Author: almakos

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri inaugurimin të premten në Beograd. “Gjendemi në rrugën evropiane, duam të mbetemi aty, të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë. Duam marrëdhënie të mira me SHBA-në, por u krenohemi edhe marrëdhënieve të mira me Rusinë”, tha Vuçiq. Ceremonia e inaugurimit u mbajt në Pallatin e Serbisë në Beograd, i cili ka shërbyer si seli e qeverisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë. Ceremonia u ndoq nga rreth 5,000 mysafirë, përfshirë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Delegacioni amerikan u kryesua nga Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Në një analizë kushtuar zgjedhjeve të Shqipërisë, me titull “Ëndrra e rrezikshme për Shqipërinë e Madhe”, gazeta gjermane “Die Welt” bën një vështrim të organizimit politik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Gazeta analizon se në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje u shndërrua në qendër gravitacioni i politikës kosovare, duke dyfishuar numrin e votave dhe deputetëve. Gazeta më tej bën paralele edhe me situatën në Maqedoni. Gjermanët thonë se një fuqi e ngjashme me Vetëvendosjen po ngritet në Maqedoni. Lëvizja Besa, e cila godet fuqishëm korrupsionin dhe nuk bën kompromise për çështjet kombëtare. “Ngjashëm sikurse në…

Lexo më Shumë

Ekspozitë me bizhuteri dhe piktura të ndryshme u ekspozuan në Çarshi të Shkupit nga aktivistët e shoqatës Parimi Kulturorë. Gjatë gjithë muajit Ramazan ata ishin përpjekur të kryejnë punime të ndryshme dhe në fund t’i shesin ato e të donojnë të hollat për çështje humane.  Aktivistja e shoqatës Parimi Kulturorë Fatime Sali, tha se puna ishte e lodhshme por në fund dëshirojnë të arrijnë buzëqeshjen e dikujt. “Këto i kemi dekoruar gjatë muajit të Ramazanit, kemi pasur ditë të caktuara, dhe të gjitha kontributet do të shkojnë për gjëra humanitare”, deklaroi Fatime Sali, aktiviste nga Parimi Kulturor Dekorime të duarve…

Lexo më Shumë

Edhe sot ka vazhduar aktiviteti Kandilat e Bajramit që tradicionalisht organizohet nga Shoqata Kulturore,  “Vizion M”. Treni i Bajramit edhe sot ka mbledhur në një vend shumë fëmijë duke i shëtitur nëpër rrugët e Shkupit me këngë dhe daulle. Përfaqësuesi nga Shoqata Kulturore, “Vizion M” Erduan Dauti tha se ky aktivitet më është bërë i pandashëm për shumë fëmijë, dhe se të njëjtit menxi presin të jenë pjesë e shëtitjes së festës së Bajramit. “Programi Kandilat e Bajramit është program i zakonshëm, treni i Bajramit me fëmijët i cili vazhdon nëpër rrugët e Çairit ku destinacionin e fundit e ka…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se ka shumë ngecje, ne do ti plotësojmë kushtet e UEFA-së për organizimin e ndeshjeve futbollistike dhe “Super Kupa” evropian me siguri do të zhvillohet në Shkup, siguron sekretari i Qeverisë Dragi Rashkovski. Ai thotë se UEFA u ka dërguar një letër kritike për kushtet e stadiumit “Telekom Arena” i cili nuk ka kondicioner, nuk ka internet, nuk ka vend për mbi 25 makinat televizive të huaja, nuk ka plan evakuimi në rast nevoje, dhe nuk është e ngjyrosur as rrethoja e as hapësirat e tjera. Por këtë letër Qeveria e ka marrë me 7 ditë vonesë, pasi Federata…

Lexo më Shumë

Qeveria e re, së bashku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Reformave urgjente prioritare dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim që vendi të kthehet në rrugën drejt integrimit në BE. Kjo ishte porosia e komisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, para vizitës së tij të paralajmëruar për ditën e hënë në Shkup. Siç njoftojnë nga Komisioni Europian, Han gjatë vizitës së tij në Shkup, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me përfaqësues tjerë të Qeverisë së re, dhe me liderët e partive politike. Në deklaratën e dhënë para ardhjes…

Lexo më Shumë

24 June Fshati Poroj i Tetovës dalë ngadalë po i kthehet normalitetit, pas përmbytjeve të 5 qershorit. Sistemi i ujësjellësit është stabilizuar, ndërsa është pastruar edhe shtrati i lumit, nga rëra dhe gurët. “Problemi i vetëm pas vërshimeve këtu në fshatin Poroj vazhdon të mbetet kjo urë, e cila, sipas punëtorëve, është e rrezikshme për kalim të qytetarëve, ndërkohë që, edhe përkundër këtij fakti, Qeveria ende nuk ka sjellë ndalim për qarkullimin, që të mund të rinovohet. Problem tjetër, mbetet premtimi i pa realizuar për urën e drurit që ndodhet në pjesën e epërme të fshatit e cila duhet të…

Lexo më Shumë

24 June Do të ishte kosto tepër e lartë për qeverinë nëse tani merret me projektin Shkupi 2014. Ministri i kulturës Robert Allagjozovskit tha se kjo çështje tani nuk është prioritet, por thotë se do të kërkohet zgjidhje afat-gjate me një revizion të bërë paraprakisht.  Ne si Ministri e Kulturës thamë se do të bëjmë një konkurs ndërkombëtar për zgjidhje afatgjata, si ta trajtojmë projektin “Shkupi 2014 “. Ne do të bëjmë revizion ku qytetarëve do tu japim qasje në situatën, se cila është kostoja e këtij projekti, cilat janë karakteristikat teknike, sa cilësor është materiali me të cilin është…

Lexo më Shumë

24 June Planet për reforma, të qeverisë së re të Maqedonisë, do të jenë në fokus të vizitës së Komisarit për zgjerim të BE-së Johanes Han, i cili vjen të hënën në Shkup. Agjenda e saktë e takimeve të Hanit do të dihet nesër, por Komisioni Evropian  tashmë njoftoi se ai do të takohet me kryeministrin Zaev dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe partive politike me qëllim që të arrihet  marrëveshje për zbatimin e reformave: Qeveria e re së bashku me opozitën duhet të fokusohet në implementimin e prioriteteve të reformave urgjente dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së…

Lexo më Shumë

24 June Pas Greqisë dhe Bullgarisë Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, rekomandojnë ekspertët. Profesori universitar, Bekim Kadriu dhe Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane vlerësojnë se Maqedonia duhet të forcojë marrëdhëniet e mira me të gjitha shtetet fqinje, si një nga parakushtet për anëtarësim në BE. Nuk duhet të lihen anash edhe kontaktet bilaterale me shtetet tjera fqinje: me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, poashtu edhe me Republikën e Serbisë. Të gjithë këto kontakte janë të rëndësishme për raportet e mira fqinjësore për pozicionimin e Maqedonisë dhe bashkëpunimin me shtetet fqinje, sidomos me…

Lexo më Shumë

24 June Në prag të festës të Fitër Bajramit qytetarët e besimit Islam, tashmë  kanë kryer përgatitjet e nevojshme. Ata shprehen të gatshëm për të festuar, ndërkohë që kanë blerë gjërat e duhura, ndërsa thonë se më shumë kanë shpenzuar për veshmbathje se sa për ushqime. Bakllavaja si  ëmbëlsirë karakteristikë për festën Bajramit edhe këtë herë nuk do të mungojë në sofrat e tyre.  “Si janë çmimet për Bajram në krahasim me vitin e kaluar?– Mirë janë, nuk ka ndryshime, janë njëjtë si vjet”.  “Po kam dal me u blerë fëmijëve. Nuk e di as të larta a të ulëta,…

Lexo më Shumë

24 June Maqedonia është kapluar nga “Vala e nxehtë afrikane.” Është e mundur të ketë shkarkime të forta të elektricitetit, breshër dhe reshje të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit, paralajmërojnë sinoptikët. Në këtë situatë, reshjet e shkurtra të shiut mund të formojnë edhe reshje të vogla breshri si fenomen lokal dhe është e mundur që kjo të ndodhë në pjesët perëndimore të vendit sot ose nesër. Të hënën pasdite do të ketë masë më të paqëndrueshëm dhe më shumë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit në disa vende që do të shoqërohen edhe me bubullima të…

Lexo më Shumë