Author: almakos

Shoqata Kulturore Vizioni-M ka njoftuar se në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria kanë organizuar një aktivitet të radhës lidhur më çështjen Çame. Ja dhe njoftimi i plotë:Shoqata Kulturore Vizioni-M ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria me tematikën “Çamëria dhe problemi Çam sot”, një aktivitet i radhës për të përkujtuar perpecitë dhe historinë e Çamëve, si dhe thirrjen e tyre për drejtësi.Në përpjekje për të mbajtur gjallë ndodhitë rreth Çamëve, kësaj radhe kemi nderin të kemi këta ligjërues:z. 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐭𝐚 – historianz. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚 – kineast,…

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për rrëmbim me qëllim përfitimi pasuror. Të pandehurit Sulejman Sina, Idajet Mashollari, Klinton Sina dhe Nikoleta Begolli do të përballen me akuzën për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” Si ndodhi ngjarja? Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases A.V., e cila denoncoi se vëllai i saj, shtetasi Edvar Agalliu kishte telefonuar bashkëshorten duke i kërkuar me urgjencë 2 milionë lekë, pasi ndodhej në rrezik për jetën dhe vetëm pas pagesës mund të kthehej i…

Lexo më Shumë

Gianluca Soncin hyri me forcë  në shtëpinë e ish-partneres së tij, Pamela Genini, në Milano, mbrëmjen e së martës duke përdorur çelësat që i kishte bërë kopje fshehurazi disa javë më parë. 52-vjeçari më pas e vrau atë. Pikërisht në atë moment, ajo po fliste në telefon me ish-të dashurin e saj, të cilit i kishte besuar frikën, sulmet dhe kërcënimet me vdekje të biznesmenit. Pamela Genini e mbylli papritur telefonatën. Mesazhi i fundit i dëshpëruar “Kam frikë, ai i ka bërë një kopje të çelësave të mi. Hyri me forcë. Telefono policinë”. Ky ishte mesazhi i fundit i dëshpëruar që ajo i…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.

Lexo më Shumë

Tensionet e ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Shqipërisë dhe Serbisë kanë kaluar përtej stadiumit, duke rezultuar në një incident të dhunshëm në Cyrih, ku një familje shqiptare u sulmua nga një tifoz serb. Çfarë ndodhi pas fishkëllimës së fundit? Ndeshja e zhvilluar të shtunën në mbrëmje përfundoi me një fitore 1-0 për Shqipërinë, një rezultat që shkaktoi gëzim te tifozët shqiptarë, por gjithashtu tensione të mëdha në mesin e tifozëve serbë. Atmosfera e nxehtë u ndje edhe jashtë stadiumit, veçanërisht në Cyrih. Pas përfundimit të ndeshjes, një familje shqiptare, e përbërë nga një baba, një nënë dhe vajza…

Lexo më Shumë

23:32 | 15 Tetor 2025E.HÇfarë e bën të fuqishme një pasaportë? Qartazi, hapja ndaj udhëtimeve, aftësia për të shkuar sa një vend në tjetrin me një kalim të shpejtë, pa vizë. Henley Passport Index është një nga renditjet që mat forcën e një pasaporte dhe për herë të parë në 20 vjet, pasaporta amerikane ka rënë nga dhjetëshja kryesore. Tani lista kryesohet nga tre vende aziatike: Singapori që ofron kalim pa viza në 193 destinacione, Koreja e Jugut me 190 vende dhe Japonia, 189. SHBA-të janë në vend të 12-të bashkë me Malajzinë. Të dyja ofrojnë kalim pa viza në…

Lexo më Shumë

Koalicioni AKI sonte mbajti tubimin qendrore në komunë e Çairit. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Bujar Osmanit, i ka rënë një barrë shumë e rëndë për ta bërë ndryshimin e ndryshimit të rrejshëm.Ai tha se në takimet me njerëzit ka ndjerë zhgënjimin e thellë të atyre që dikur votuan për “ndryshim”, por morën si shpërblim “poshtërim”.“Votuam për ndryshim dhe morëm poshtërim. U zhgënjyen njerëzit, por jo deri në fund. Prandaj unë, Ali Ahmeti, i ftoj të gjithë ata që besuan, që shpresuan, që u mashtruan të mos dorëzohen.”, deklaroi Ali Ahmeti.Ahmeti theksoi se më 19 tetor është momenti…

Lexo më Shumë

Për shumicën e njerëzve, prezantimi është një formalitet i shkurtër, një shkëmbim emrash që zgjat vetëm disa sekonda. Por për Laurence Watkins, kjo është një sfidë që kërkon durim, frymë dhe kohë. Watkins, një 60-vjeçar nga Auckland, Zelandë e Re, mban rekordin botëror për emrin më të gjatë personal, i cili përmban plot 2253 fjalë. Për të shqiptuar të gjithë emrin e tij të plotë, ai ka nevojë për rreth 20 minuta, një fakt që u bë i njohur për herë të parë në martesën e tij të parë në vitin 1991. Gjatë asaj ceremonie, celebruesi kishte regjistruar paraprakisht emrin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në takimin e sotëm në Qeveri me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula Von der Lejen, theksoi se shteti pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane me dekada.Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, gjatë takimit u diskutua për perspektivën evropiane, përparimin e proceseve reformuese, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. “Vizita e kryetares së Komisionit Evropian…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka pesë vite për t’u përgatitur për një luftë të mundshme, sipas një plani ushtarak të përgatitur nga Komisioni Evropian dhe që do të paraqitet nesër në Bruksel. Plani, i zbuluar nga Politico, titullohet “Udhërrëfyesi i gatishmërisë së mbrojtjes 2030” dhe parashikon që deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë “një qëndrim mbrojtës mjaftueshëm të fortë, të aftë për të penguar në mënyrë të besueshme kundërshtarët e saj dhe për t’i përgjigjur çdo veprimi agresiv”. Dokumenti që pritet të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve të enjten, do të diskutohet nga udhëheqësit e BE javën e ardhshme. Ai…

Lexo më Shumë

Nëse ndonjëherë ka pasur një moment që e ka tejkaluar kufirin e normalitetit në politikën shqiptare, ai ndodhi gjatë një emisioni live me analistin Fahri Balliu. Një incident i papritur, që u bë viral në rrjetet sociale, ka ngjallur reagime të shumta dhe ka bërë që publiku të reflektojë mbi natyrën e debatit publik në vend. Gjatë diskutimit për kandidatin e pavarur, Balliu, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, u përball me një situatë të papritur që e bëri debatin të merrte një kthesë të papritur. Incidenti, i cili përfshinte një moment të papërshtatshëm, u shfaq si një…

Lexo më Shumë