Qeveria e Maqedonisë dhe ajo bullgare kanë mbajtuar sot seancën e parë të përbashkët në Strumicë. Pas përfundimit të seances, dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov kanë mbajtuar edhe një konference të përbashkët, ku janë shprehur se aktivitetet e këtilla kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha sferat, përcjell Almakos.
Si qeveritë dhe politikanët respektojmë karakterin laik dhe nuk duam të ndërhyjmë në punën dhe bashkëpunimin e të dy kishave, i inkurajojmë ata që të gjejnë një zgjidhje në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësisë, u shprehën kryeministrat maqedonas dhe bullgarë Zoran Zaev dhe Borko Borisov në Strumicë.
Lidhur me letrën që Kisha Ortodokse Maqedonase e Ohrit i referohej Kishës Ortodokse Bullgare, Kryeministri Zaev tha se ajo është punë e krerëve të kishave dhe puna e politikanëve është që të inkurojnë ata që të gjejnë zgjidhje, në frymën e marrëveshjes së nënshkruar për fqinjësi të mirë
“Shpresoj që njohja e ndërsjellë do të na vijë, pyetja është mes dy kishave. Ne jemi të inkurajuar që të gjejmë një zgjidhje në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësisë mes dy vendeve”,tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjejet e gazetarëve..
Dhe kryeministri bullgar Borisov theksoi se ata nuk duan të ndërhyjnë në punën e kishave, por do të jenë të lumtur që të dy kishat të bashkëpunojnë, pasi të dy vendet kanë tashmë bashkëpunim në plan politik.
“Ne nuk ndërhyjmë në punët e kishës. Ne do të na vinte mirë nëse kishat tona do të punojnë dhe do të ndihmojnë njëra-tjetrën dhe do të predikojnë bashkërisht, siç bëjmë në sferën politike”, tha Borisov.
Ai falemenderoi gjithashtu peshkopin e Shën Naumit dhe peshkopët e tjerë nga të cilët dy delegacionet u pritën sot në Manastirin e Strumicë./Almakos

