Author: almakos

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim.me shpejtësi mesatare 3 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

21:34 | 22 Shkurt 2026E.GNjë majmun i vogël, vetëm gjashtë muajsh, ka prekur zemrat në mbarë botën pasi u braktis nga nëna e tij në Ichikawa City Zoo në Japoni. I vetmuar dhe i refuzuar nga grupi, ai gjeti ngushëllim duke përqafuar një lodër pelushi në formë orangutani, e cila u bë shoku i tij i pandashëm. Videot virale treguan vogëlushin duke fjetur dhe lëvizur gjithmonë me lodrën në krah, ndërsa kujdestarët përpiqeshin t’ia lehtësonin ankthin. Por pas një periudhe të vështirë, Punch më në fund thuhet se u pranua nga një grup majmunësh të rritur. Pamjet tregojnë se si…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj thirjeve raciste në ndeshjen e futbollit KF Bashkimi dhe KF Vardar ku për shqiptarët u kërkuan dhoma gazi dhe “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “vrisni shqiptarët”. Ahmeti në postimin e tij kërkon pëgjegjsi pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim dhe kjo është një tendencë për ta kaluar në heshtje edhe këtë. “A ka reagim dhe dënim për thirrjet skandaloze “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët”, “vrisni shqiptarët”, apo edhe kjo do të kalohet me…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, duke komentuar ngjarjet e djeshme në ndeshjen Vardar-Bashkimi, ku shqiptarët u fyen gjatë tërë ndeshjes, ka deklaruar se, koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme “Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë. Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato. Presim nga Federata e…

Lexo më Shumë

Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi për mbledhjen e Këshillit vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e SPAK. Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë autoriteteve për të nisur procedurat e arrestimit të Ballukut, qoftë në burg, në shtëpi apo për kontroll banese. Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren.…

Lexo më Shumë

Djali që dyshohet se shkeli perimetrin e sigurisë në resortin Mar-a-Lago, pronë e presidentit Donald Trump, në Palm Beach të Floridës, është identifikuar si Austin Tucker Martin, 21 vjeç, nga Karolina e Veriut, sipas një burimi pranë hetimit. Sipas të njëjtit burim, i riu ishte raportuar i zhdukur ditët e fundit. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur agjentë të United States Secret Service dhe oficerë të policisë lokale e konstatuan 21-vjeçarin pranë portës veriore të rezidencës. Gjatë ndërhyrjes, efektivët hapën zjarr dhe ai mbeti i vrarë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt deklaroi se Shërbimi Sekret “veproi…

Lexo më Shumë

Rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhd, kanë shkaktuar dëmtime në disa segmente infrastrukturore, duke prekur rrugën kombëtare, një shtyllë të tensionit të lartë dhe një pjesë të linjës hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar segmenti rrugor në aksin që lidh Librazhdin me Prrenjas, si dhe zona e aksit Qukës–Qafë Plloçë. Po ashtu, është konstatuar dëmtim në bazamentin e një shtylle 110 kV, e cila është pjesë e rrjetit të transmetimit të energjisë. Rrëshqitjet kanë prekur edhe një segment të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd–Prrenjas–Gur i Kuq, konkretisht në pjesën Librazhd–Xhyrë, ku janë evidentuar deformime të trasesë…

Lexo më Shumë

Ndonëse aktualisht, uniformat e policisë janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në to mungon gjuha shqipe, uniformat e reja të policisë në qytetet ku shqiptarët janë së paku 20% do të jenë edhe në gjuhën shqipe, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të pyetur nga TV Shenja nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjuha shqipe do të implementohet në uniformat e reja për të cilat thirrja publike ka dështuar për të tretën herë me radhë. Gjithashtu nga ministria thonë se në përputhje me planin e prokurimeve publike për vitin 2026, planifikohet procedurë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë(LSDM), Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se para rreth një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se ia ka dorëzuar pëlqimin shtetëror konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, Dushan Adamoviq. Kuzeska ka ngritur pikëpyetjen se kush është Dushan Adamoviq dhe pse pikërisht ai është zgjedhur për konsull nderi?. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-së ‘’Në platformën X mund të gjenden postime të vjetra të Adamoviqit ku ai thotë, citoj ‘Maqedonia serbe’ ka qenë e pushtuar. Kjo është një skandal më vete, por vazhdojmë më tej. Adamoviq…

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, e sulmon me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale. Sipas pamjeve, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij, tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur përballet me sulmin e papritur. Në vendngjarje ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar, si dhe një person tjetër, të cilët shihen pranë skenës së krimit. Ngjarja…

Lexo më Shumë

Këtë javë, numri i rasteve të raportuara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni vazhdon të bjerë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas raportit të fundit, këtë javë u regjistruan 1,150 raste të reja, që është një rënie prej 11.9 përqind krahasuar me javën e kaluar, kur u raportuan 1,306 raste. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, kur u raportuan 2,726 raste, rënia është e ndjeshme – 57.8 përqind. Analiza sipas grupmoshës tregon se kategoria më e prekshme janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç me 621 persona të infektuar, të…

Lexo më Shumë

Është gjetur rreth mesditën e sotme (22 shkurt) trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi kishte dhunuar nënën e tij duke e goditur me grushte në fytyrë. Lajmi është konfirmuar për mediat italiane nga burime të zjarrfikësve. Viktima është Riccardo Merkuri, i cili pas agresionit ishte larguar nga banesa me makinën e tij tip “Mercedes”. Ai kishte lënë telefonin celular në shtëpi në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, i riu kishte humbur çdo gjurmë. Hipoteza e…

Lexo më Shumë