Në frymën e shënimit 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe edhe të rinjtë e Shoqatës Kulturore Vizion M kanë mbajtur një aktivitet simbolik në qytetin e Tetovës. Këtë vit, ata kanë shënuar këtë datë historike për popullin shqiptar nëpërmjet një aksioni për shpërndarjen e librave falas para bibiotekës së këtij qyteti.
NJOMZA USEINI, VIZION M
“Me rastin e Ditës së Alfabetit, ne si aktiviste në sektorin e vajzave tek shoqata kulturore Vizioni M, kemi vendosur që qytetarëve tanë t’ua urojmë këtë festë duke u dhuruar libra kalimtarëve të rastit.
Njomza Useni nga kjo shoqatë, tha se kanë zgjedhur këtë vend pasi simbolizon librin dhe sipas saj, bibliotekat dhe libraritë janë vendet ku duhet të fokusohet rinia.
NJOMZA USEINI, VIZION M
“Zgjodhëm këtë vend pikërisht këtu para bibliotekës për t’ju dhënë një mesazh të rinjëve dhe studentëve se vendi i tyre është pikërishtë këtu para bibliotekave, librave dhe librarive”.
Ajo më tej ka informuar se në kuadër të këtij aktiviteti kanë planifikuar që të shpërndajnë rreth 400 libra për qytetarët e Tetovës. Teuta Buçi /SHENJA/

