Author: almakos

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Rregulloren e punës së  KSHZ-së, i cili do të jetë pothuajse i ngjashëm më dokumentin e përkohshëm me të cilin ka punuar deri më tani. Në rregulloren e re janë implementuar vetëm disa ndryshime të rekomanduara nga OSBE OHIDR  dhe ekspertët. KSHZ-ja sot ka miratuar edhe udhëzimin për shqyrtimin e ankesave.  Nga ana tjetër edhe Qeveria ka deklaruar se ka pranuar të gjitha rekomandimet  e OSBE-ODIHR-it dhe komisionit të Venedikut për të mbështetur KSHZ-në, në konsolidimin e brendshëm në prag të zgjedhjeve lokale, sidomos në azhurimin e Listës  zgjedhore. Rregullorja përfshinë edhe disa vërtetje …

Lexo më Shumë

05 July Këshilli i komunës së Bogovinës ka dështuar të zgjedh ushtruesin e detyrës kryetar komune. Edhe përkundër faktit që mbi 500 të punësuar në arsim dhe administratën e komunës tanimë dy muaj nuk kanë marrë pagën, Këshilli komunal nuk ka mundur të sigurojë kuorumin për shkak të mungesës së këshilltarëve të LR-PDSH-së. Tetë këshilltar ishin prezent pra nuk mundëm të formojmë shumicën prej 10 këshilltarëve dhe për fat të keq nuk sollëm rezultat të mirë për qytetarët sikurse prisnin. Mua më vjen keq që opozita e bojkotoi këtë, ata me siguri bëjnë politikë por me qytetarët nuk bëhet politikë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka sjellë vendim për shfuqizimin e programit Kembrixh në shkollat e mesme publike. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se përcaktimi i saj dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është arsimi bashkëkohor dhe programe mësimore me cilësi të lartë për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në vend. Futja e kurrikulave të reja, thuhet në njoftim, kërkon analizë të proceseve, jo vendime të nxituara, që mes tjerash nënkupton përgatitjen e teksteve shkollore duke përdorur terminologjinë e duhur, që janë të qarta dhe të sakta dhe që janë të përshtatshme për sistemin arsimor të vendit. Nga shkaku i afatit të shkurtër kohor…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve ka vendosur sot që t’ia dorëzojë Prokurorisë Speciale lëndën rreth rastit “Sopoti”. Në arsyetimin e Këshillit theksohet se ky hap bëhet për shkak se në këtë lëndë ka dëshmi nga bisedat e përgjuara, e që është fushë ekskluzive e Prokurorisë Speciale. Për momentin, Këshilli i Prokurorëve nuk ka shpjeguar nëse PSP-së do t’i jepen edhe lëndët tjera të kërkuara. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Zyrtarët e BDI-së në Qeveri ende nuk kanë një datë të sigurt se kur do të miratohet Ligji për Gjuhën Shqipe. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi sot se ky ligj do të përgatitet brenda tre muajsh, respektivisht para zgjedhjeve lokale. Osmani tha se pas përpilimit, propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend, dhe më pas edhe në Komisionin e Venedikut. Osmani i ka bërë këto komente sot gjatë prezantimit të dokumentin strategjik, të ashtuquajtur “369”. /SHENJA/

Lexo më Shumë

05 July Trupi i pa jetë i një shkupjani, i cili është gjetur në fazë të dekompozimit është gjetur në banesën e tij në rrugën “Arhitekt Nikolla Dobroviq” në Shkup. Siç informon MPB, T.Ç. mbrëmë rreth orës 00:30 ka paraqitur se në banesën e fqinjit të tyre i cili kishte jetuar vetë, po përhapej erë e pakëndshme pas çka ata dyshonin se mund të kishte vdekur. Dera e hyrjes ishte hapur me bravandreqës, ndërsa në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe vëllai i tij. Është konfirmuar identiteti i personit K.A. (61) trupi i të cilit ishte në fazë të dekompozimit. Me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se çështja e rregullimit me ligj të kërkesave të homoseksualëve do të bëhet pasi kjo çështje për një kohë të debatohet në publik. Televizioni SHENJA ia parashtroi pyetje për këtë çështje kreut të Ekzekutivit gjatë konferencës për gazetarë, ndërsa ky i fundit deklaroi se fillimisht do të shihen reagimet e opinionit pastaj do të vendoset. Ai përmendi se për këtë çështje do të merren edhe vlerësimet e ekspertëve. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ka refuzuar edhe një propozim tjetër të bërë nga VMRO-ja. Deputeti i kësaj partie Antonio Milloshovski kishte bërë propozim rreth taksës radio-difuzive, por propozimi u refuzua me 62 vota kundër. Ndërkohë, Milloshovski ironizoi premtimin e Qeverisë për heqjen e taksës radiodifuzive, duke thënë se do ta propozojë ligjin. Sipas tij, LSDM po vonohet dhe nuk po i mbanë premtimet edhe pse është parajmëruar së një gjë e tillë do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare e refuzoi me 60 vota kundër propozimin e VMRO-së për kandidaturën për kryeprokuror publik. Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev tha se propozimi i VMRO-së është dyfytyrësh pasi ata kanë pasur kohë 11 vjet që të propozojnë këso ligjesh. “Kanë mundur ta bëjnë qëmoti e jo tash kur po ju shkon përshtati”, ka ai. Në anën tjetër, deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski deklaroi më herët se nëse nuk pranohet propozimi për të bërë këto ndryshime me procedurë të shkurtuar, ata do të propozojnë ndryshimet edhe në procedurë të rregullt. Ndërkohë, në Kuvend po vazhdon seanca ku debatohet për shkarkimin…

Lexo më Shumë

05 July Prokuroria e krimit të organizuar lëndën për rastin “Sopoti” e ka dërguar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), mëson Alsat-M nga burime të besueshme brenda Prokurorisë Publike. Për momentin nga PSP-ja ende nuk kanë konfirmuar nëse e kanë pranuar lëndën. Sipas ligjit të PSP-së nga momenti që kryeprokurorja speciale Katica Janeva pranon rastin ka afat prej 8 ditësh për të vendosur nëse do e marr “Sopotin” në duart e saj. Në procesin gjyqësor për rastin “Sopoti”, 11 banorë të fshatit me po të njëjtin emër u dënuan me gjithsej 156 vite burg. Ata u shpallën fajtor për vendosjen e…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në konferencë për shtyp ka kërkuar që Prokurori Publik të jetë propozim i opozitës dhe në vend se me shumicë të thjeshtë të zgjidhet me dy të tretat e votave. Propozim ligjin të cilin e paralajmëruan është në kundërshtim me zgjidhjen e tanishme, sipas të cilit propozimi për Prokurori Publik është propozim i Qeverisë. Qëllimi siç tha Dimovski është që të arrihet inkluzivitet më i madh. Ai paralajmëroi se ligjin po e propozojnë me procedurë të shkurtuar. Dimovski nuk u përgjigj pyetjes se si ata do të votojnë në seancën plenare, ku, në rend dite…

Lexo më Shumë

Në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” – Shkup sot është shpallur konkursi për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik 2017/2018. Të lira janë gjithsej 10.818 vende, ndërsa sipas kuotave të miratuara  nga Qeveria, 5865 vende të lira janë për studentët e rregullt për të cilët participimi i sivjetshëm është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 400 euro në vit dhe 1160 për studentë me korrespondencë, të cilët, gjithashtu, paguajnë 400 euro. Këtë vit risi është pezullimi i studimeve të disperzuara. Afati i parë për paraqitje të kandidatëve është 17 dhe…

Lexo më Shumë