Deputeti i Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim, është në rritje e sipër, ndërsa kundërshtari politik, grupimi VLEN, po regjistron rënie të mbështetjes. “Ne diskutuam në këtë studio pas zgjedhjeve lokale për inxhinjeringun zgjedhor. Dëshmia e kontinuitetit të qëndrimeve dhe politikave tona është se BDI po rritet në çdo hulumtim dhe matje të opinionit të kryera nga organe relevante, jo të porositura nga partia jonë. Ndërkohë, dy muaj pas zgjedhjeve, VLEN ka një rënie të mbështetjes. Kjo është një dëshmi e konstancës tonë politike,” deklaroi Bexheti. /SHENJA/
Author: almakos
Një lokal është përfshirë nga flakët në Lungomare në Vlorë mbrëmjen e kësaj të hëne, 23 shkurt. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit. Flakët janë përhapur me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende…
Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i parë, do të qëndrojë në arrest shtëpiak në kuadër të hetimeve për rastin e Lotarisë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë. Vendimi për zëvendësimin e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak vjen pasi mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë sigurie, ndërsa organi i akuzës dha pëlqimin për këtë propozim. Sipas njoftimit të Prokuroria Themelore Publike Shkup, i dyshuari i dytë në këtë rast është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionet kompetente. Me kërkesë të tij, përmes mbrojtjes, ai është…
I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është aktualisht. Në Fletoren Zyrtare është publikuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), që rregullon procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme për individët. Ky udhëzimi përcakton: Udhëzimi përcakton se mënyrat e rivlerësimit do të jenë pranë ASHK-së (me çmimet minimale fiskale) ose nga ekspert i licencuar. Në udhëzim përcaktohet se në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në…
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është palë kundërshtare e bashkësisë akademike, përkundrazi, në bashkëpunim me universitetet synon ta përfundojë Ligjin për Arsimin e Lartë. Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, para fillimit të debatit të katërt publik, i cili u mbajt sot në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ministrja theksoi edhe një herë se gjithçka që grupi i punës e konsideron të pranueshme do të përfshihet në versionin e ri të Ligjit, i cili më pas do të ripostohet në ENER për disa ditë. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës “Ditët e…
Një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të drogës është çmontuar sot nga autoritetet në Itali, gjatë një operacioni me shkallë të gjerë, që çoi në 7 të arrestuar dhe në total 20 persona nën akuzë, ku shumica hetohen me masa më të buta sigurimi. Sasitë e narkotikut trafikoheshin edhe nga Shqipëria për në Bari, ku baza u gjet në zonën e Montesilvano dhe u shkatërrua. Fokusi i operacionit, i quajtur konvencionalisht “Rondò”, është kryesisht në dy figura të spikatura kriminale, të dy me origjinë shqiptare, të cilët tani janë të vendosur fort në zonën e Montesilvanos, duke përfshirë edhe përmes…
Në çdo muaj të gjysmës së dytë të vitit 2025 janë realizuar të ardhura më të larta nga qiradhënia e pasurive të paluajtshme në vend, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo, sipas Agjencisë për kadastër të pasurive të paluajtshme, e thekson stabilitetin e tregut, rritjen e kërkesës për qira dhe përmirësimin e arkëtimit, përkatësisht rritjen e çmimeve të qirasë. Analiza e të dhënave të AKPP-së për tregun e qirasë së banesave tregon dallime të konsiderueshme në numrin e banesave të dhëna me qira dhe në lartësinë e qirasë sipas komunave. Në komunat urbane dhe ekonomikisht më të…
Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Muhamed Ali, sot u takua me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha. Siç informoi QMK, në takim u diskutua për forcimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përballjes me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe fuqizimin e sistemit për menaxhimin e krizave, “Në takim u theksua nevoja për koordinim më të fuqishëm institucional dhe qasje strategjike në hartimin e politikave që do të kontribuojnë në mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor dhe menaxhim më efikas të rreziqeve dhe krizave, veçanërisht në kushtet e pasojave të shtuara nga ndryshimet klimatike. Të…
Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendosjen e pagesës prej 3 euro për familjarët përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK. Kjo masë ka ngjallur reagime të forta nga shoqëria civile, e cila e sheh këtë tarifë si një barrë të panevojshme për familjet që përballen me situata të vështira shëndetësore. A është e drejtë që ata që kujdesen për të dashurit e tyre të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas? Reagimi i PRAK-ut thekson se përcjellësit e pacientëve nuk janë thjesht vizitorë, por shpesh janë të domosdoshëm për…
Kishte deklaruar se është i pastër si loti dhe se është larguar nga vendi për vizitë pune. Pas një viti e dy muajsh u vetëdorëzua. Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, i dyshuar për përvetësimin e mbi 8 milionë eurove në “Lotarinë Shtetërore”, herët në mëngjes, u privua nga liria në pikën kufitare “Bllacë” dhe u dërgua në paraburgim në Shutkë. Ndaj tij ishin caktuar 30 ditë paraburgim në mungesë, derisa ai ishte në arrati. MPB “Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë, në hyrje të shtetit, u privua nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me…
Dorëzimi i ish zv/kryeministrit, Artan Grubi, nuk ka kaluar pa reagime as edhe nga partitë politike në vend. Ish partia e tij BDI, përshëndet vendimin e Grubit për t’u kthyer në vend. “BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin, se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike”, theksohet në komunikatë. BDI “Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë…
Nga burgu i Shutkës, ish zv/kryeministri Artan Grubi është dërguar në Prokurorinë, ku po merret në pyetje.Grubi së bashku me ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, dyshohej për një krim prej tetë milionë eurosh për porositjen e pajisjeve VLT.Grubi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar dhe iu caktua paraburgim në mungesë për 30 ditë.Hetimi për “Lotarinë Shtetërore”, siç njoftoi ish-prokurori publik i shtetit, ka përfunduar dhe pritej ekstradimi i Grubit. MARKETING

