Seanca për rastin e “Sopotit” është shtyrë për më datë 20 dhjetor. Vendimi është marrë për shkak se dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili sot duhej të dëshmoj para gjykatës, i kishte skaduar afati i letërnjoftimit, raporton Televizioni SHENJA.
Letërnjoftimit të Bajramit para 3 muajsh i kishte kaluar data e përdorimit dhe me vete nuk kishte asnjë dokument tjetër identifikimi. Gjykatësja Diana Grueska Ilieska refuzoi që ta marrë në pyetje, prandaj ajo caktoi një datë tjetër, në të cilën ai do të ketë me vete dokument identifikues. Avokati Vullnet Paçuku bëri të ditur se në këtë seancë u shqyrtuan si dëshmi deklaratatat paraprakisht të dhëna nga dëshmitarët e tjerë mes të cilëve edhe të deputetit të atëhershëm Hajrulla Misimi, i cili ka qenë kryetar i Komisionit Anketues, që vërtetoi për të gjitha lëshimet e bëra nga ana e anëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përndryshe, rasti “Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën “Sopoti” PPS, pasi që në opinion janë publikuar bisedime të funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast.
“Sot seanca u zhvillua deri në një moment, kur gjykata vërtetoi se dëshmitari Ramadan Bajrami nuk ka letërnjoftim I cili vlen dhe për këtë arsye nuk mund të vërtetoj identitietin e tij dhe e urdhëroi që në seancën e ardhëshme ta marrë pasaportën, në bazë të së cilës të vërtetoj identitetin dhe të pranohet si dëshmitar. Pasi të dëshmoj Ramadan Bajrami ne si mbrojtëse ne si mbrojtëse do të duhet të pononcohemi lidhur me dëshmitë e propozuara nga PSP, dëshmi material dhe lidhur me propozimin e tyre, që si dëshmitar të dëgjohen edhe anëtarët e sigurimit shtetëror”, deklaroi avokati Vullnet Paçuku.

