“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kështu janë shprehur Prokurorët e SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imunitetin i ish numrit dy të qeverisë. Burime nga brenda mbledhje së Këshillit të Mandateve, që po zhvillohet me dyer të mbyllura Prokurorët kanë deklaruar se pozita e saj është rënduar. “Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK. vijon
Author: almakos
Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt.Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme. “Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736,…
I arrestuari Artan Grubi, i cili u dorëzua këtë mëngjes rreth orës 06:00 të mëngjesit në pikën kufitare të Bllacës, po mbahet në burgun në Shutkë vetëm me një të burgosur tjetër, për arsye sigurie. Pranë qelisë së tij të burgut ka një roje sigurie speciale, 24 orëshe. Siç i thonë për “Sakamdakazam.mk” nga burgu i “Shkupit” në Shuto Orizare, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi u pyet nëse nuk ndihej i sigurt me ndonjë nga të paraburgosurit, domethënë nëse kishte ndonjë dijeni se në burg kishte një person ose më shumë persona nga të cilët ndihej në rrezik. “I paraburgosuri Artan…
Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë protestës së Partisë Demokratike të organizuar më 20 shkurt, ku mes tyre ishin edhe tre tëmitur. Në total nga 18 protestues, u vlerësua si i paligjshëm arresti për 9 prej tyre, ndërsa për 9 të tjerë u vlerësua i ligjshëm. Ndërkohë nuk u caktua mase sigurimi për 1 protestues, ndërsa për 17 të tjerë u caktua mase sigurimi detyrim paraqitje.
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas shembjes së rrugës Përrenjas-Librazhd, e cila është bllokuar që prej së shtunës dhe për lajmet se ai do të udhëtojë sot drejt Korçës me helikopter. Në një postim në “X”, Rama shprehet se udhëtimi i tij me helikopter drejt Korçës ishte planifikuar kohë më parë, pasi siç thotë ai, do të shoqëroj një grup investitorësh, madje edhe drejt Vlorës. Rama thotë se do të udhëtojë me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili, sipas tij, “me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit”. “Nga Korça edhe në Vlorë, për…
Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që permes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet. “Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin…
Një natë tragjike ka shënuar e diela në Kosovë, ku tre persona humbën jetën në incidente të ndara brenda pak orësh. Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spital rreth orës 18:40. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku 18-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie. Më vonë, në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit…
Pas arrestimit të Artan Grubit, kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Ata thonë se BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë për çfarë është gati flasë Grubi. “Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet…
Mëngjesin e së hënës është raportuar një alarm për bombë në Gjimnazi 7 Marsi në Tetovë.Sipas informacioneve fillestare, nxënësit janë evakuuar nga objekti, ndërsa në ambientet e shkollës ndodhen forca policore që po kryejnë kontrollet përkatëse.Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Situata po monitorohet dhe priten informacione zyrtare në vazhdim. MARKETING
Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë. Mësohet se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor. Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë…
MPB në faqen e saj e ka konfirmuar arrestimin e Artan Grubit, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kanë deklaruar nga MPB. MARKETING
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi.“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kanw deklaruar nga MPB. MARKETING

