06 July Edhe gjatë natës së kalua banorët e Ohrit nuk patën qetësi nga tërmetet dhe pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë banesave të tyre. Tërmetet edhe pse janë rralluar disi nuk kanë munguar as gjatë natës së kaluar. Tërmeti i fundit është regjistruar para disa orëve me intensitet më të vogël se të tjerët, 2.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Ohër dhe me një thellësi prej 2 kilometrave. Gjatë natës ka pasur tërmet edhe më të fuqishëm prej 2.9 dhe 3.1 të shkallëve me epiqendër 6 kilometra nga qyteti i Ohrit…
Author: almakos
06 July Në Kuvend vazhdon edhe sot debati për iniciativën e qeverisë për shkarkimin e prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski. Ky debat është hapur që dje në Kuvend dhe vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por pa ndonjë rezultat konkret. Prandaj kryetari i Kuvendit vendosi që seancën ta shtynte për ditën e sotme në orën 12:00. Gjatë seancës së djeshme në Kuvend shkarkimi i Zvërlevskit ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, por deputetët ndryshuan rendin e ditës duke e vendosur atë si pikë të pestë. VMRO-DPMNE-ja përmes deputetëve Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski me…
06 July Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë mesatare kryesisht në drejtimi të veriut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 19, ndërsa e ditës prej 29 deri 36 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtim të veriut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 34 gradë.
Në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhdon seanca e gjashtë, ku në rend dite është edhe pika e rendit të ditës së shkarkimit të kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski. Dje, kjo çështje nuk u arrit të diskutohet, ndërsa pati ankesa se deputetët e VMRO-së e zvarritën këtë çështje. Ndërkohë, sot në Kuvend pritet të deklarohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë për Administratë. Gjatë diskutimit të mbrëmshëm, zv. ministri për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike, Aleksandar Bajdevski, theksoi se Grigorov i plotëson kushtet ligjore dhe se me përgjegjësi e profesionalizëm do t’i kryej obligimet e punës. Mirëpo, opozita nuk…
Monika Kryemadhi është zyrtarizuar si kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrimi, vetëm dy muaj pasi Petrit Vasili zëvendësoi Ilir Metën, shkruan Top Channel. Vetë presidenti i zgjedhur e ka ndjekur konventën e mbajtur nga televizori. Kjo kur një ditë më parë kryeministri Rama i kërkoi në distancë të ridimensiononte rolin e kreut të shtetit, që ai e cënoi në fushatë. Ajo që ka rënë në sy në fjalimin e Kryemadhit në konventë ka qenë falja që ajo kërkoi për bashkëqeverisjen me Partinë Socialiste në këto 4 vjet. “Kërkoj falje për pjesën tonë të bashkëqeverisjes me Edi Ramën. Nuk reaguam…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior, në pjesët lindore kohë pas kohe era do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19, ndërsa e ditës prej 29 deri 36 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 34 gradë. Pason periudha e motit kryesisht me diell dhe të nxehtë.…
Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Britan Yee, vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë mesataren ekonomike të Bashkimit Evropian as për 30 vjet. “Prioritet numër një duhet të jetë përparimi ekonomik. Shumica e vendeve të rajonit kanë rritje vjetore prej 3 ose 4%, por edhe me këtë rritje ose edhe me 6% nuk do të arrijnë mesataren e BE-së në tri dekadat e ardhshme”, tha Yee për javoren beogradase Nin. Ai tha se SHBA nuk e mbyll njërin sy ndaj politikanëve të korruptuar në Ballkan, porse për zgjedhjen e tyre përgjegjës janë qytetarët.…
Lëvizja BESA ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të kryeministrit Zaev dhe ndaj zëvendësit të tij për çështje evropiane, Bujar Osmani, ku u prezantua plani i Qeverisë lidhur me reformat. Nga Lëvizja BESA vjerësojnë se ky plan shpërfill dhe nënçmon shqiptarët, ndërsa u bëjnë thirrje BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët që të vetëdijësohen dhe të shfrytëzojnë rastin historik që kanë në dorë shqiptarët, e të mos udhëhiqen nga interesat e ngushta personale dhe grupore. “Të prezantosh një projekt me 7 faqe dhe as 7 rreshta të mos ia kushtosh qytetarëve shqiptarë është një nënçmim që deri sot kanë mundur ta…
Brenda kësaj dhomeje të zymtë e të errët banon një loke e harruar dhe e braktisur. Ditët dhe netët i ndan me vetminë e saj, në varfëri. E thyer në moshë, e lodhur fizikisht nga sëmundje të ndryshme, ajo mezi kalon pragun e dhomës së vetme të shtëpisë së saj. “Nuk kam idare, bashkëshorti ka qenë shumë i sëmurë 7 vite dhe kam shumë borxhe nëpër dyqane, kam borxhe të mëdha”. Gjendja e rënduar shëndetësore ia pamundëson lokes Rabije që të kujdeset për vete, pasi me shumë vështirësi lëviz nga shtrati. E konsideron fat nëse në dy apo tre ditë…
“Dua paqe, dua të jetoj. Këto janë fjalët e një fëmije”, shkruan në një nga letrat, me shumë gjasë të një prej fëmijëve të Srebrenicës në vitin 1994. Në letër gjendet një dorë e vizatuar dhe emri Hasan Hasanoviq, ndërsa shkruan: “Dikur ekzistonte një Bosnjë, e ftohtë dhe e uritur, por këmbëngulëse në ëndrrat e saj”. Këtë, si dhe disa letra të tjera, por edhe video-xhirime të Srebrenicës dhe Potoçarit nga viti 1994, për Anadolu Agency (AA) i shfaqi Osman Avdiç, një nga të mbijetuarit e gjenocidit në Srebrenicë. Kjo është hera e parë që këto letra dhe regjistrime paraqiten…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar Rregullore të re për punën e saj por edhe mënyrën e procedurës për zgjidhjen e ankesave. Deri tash KSHZ ka punuar me rregullore të përkohshme. Në rregulloren e re, siç njofton nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca, janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e punës së KSHZ-së. Konvokimi i mbledhjeve, obligimet dhe të drejtat e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve të KSHZ-së, procedura e marrjes së fjalës por edhe shumë çështje të tjera. “Duhet të theksohet se në këtë rregullore janë përfshirë edhe disa vërejtje të cilat kanë ardhur nga misioni OSBE…
Pika e rendit të ditës për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski nuk po arrin të dikutohet. Fillimisht seanca e dakorduar për 3 korrik për shkarkim u anulua për sot, ndërsa sot kur erdhi dita për debat dhe votim të propozimit, opozita vazhdon të prolongojë pikat e tjera të rendit të ditës me fjalime procedurale të vazhdueshme vetëm që të mos arrihet në diskutimin mbi shkarkimin e Zvrlevskit. Fillimisht pika e shkarkimit ishte vendosur si e 30-ta në rendin e ditës së seancës plenare, po më pas u ngjit lart si pika e 5-të. Por, as kjo manovër nuk ishte e…

