lëvizë prej 17 deri 35 gradë. Moti i…

Lexo më Shumë

Në prag të festës së Fitër Bajramit, në tregjet dhe dyqanet e kryeqyteteve dhe qyteteve të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë vërehet numër i madh i qytetarëve të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit për pritjet e kësaj feste të madhe për besimtarët muslimanë. Qytetarët tashmë prej disa ditësh kanë nisur përgatitjet, por pamjet e Anadolu Agency (AA) në ditët e fundit para kësaj feste tregojnë frekuentim më të madh në krahasim prej ditëve të tjera. Përgatitjet për festën e Bajramit sjellin gjallëri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit Shitësit e tregjeve të qytetit të Shkupit thonë se furnizimet për…

Lexo më Shumë

Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, të hënën do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në biseda rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe ta përsëris përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtar i Unionit. Nga Komisioni Europian kanë informuar se Han gjatë vizitës në Shkup do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re de me liderët e tjerë politikë në vend. Në deklaratën e dhënë para ardhjes së tij në Maqedoni,…

Lexo më Shumë

Subjektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtimore vitin e kaluar shpenzuan materiale ndërtimore dhe energji në vlerë prej 12.925.251.000 denarëve, që është për 11,1 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistika. Në vlerën e përgjithshme të materialeve të shpenzuara dhe energjisë, pjesëmarrje më të madhe ka grupi “Materiale për lidhje” me 4.630.015.000 denarë (35.8%), më pas pasojnë grupet “Derivate të shpenzuara” me 1.774.866.000 denarë (13.7%), “Materiale izoluese” me 1.487.167.000 denarë (11.5%).

Lexo më Shumë

24 June Në vendkalimin kufitar “Bogorodica” sot në mëngjes për hyrje në Greqi pritet nga disa orë, ndërsa janë formuar dhe kolona automjetesh, kryesisht me targa të Maqedonisë dhe të Serbisë. Kolonat e palës së Maqedonisë fillojnë që nga kazinoja “Princes”, ndërsa me automjete në gjashtë kolona është plotësuar edhe hapësira ndërkombëtare. Sipas vlerësimit të shërbimeve kufitare të Maqedonisë, për të hyrë në Greqi presin midis 10 dhe 15 mijë njerëz. Edhe shërbimi kufitar i Maqedonisë dhe i Greqisë punojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë. por thonë se problem është jehona e njerëzve dhe e automjeteve për shkak të…

Lexo më Shumë

Lëvizja Besa, Dega Kumanovë shpreh shqetësimin për banorët e fshatit Rramanli të cilët gati një muaj përballen me mungesë të ujit. Sipas tyre fatkeqësisht edhe në shekullin 21 vendbanimet e banuara me popullatë shqiptare ballafaqohen me probleme elementare të jetesës, por kjo gjendje thonë ata është shkaktuar nga politikanët dhe funksionarët e pa përgjegjshëm të cilët kanë qenë në pushtet gjatë këtyre 16 viteve. Kryetar i Lëvizjes Besa dega Kumanovë, Shenur Osmani thotë se ata kërkojnë nga institucionet kompetente për një zgjidhje afatgjate të këtij problemi të  kamotshëm të banorëve, duke shtuar se ata si Lëvizje Besa do të ju…

Lexo më Shumë

23 June Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim Johanes Han, sipas paralajmërimeve të hënën do të arrijë në Shkup për të bisedar rreth planeve për reformat e Qeverisë së re të Maqedonisë. Nga Komisioni Evropian sot njoftuan se është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re de me liderët e tjerë politikë në vend. “Me përkrahjen e vazhduar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e…

Lexo më Shumë

Në prag të festës së Fitër Bajramit shitblerja nëpër tregje ka filluar të gjallërohet. Gjallëria vihet re në sektorin e tekstilit, të ushqimit, dhe të pijeve, por megjithatë, konsumatorët marrin vetëm gjërat e nevojshme pa u thelluar shumë. Në krahasim me vitin e kaluar në çmimet e produkteve ushqimore dhe rrobave nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim por, shitja është e vogël përshkak të gjendjes së rënduar ekonomike. Tregtarët tani për tani nuk janë të kënaqur, por shpresojnë se gjatë ditës së nesërme do të ketë më shumë ndryshim. “Është dobët, ekonomia mjaft është e rëndë, populli nuk ka para. Çmimet…

Lexo më Shumë

Për gjithë këtë periudhë që u soll ligji për Prokurorinë Speciale Publike, ne jemi dëshmitarë se kjo prokurori nuk ngriti asnjë nga çështjet të cilët prekin shqiptarët. Kështu tha analisti politik Qashif Bakiu në emisionin Arena, duke shtuar se kjo ka bërë që shqiptarët të dëshpërohen nga Prokuroria Speciale. Ai tha se edhe po t’i vazhdohet mandati PSP, nuk është më bindësi se do të merret me rastet që i tangojnë shqiptarët. Rasti Monstra, thotë ai,  do të duhej të ishte Mostra se si Prokuroria Speciale e rikthen  besimin e qytetarëve tek drejtësia. “ Për ne shqiptarët në Maqedoni shumë…

Lexo më Shumë