Është punë teknike nëse provat do t’i sigurojë prokuroria apo gjykata, megjithatë ne jemi peng i kalkulimeve të institucioneve, tha mes tjerash Bedri Hajdari, familjar i të burgosurve të rastit “Monstra”.
Duke folur gjatë emisionit ARENA, Hajdari gjithashtu kërkoi që të gjitha përgjimet që i kanë prokuroritë, të deklasifikohen pasi nuk paraqesin kanosje për shtetin, por në fakt janë biseda private. Hajdari njashtu theksoi se ata po manipulohen nga partitë politike, me premtime se gjoja tani do të publikoheshin përgjime të reja. Ai theksoi se partive politike “u është zënë bishti te dera”, dhe se nuk mund të veprojnë në ndihmë të tyre. /SHENJA/