Author: almakos

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo bullgare kanë mbajtuar sot seancën e parë të përbashkët në Strumicë. Pas përfundimit të seances, dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov kanë mbajtuar edhe një konference të përbashkët, ku janë shprehur se aktivitetet e këtilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha sferat, përcjell Almakos. Si qeveritë dhe politikanët respektojmë karakterin laik dhe nuk duam të ndërhyjmë në punën dhe bashkëpunimin e të dy kishave, i inkurajojmë ata që të gjejnë një zgjidhje në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësisë, u shprehën kryeministrat maqedonas dhe bullgarë Zoran Zaev…

Lexo më Shumë

Mungesa e të dhënave për migrantët që kërkojnë rrugëdalje ilegale nga Maqedonia edhe më tej përbën problem. Organizatat për të drejtat e njeriut kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendshme të jetë më e përgatitur dhe t’i monitorojë pikat kufitare ku kalojnë refugjatët, për të parë se çfarë ndodhë më ato që futen dhe që e lëshojnë vendin. Për momentin problemi më i madh dhe që na shqetëson është depërtimi ilegal i refugjatëve në Greqi dhe pamundësia që të marrim informata se çfarë ndodhë me ato refugjatët që në momentin që ata arrijnë në Tabanoc dhe e lëshojnë kampin me…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në kuadër të seancës së sotme të përbashkët në Strumicë nënshkruan disa marrëveshje për bashkëpunim në shumë sfera. Ministrat e mbrojtjes të Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Radmilla Shekerinska dhe Krasimir Karakaçanov nënshkruan Protokoll për bashkëpunim në trajnimet e zbatuara për pjesëtarët e ARM-së në shkollat ushtarake në Bullgari. Protokolli parasheh trajnim praktik të ekuipazheve të tankeve në Bullgari, si dhe masa të tjera konkrete për intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje. Maqedonia dhe Bullgaria sot me memorandum e zyrtarizuan edhe paralajmërimin për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming në shërbimet e telekomunikimit. Memorandumin…

Lexo më Shumë

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar kur një autobus përmes të cilit udhëtonin 28 shtetas të Maqedonisë, mbrëmë rreth orës 22 është përplasur me një makinë në afërsi të Shlibrah, Austri, njoftojnë mediat austriake. Raportohet se në aksident ka ndërruar jetë voyitësi I makinës, bëhet fjalë për shtetas të Austrisë, 25 vjeç. Udhëtarët kanë vazhduar udhëtimin e tyre drejt Maqedonisë me autobus tjetër. Mes tyre nuk ka të lënduar. Nuk ka informata për shkaqet që sollën deri te aksidenti.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili u prit nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, ka mbërritur në qytetin e Strumicës, ku është duke u zhvilluar seanca mes dy qeverive pas së cilës pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume, raporton Anadolu Agency (AA). Seanca mbahet në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) në Strumicë, ndërsa para se kryeministrat e dy vendeve fqinje të drejtohen për në seancën qeveritare, ata vendosën lule para monumentit të ish-presidentit Boris Trajkovski. Qeverinë e Maqedonisë e përfaqësojnë kryeministri Zaev, zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Koço Agjushev, si dhe ministrat Oliver Spasovski,…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkup e pranoi aktakuzën për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike. Në “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për shitjen e parcelës ndërtimore për ndërtimin e lagjes “Qyteti i Diellit” në Sopishtë të Shkupit. Për “Toplik” regjistrimet nga bisedat e përgjuara janë pranuar si prova.

Lexo më Shumë

Seanca për rastin e “Sopotit” është shtyrë për më datë 20 dhjetor. Vendimi është marrë për shkak se dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili sot duhej të dëshmoj para gjykatës, i kishte skaduar afati i letërnjoftimit, raporton Televizioni SHENJA. Letërnjoftimit të Bajramit para 3 muajsh i kishte kaluar data e përdorimit dhe me vete nuk kishte asnjë dokument tjetër identifikimi. Gjykatësja Diana Grueska Ilieska refuzoi që ta marrë në pyetje, prandaj ajo caktoi një datë tjetër, në të cilën ai do të ketë me vete dokument identifikues. Avokati Vullnet Paçuku bëri të ditur se në këtë seancë u shqyrtuan si dëshmi…

Lexo më Shumë

Një person është lënduar më rëndë në një nga gjithsej 10 aksidente të regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në pesë aksidente lëndime të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material, njofton MIA. Siç informojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Katërdhjetë e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe katër persona janë ndalur në mënyrë të parregullt. Nga trafiku janë përjashtuar gjithsej 10 persona: dy nën ndikim të alkoolit, gjashtë  para…

Lexo më Shumë

Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike është ndjerë mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë juglindore, ka bërë të ditur Opservatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyrorë në Shkup.Epiqendra e tërmetit ka qenë 180 kilometra në juglindje të Shkupit, në Greqinë fqinje, me magnitudë prej 4.5 shkallëve sipas Rihterit.

Lexo më Shumë

23 November Autoritetet e qytetit sot nga Komuna e Butelit e fillojnë aksionin e madh për pastrimin e rrugëve me qëllim të uljes së ndotjes, i cili do të zbatohet në të gjitha komunat e Shkupit në periudhë prej 20 ditëve. “Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka angazhuar qindra persona të papunë të cilët së bashku me ndërmarrjet publike kompetente do ta zbatojnë këtë aksion. Kjo është njëra ndër masat afatshkurtra kundër ndotjes së Shkupit për këtë dimër”. Personave të angazhuar do t’u sigurohet honorar, kompensim për ushqim dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trust” dhe “Sopoti”. Lënda “Sopoti”, është nga viti 2003 kur dy ushtarë polak dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën kur automjeti terrenor i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar me terrorizëm. Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot. “Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën “Sopoti” PPS, pasi që në opinion janë publikuar bisedime të funksionarëve qeveritar…

Lexo më Shumë