Author: almakos

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thi.kë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.…

Lexo më Shumë

Bastisjet antidrogë në zonën e Teramos dhe Chieti kanë vijuar prej disa ditësh, duke e çuar në 9 numrin e personave të arrestuar, nga të cilët 8 janë shqiptarë. Aksioni kryhet nga karabinierë e Njësisë Hetuese të Operacioneve, duke ekzekutuar urdhrat e arrestit të prokurorisë. Fillimisht u arrestuan dy çifte shqiptarësh dhe më pas numri shkoi në 8 persona, nga të cilët 4 janë gra, po shqiptare dhe i nënti është një italian. Hetimi për trafikimin e drogës përgjatë brezit bregdetar të Teramos, i koordinuar nga zyra e prokurorit, filloi në vitin 2024 pas arrestimit në Roseto degli Abruzzi, një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ku po merr pjesë në protestën gjithëkombëtare “Drejtësi për Çlirimtarët”, u prit në një takim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në rajon, proceset euroatlantike, si dhe për rolet e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërfqinjor. Ahmeti e përgëzoi presidentin Begaj për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, duke theksuar se është jetike që edhe Maqedonia e Veriut të ecë përkrah Shqipërisë në…

Lexo më Shumë

dministratori i klinikës dentare “Dental Turk” është arrestuar nga policia me akuzën se ka kryer evazion fiskal dhe ka përdorur produkte të skaudara. [embedded content] Në pranga ka rënë shtetasi, Adnan Yizdizoglu, ndërsa në hetim janë vënë koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë. Sipas Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u zbuluan produkte dentare të skaduara, të përdorura gjatë shërbimeve ndaj pacientëve, si dhe shkelje të rënda fiskale. Konkretisht, u sekuestruan 300 shishe me produkte, të cilat nuk kishin fatura zhdoganimi dhe vlerësohen në rreth 100,000 euro. Gjithashtu, u gjetën mandate të pafiskalizuara, duke ngritur dyshime…

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit hapi linjën linjën telefonike falas 0800-54321, ku qytetarët mund të raportojnë shkeljen e të drejtës së votës. Linja do të jetë e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Përveç përmes telefonit, qytetarët do të mund të raportojnë një shkelje të të drejtave të tyre të votimit personalisht në shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip. “Qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat vijues të telefonit për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032…

Lexo më Shumë

Vullnet Muça, i cili u arrestua më 2 Tetor me kërkesë të SPAK për tjetërsim pronash, ka dëshmuar në GJKKO gjatë seancës së sotme lidhur me atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji dhe ngjarjet kriminale ku dyshohet se është përfshirë vëllai i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ai ka deklaruar se të akuzuarin si të përfshirë në atentat, Plarent Dervishaj e njeh si kontigjent kriminal. “Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka pasur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare”, deklaroi Vullnet Muça. Sa i përket vrasjes së Edmir Bregut,…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme në Maqedoni do të përdorë gjithashtu dronë për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh. Siç njoftojnë nga MPB, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. “Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret…

Lexo më Shumë

Dy persona të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, kanë folur sot në GJKKO, ku kanë dhënë edhe versionet e tyre për ngjarjen. Julian Meçaj shpreh pakënaqësinë e tij për praninë e dëshmitarëve në proces. “Kanë ardhur të gjithë këta dëshmitarë, kur asnjëri prej tyre as me njeh dhe as i njoh, unë tani s’po di të mbroj vetën time. Nuk ka logjikë, e gjitha këtu shkelet parimi i procesit të drejtë ligjore. Mos na ofendoni inteligjencën, unë se kuptoj për çfarë vijnë”. vijon

Lexo më Shumë

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, që përfundoi i plagosur nga atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019, ka dëshmuar në GJKKO. Vullnet Muça:  Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që ka qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin. Po vinte nga rruga e plazhit. Pasi shkova në spital na ra si…

Lexo më Shumë

Një pajisje që përmbante afërsisht një kilogram eksploziv u vendos pranë makinës së prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci, duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. Pajisja shkatërroi makinën e gazetarit dhe automjetin e vajzës së tij, që ishin të parkuara para shtëpisë së tyre në Pomezia. Nga hetimet paraprake rezulton se pajisja ishte vendosur midis makinës që Sigfrido Ranucci dhe një porte. Karabinierët kanë sekuestuar kamerat e sigurisë mbikëqyrjes që mund të kenë filmuar vendosësin e bombës, raporton La Repubblica. “Rikonstruktova ngjarjet e djeshme me karabinierët. Ka një listë të pafundme kërcënimesh, të llojeve të ndryshme, që kam marrë, të cilat gjithmonë i kam…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi repartin e epidemiologjisë në Gostivar, ku edhe vetë mori vaksinën kundër gripit sezonal.“Sot ndodhem në Gostivarin tim të lindjes, ku edhe u vaksinova dhe përmes shembullit personal dua të theksoj rëndësinë e vaksinimit në kohë, si masë më efektive parandaluese për mbrojtjen e shëndetit. Apeloj qytetarët që të mbrohen me kohë nga gripi sezonal, veçanërisht i ftoj personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut, të paraqiten përmes aplikacionit vakcinacija.mk ose tek mjeku i tyre amë,” tha gjatë vizitës ministri Azir Aliu. Në nivel shtetëror, deri më tani janë paraqitur rreth 49 mijë qytetarë për…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton sot ankimin e bërë nga Ilir Meta ndaj vendimit të GJKKO-së, që e la atë në arrest me burg. Meta përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtjes, Kujtim Cakrani. Ish-Presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet aktualisht në paraburgim, pas një mase sigurie të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve të SPAK, ku ai akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me korrupsionin. Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e…

Lexo më Shumë