Një tërmet me magnitudë prej 2,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes në orën 3:52 në rajonin e Ohrit. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, kumtoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Ohrit, ndërsa është ndjerë në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej tre deri në katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Author: almakos
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka ftuar sot liderët e partive parlamentare shqiptare në takim të përbashkët, i cili është planifikuar të mbahet në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Bashkimi Demokratik për Integrim pretendon se ky takim po bëhet që të shqyrtohet implementimi i përcaktimeve programore të bazuara në Deklaratën e Përbashkët të partive shqiptare.Por, kjo ftesë është refuzuar nga Lëvizja BESA. Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërkaq si pikë e rendit të ditës të shqyrtohet raporti nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët për atë se çka…
Prej pasnesër deri të shtunën në pjesën më të madhe të Maqedonisë temperatura maksimale do të tejkalojë 35 gradë, ndërkaq përgjatë Vardarit edhe 40 gradë. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore. Moti i paralajmëruar shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren në ditët në vijim, informon sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike, do të jetë për shkak të rrymimit të shprehur jugperëndimor të ajrit dhe valës së masës tepër të nxehtë ajrore. Të dielën pasdite dhe gjatë natës drejt së hënës, për shkak të depërtimit të masës së lagësht dhe më të freskët ajrore nga veriu, do të…
Avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra”, Asmir Alispahiq, ka thënë se të akuzuarit ishin të dënuar me vetë konferencën për shtyp të mbajtur nga ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Gjatë emisionit ARENA, Alispahiq rikujtoi se është shkelur e drejta e pafajësisë derisa nuk dëshmohet e kundërta, ndërsa për akuzën fillestare Alispahiq tha se biografia e secilit prej të akuzuarve e përgënjeshtron akuzën se ata janë terroristë islamikë. Lidhur me këtë, familjari Bedri Hajdari thotë se të dyshuarit në rastin “Monstra” ishin të gjykuar që në ditën e arrestimit. Gjithçka më pas, sipas Hajdarit, ishte çështje formale. Hajdari theksoi se…
Edhe katër ditë kanë mbetur nga përfundimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Katër ditë shpresë për të dënuarit në procesin gjyqësor “Monstra” dhe familjarët e tyre. Por, janë vetëm shpresa të venitura. Prokuroria Speciale Publike për këto ditë nuk pritet që të prezantojë prova të reja për rastin. E, familjarët këtu i kishin varur shpresat. Këto emocione ata i shprehin edhe në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA. Ata e kanë edhe një adresë tjetër të shpresës. Por edhe ajo po lëkundet. Ky emër është Zoran Zaev. Ish lideri i opozitës i emocionoi shqiptarët me premtimin se do të publikonte…
Familjarët e të dënurave në rastin “Monstra”, të pranishëm në emisionin “Arena” e kanë një adresë të fajësimit. Është Ali Ahmeti, partisë shqiptare që ishte në pushtet kur u dënuan anëtarët e këtyre familjeve. Ata e mbajnë mend Ali Ahmetin dhe zyrtarët e tjerë të BDI-së që në vayhdimësi premtonin se do të bënin të pamundurën për të siguruar gjykim të drejtë. Një kohë edhe kërkonin ekspertë të huaj për të monitoruar procesin. Por, nuk u bë asgjë gjatë kohës kur në pushtet ishtin bashkë me VMRO-në. Tash, kur kanë ndërruar partnerin maqedonas, kanë pak shpresë. Familjari Safet Aziri thotë…
Është punë teknike nëse provat do t’i sigurojë prokuroria apo gjykata, megjithatë ne jemi peng i kalkulimeve të institucioneve, tha mes tjerash Bedri Hajdari, familjar i të burgosurve të rastit “Monstra”. Duke folur gjatë emisionit ARENA, Hajdari gjithashtu kërkoi që të gjitha përgjimet që i kanë prokuroritë, të deklasifikohen pasi nuk paraqesin kanosje për shtetin, por në fakt janë biseda private. Hajdari njashtu theksoi se ata po manipulohen nga partitë politike, me premtime se gjoja tani do të publikoheshin përgjime të reja. Ai theksoi se partive politike “u është zënë bishti te dera”, dhe se nuk mund të veprojnë në…
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një bisede telefonike ka uruar Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq për marrjen e detyrës së presidentit, transmeton AA. Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale ka theksuar se presidentët janë pajtuar po ashtu në vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Sapo zhvillova një bisedë telefonike me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiq të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht…
Të strukur nën hijen e ombrellave, për dy orë radhazi banorët e Butelit protestuan kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e bulevardit “Hrisitjan Todorvski Krposh”, projekt i cili parasheh marrjen e disa metrave hapsirë, që janë pronësi e ndërtesave të asaj lagje. Këtë veprim banorët e cilësojnë si uzurpim të pronës private. Të revolutuar tejmase banorët e asaj lagje thonë se ata aspak nuk janë informuar për sjelljen e një vendimi të këtillë. “Në radhë të parë nuk jemi të informuar se çfar po ndodh edhe pse kanë thënë se jemi të informuar dhe është bërë anketim, por…
Plani aksional reformues, të cilin Qeveria dje e prezantoi para komisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe përmirësimi I kapacitetit absorbues për fondet e BE-së, ishin tema diskutimi në takimin e sotëm të zv /kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Xhenoveva Ruiz Kalavera. Kalavera tha se Komisioni Evropian mes tjerash është i interesuar për axhendën reformuese të Qeverisë së Maqedonisë si dhe planin akcional të cilin e përgatit Qeveria. “Ne jemi të interesuar në axhendën reformuese të qeverisë suaj drejtë Bashkimit Europian, dhe sigurisht…
Drejtuesi i grupit të ekspertëve të Bashkimit Evropian, Rajnhard Pribe ka takuar sot në Shkup ministra të shumtë të Qeverisë për të skanuar suksesin e arritur në realizimin e rekomandimeve të dhëna në vitin 2015. Pas përfundimit të takimeve, nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup, njoftuan se Pribe bashkë me ekspertët e tjerë të ekipit të tij do të edhe një herë Maqedoninë më 17 korrik dhe do të qëndrojnë deri më 21 korrik. “Në përputhje me deklaratat e fundit të euro komisarit Han se ai do të dërgojë ekspert për sundimin e ligjit përsëri në Maqedoni që të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë thirrje për një takim të partive politike shqiptare në një tryezë të përbashkët, në frymën e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur vetë Lëvizja BESA, të cilët kanë porositur partinë e Ahmetit që të mos bëjë improvizime karikaturale. Nëpërmjet një reagimi me shkrim, ata kanë thënë se Tryeza e Partive Parlamentare nuk është ajo që e mendon BDI-ja, duke e konsideruar këtë tryezë si improvizim me qëllim që të bëhet protagonizëm politik. Ata e kanë refuzuar këtë ftesë dhe kanë propozuar një formë tjetër takimi në Kuvend. “Për…

