Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kanë vlerësuar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili pas më shumë se një viti arratie u paraqit vetë në pikën kufitare “Bllacë” dhe u dorëzua, nuk do të ishte i sigurt në paraburgim në “Shutkë”, prandaj kanë propozuar arrest shtëpiak.
“Kushtet e tilla në rastin konkret ishin të përmbushura, pasi sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet lidhur me këto rreziqe janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake. Për Prokurorinë është me rëndësi të veçantë që ky i dyshuar është i siguruar dhe ndaj tij vazhdon ndjekja penale për dyshimet për kryerjen e veprës penale – Përvetësim në shërbim sipas nenit 354 të Kodit Penal. Për të është zhvilluar hetim financiar dhe është siguruar pjesa më e madhe e provave të nevojshme, në të cilat mbrojtja tashmë ka kryer shqyrti”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Nga atje sigurojnë se Prokuroria është organ i pavarur dhe vepron në përputhje me kompetencat ligjore, duke apeluar për përmbajtje në komente.
– Për Prokurorinë është me rëndësi të veçantë që ky i dyshuar është i siguruar dhe ndaj tij vazhdon ndjekja penale për dyshimet për kryerjen e veprës penale – Përvetësim në shërbim sipas nenit 354 të Kodit Penal. Për të është zhvilluar hetim financiar dhe është siguruar pjesa më e madhe e provave të nevojshme, në të cilat mbrojtja tashmë ka kryer shqyrtim – shtojnë nga atje.
Data 01.10.2026
Aktuale
- Prokuroria e Fierit i sekuestron llogarinë bankare me 2.6 mln euro dhe një automjet luksoz “Bentley” biznesmenit Kastriot Hasko
- VLEN: Haraçina ka zgjedhur zhvillimin- stadiumi do të ndërtohet
- Pas publikimit të videove intime të shpërndara në rrjet, Ardian Lilës i ndodh e papritura: Jam i tronditur…
- Trump shqyrton ndalimin e eksporteve të naftës dizel, paralajmëron për ndikimin në çmimet e benzinës
- Dalim pamjet, Eli Fara në momente int’ime më Adrian Hilën
- FOTO/ Mjafton një rezervuar për të kuptuar se çfarë shteti e pushteti kemi!
- Tragjedia e Chad Lowe: Humbja e vajzës së tij 13-vjeçare trondit familjen dhe miqtë
- Thirrje për protestë masive në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale



