22 November
Në vend që të rindërtohet, Bit Pazari çdo ditë e më shumë është duke u shkatërruar. Disa lokale që tash e një muaj kanë filluar të rindërtohen janë lënë në harresë dhe ai vend i ngjan një deponie. Nga Ndërmarrja “Skopsi Pazar” që menaxhon me tregjet në Shkup arsyetohen se janë duke u bërë parapërgatitje për të filluar ndërtimi i Bit Pazarit por nuk japin më shumë sqarime mbi këta lokale dhe se pse ai vend është lënë në këtë gjendje. Në anën tjetër shitësit thonë se këta mbeturina na pengojnë shumë dhe largojnë blerësit nga tregu.
“Na pengojmë po skemë çka të bëjmë. “Pazari i Shkupit” i ka prishur, pse kush mundet tjetër t’i prishë?”, tha një shitës.
“Ata e kanë paguar vendim nga 5 mijë marka, siç ishte në atë kohë, dhe tani e kanë lenë kështu. Kështu rrinë afër 2 muaj dhe kjo do të shkojë shumë kohë për t’i rregulluar, edhe pse na kanë premtuar se për 5 muaj do të rregullohen”, u shpreh një tjetër shitës.
Nga Shoqata e tregtarëve thonë se kjo dukuri nuk duhet të lejohet pasi që mbeturinat e grumbulluara mund të sjellin ndonjë epidemi. Nga kjo shoqatë thonë se projekti i Bit Pazarit nuk ka filluar akoma të realizohet dhe kërkojnë që dyqanet që janë prishur të rindërtohen nga “Skopski Pazar”, ndërmarrje që që është përgjegjëse për shitjen e tyre.
Kjo në asnjë mënyrë nuk tolerohet dhe nuk lejohet që të behet ashtu ngatërrese. Është me të vërtete një fotografi shumë e keqe, është një dukuri shumë e dëmshme si për personat që gravitojnë në atë hapësirë po ashtu edhe për qytetarët që gravitojë në atë hapësirë. Nga ai bërllok aty mund të paraqitet dhe çfarëdo lloj sëmundje – dekalroi Ekrem Dolek, kryetra i shoqatës Pararxhive.
Nga Komuna e Çairit gjatë ditës së sotme nuk pranuan të prononcohen se kush e ka bërë rrënimin e dyqaneve dhe nëse “Skopski Pazar” ka leje ndërtimi e tyre. Projekti i Bit Pazarit është premtuar që nga viti 2010. Që atëherë e deri më tani është paralajmëruar disa herë fillimi i punëve por në terren ata kanë ngecur.
Senat Zylbehari

