Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin për dënimin e ish-gjeneralit serb Ratko Mladiq, me burgim të përjetshëm. Përmes një statusi në Facebook, duke treguar historinë e formimit të Jugollsavisë dhe qëllimin e tyre për ndarjen e popujve, Kurti thotë se sot familjarët e viktimave në Bosnje mund të ndihen sado pak të lehtësuar. Megjithatë ai thotë se nuk ishin thjeshtë serbët e Bosnjës që kanë bërë agresion atje, por vet Serbia. Ky është postimi i tij: Dënimi i kufizuar Teza e shkrimtarit boshnjako-amerikan Aleksandar Hemon më duket e saktë. Më së shumti dhunë në luftërat në…
Author: almakos
Djali i Ratko Mlladiqit, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ka thënë se vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, nuk ka qenë i lehtë për t’u dëgjuar. Darko Mlladiq, për televizionin serb “Prva”, ka thënë se vendimi ka qenë i pritur, sepse si aktakuzat, ashtu edhe vendimi janë shkruar shumë kohë më parë. “Ne nuk e kemi pranuar vendimin. E keni parë shkallën e paragjykimit të gjykatës, refuzojnë të njohin viktimat serbe. Këtë qasje e kanë pasur vazhdimisht, nuk është pritur që në fund të mandatit kjo gjykatë të thotë diçka tjetër. Krejt kjo flet për qasje politike të…
Analisti politik Sasho Ordanoski tha se Zaev i shtyrë nga numrat e ka pasur patjetër që të bëj koalicion me BDI-në dhe të formoj qeverinë ndërsa për koalicionin për zgjedhjet lokale ai tha se ndoshta kjo ka ndodhur si pasoj e pragmatizmit dhe ndoshta edhe presionit ndërkombëtar. “Atyre tani ju duhet një situatë stabile. Në fund të fundit nuk është në dëm të shqiptarëve, sa është në dëm të demokracisë. Nga kjo të gjithë do të pësojnë dëm”, tha Ordanovski. I pyetur se nëse çmimin e kësaj do ta paguajnë shqiptarët, ngase tek ata nuk pati ndryshime për dallim nga…
Analisti politik Sasho Ordanoski i pyetur në lidhje me mundësit e zgjidhjes së çështjes së emrit tha se nuk e di nëse kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, por tha se ai sheh një energji origjinale në çështjen, aktivizim i bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha se në zgjidhjen e çështjes është futur edhe më shumë Gjermania ka ndryshim të qëndrimit të grekëve dhe se presioni është i madh. “Shoh që se po lëvizim në një drejtim në të cilën kërkohet formula. Dhe në fund më duket se nuk do të jetë përgjigja zgjidhja e emrit, por se do të jetë…
Në politik nga njëra anë çështja e blerjes së votës është e hapur dhe nga ana tjetër të gjithë dëshirojnë të jenë me pushtetin dhe me fituesin. Kështu tha analisti politik Sasho Ordanoski në “Studio e hapur” duke shtuar se politika në Maqedoni është klientaliste. Sipas tij, edhe kritikët dhe oponentë të kësaj qeverie, sikurse është Amdi Bajrami, nëpërmjet BDI-së, dëshiron edhe ai të jetë pjesë e qeverisë. “Shoh se kjo po flitet dhe dëgjojë se po flitet. Unë nëse do të kisha qenë në politike do të kisha vendosur vija të qarta, vija nëpërmjet të cilave nuk duhet të…
Maqedoninë në muajt e ardhshëm e pret një plan i qartë për fluturim dhe ky plan është intensiv. Po fluturojmë drejt Brukselit në dy drejtime: në drejtim të NATO-së dhe të BE-së. Kështu tha në emisionin “Studio e hapur” analisti politik Sasho Ordanovski duke shtuar kjo agjendë do ta stabilizoj vendin edhe në çështje të brendshme, nga natyra ekonomike dhe sociale, ngase sipas tij, ky vend është lënë pas dore dhe në duhen bërë shumë veprime për të filluar dhe jetuar më mirë. “Piloti kryesor tani për tani quhet Zoran Zaev. Mendoj se ai rreth tij ka një fuqi gravituese…
NATO dhe Bashkimi Evropian kërkuan sot paqe në Ballkan, pas dënimit me burgim të përjetshëm të ish-shefit të ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. “Kjo tregon se shteti i të drejtës funksionon dhe se ata që janë përgjegjës për krime lufte, duhet të japin llogari”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një komunikatë. “Kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiq, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY) me seli në Hagë, për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. “Shpresoj që ky gjykim do…
Anëtari i Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, në një deklaratë pas dënimit me burg të përjetshëm të Ratko Mlladiq-it, ka thënë se shpreson që ky vendim do të sjell kthjelltësim të së kaluarës, njofton Klan Kosova. “Gjykatësi tha se Mlladiq në tërë botën do të mbahet në mend si kriminel. Por, jam i bindur se shumica e serbëve të Bosnjës nuk identifikohen me Mlladiqin dhe nuk i arsyetojnë veprimet e tij”. “Ky bagazh nuk mund të bartet në të ardhmen. Duhet që të hiqet hipoteka e krimeve nga populli dhe fokusimi të bëhet në individë, sepse kjo është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Novi Sad deklaroi se të gjithë e kanë ditur epilogun e gjykimit të Ratko Mlladiqit, të dënuarin e shkallës së parë në Tribunalin e Hagës me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte dhe u kërkoi të gjithë qytetarëve të Serbisë të shikojnë drejt të ardhmes, raporton Anadolu Agency (AA). “U bëj thirrje qytetarëve të Serbisë të fillojnë të shohin të ardhmen, të mendojnë se si do të ruajmë paqen dhe stabilitetin e rajoni dhe të mos mbërthehemi në lotët e së kaluarës, por nga djersa e luftërave të krijojmë një të…
Ligji për gjuhë ka krijuar dilema për noterët dhe përmbaruesit për atë se si dhe me cilët para do t’i paguajnë personat që do të jenë të autorizuar për përkthim dhe përpilimin e akteve të përgatitura noteriale ose përmbaruese në gjuhën e komuniteteve. Edhe nga Oda e përmbaruesve dhe nga Oda e noterëve thonë se deri më tani nuk kanë zgjidhje konkrete për këtë problem. Deri më tani parimi ishte që procedurat i financonin kreditorët dhe më pas një pjesë e fondeve të paguara u ktheheshin të njëjtëve dhe paguheshin nga debitorët. Tani i vendoset theks i veçantë kësaj çështjeje…
22 November Në vend që të rindërtohet, Bit Pazari çdo ditë e më shumë është duke u shkatërruar. Disa lokale që tash e një muaj kanë filluar të rindërtohen janë lënë në harresë dhe ai vend i ngjan një deponie. Nga Ndërmarrja “Skopsi Pazar” që menaxhon me tregjet në Shkup arsyetohen se janë duke u bërë parapërgatitje për të filluar ndërtimi i Bit Pazarit por nuk japin më shumë sqarime mbi këta lokale dhe se pse ai vend është lënë në këtë gjendje. Në anën tjetër shitësit thonë se këta mbeturina na pengojnë shumë dhe largojnë blerësit nga tregu. “Na…
Në frymën e shënimit 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe edhe të rinjtë e Shoqatës Kulturore Vizion M kanë mbajtur një aktivitet simbolik në qytetin e Tetovës. Këtë vit, ata kanë shënuar këtë datë historike për popullin shqiptar nëpërmjet një aksioni për shpërndarjen e librave falas para bibiotekës së këtij qyteti. NJOMZA USEINI, VIZION M “Me rastin e Ditës së Alfabetit, ne si aktiviste në sektorin e vajzave tek shoqata kulturore Vizioni M, kemi vendosur që qytetarëve tanë t’ua urojmë këtë festë duke u dhuruar libra kalimtarëve të rastit. Njomza Useni nga kjo shoqatë, tha se kanë…

