Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 06:15, shtetasi Andi Bega 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte. Si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Nga goditja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur…
Author: almakos
Qytetarëve u rekomandohet që të hënën ta përshtatin rutinën e mëngjesit sipas orarit të ri dhe të kontrollojnë cilësimet e zonës kohore (Europe/Skopje) në pajisjet e tyre, për të shmangur ndonjë keqkuptim në takime apo angazhime të planifikuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 31-vjeçarit Arbër Havolli, i cili që nga shtatori ishte në kërkim për një rast vrasjeje në Llapashticë e Epërme të Podujevës. Sot, njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar gjatë një operacioni të organizuar në kryeqytet. Arrestimi i tij vjen pas dyshimeve të bazuara për përfshirje në veprën penale të vrasjes, ndërsa veprimet e mëtejshme do të merren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës. Viktima ishte identifikuar si Bashkim Spahiu, banor…
EMISIONI VETTING Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nxjerr në pah një tablo të gjerë shkeljesh administrative, neglizhencash të përsëritura dhe mungesë përgjegjësie institucionale. Auditimi evidenton një sërë problematikash të rënda që lidhen me mënyrën se si funksionon administrata tatimore në praktikë. Auditi vëren se procedurat e kontrollit tatimor janë jashtë afateve ligjore. Hetimet tatimore zgjasin me muaj e vite përtej kufirit gjashtëmujor të parashikuar nga manuali i brendshëm, duke krijuar një stok të madh dosjesh të pezulluara që shkon deri te 805 kontrolle të mbetura në proces nga viti 2017. Kjo situatë…
Partia opozitare LSDM ka akuzuar Qeverinë se po e fsheh nga opinionin bisedimet që po zhvillon me Britaninë e Madhe për pranimin e migrantëve në vend. Nga LSDM thanë se pas informatave që kanë, tema e migrantëve ka qenë në fokusin e takimeve që delegacioni qeveritar ka zhvilluar ditët e fundit në Londër, pasi Britania e Madhe ofron investim stategjik për vendet e rajonit, por se kjo vjen në pako me bisedime dhe oferta për hapjen e kampeve për migrantë. “Meqë qeveria jonë pothuajse një vit po negocion për lloje të tilla huash dhe investimesh, dhe ka paralajmëruar një kredi…
Bajram Rexhepi, kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, i cili do të përballet në raundin e dytë me Bilall Kasamin, zhvilloi takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Rexhepi theksoi përkushtim si asnjëherë, duke shfaqur bindjen se do të fitojë “Të angazhuar, të përkushtuar si asnjëherë më parë, drejt fitoreve të reja!” Ai theksoi se ditët në vijim do të jenë kyçe për të siguruar rezultatin e synuar në Tetovë, ndërsa paralajmëroi angazhim të shtuar në terren së bashku me strukturat dhe partnerët politikë.
Autoritetet spanjolle njoftuan sot se trupi i një burri 56-vjeçar u gjet i varrosur në baltë, një vit pasi ishte zhdukur nga përmbytjet shkatërrimtare që kishin goditur juglindjen e Spanjës. Më 29 tetor të vitit të kaluar, rreth 240 persona humbën jetën kur rrjedhat e ujit përmbytën shtëpi, parkingje dhe automjete në periferi të Valencias, qyteti i tretë më i madh i Spanjës. Sipas një gjykate në Catarroja, një nga zonat më të prekura, burri ishte një nga tre personat ende të zhdukur, ndërsa ishte shpallur tashmë zyrtarisht i vdekur. Trupi u zbulua dje, gjatë punimeve të tokës në qytetin…
Banorët e Çashkës sot kanë edhe një herë arsye për të festuar, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka refuzuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunën e Çashkës. Bëhet fjalë për refuzimin e ankesës për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 2028 në Mellnicë të Çashkës, për venvotimet 2205/1 dhe 2205 në Jabollçishtë të Epërme dhe vendvotimin 2204 në Jabollçishtë të Poshtme. Suat Shaqiri është emri i ri, që ka thyer çdo tabu, pasi është shqiptari i parë që do të udhëheq komunën e Çashkës. Nga ana tjetër, ankesat e koalicionit të LSDM-së, përfaqësuesja e koalicionit…
Karabinierët italianë në Raguza, arrestuan një 28-vjeçar shqiptar nën dyshimin për trafik dhe posedim droge. Lëvizjet e pazakonta të të dyshuarit me mjetin e tij ngritën dyshime tek oficerët e patrullës. Mjeti ishte parkuar prej një kohe të gjatë në një rrugë me pak trafik, afër qendrës historike të rajonit Iblei. Karabinierët zgjodhën të mos afroheshin, por ta vëzhgonin në distancë, ku dalluan se i riu kryente shitje të drogës me doza. Menjëherë ndërhynë pasi e provuan dhe gjatë kontrollit zbuluan 15 doza kokaine gati për shitje, me peshë 10 gramë, së bashku me 7 doza të tjera kokaine të…
Raundi i parë i zgjedhjeve lokale tregoi se populli ka shpresa dhe pritje se nuk do t’i zhgënjejmë ose tradhtojmë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase – 23 tetor. Mickoski tha se opozita duhet të ketë kujdes kur shpreh dëshirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi ndoshta kjo dëshirë mund t’iu plotësohet. “Ndërsa opozitës do t’i lëmë kohë që të konsolidohen dhe të mendojnë nëse do të marrin guximin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, të cilat të jem i drejtpërdrejt, unë nuk i dëshiroj dhe mendoj që janë të…
Rrëfehet mes lotësh nëna e 29-vjeçares shqiptare, Savannah Kulla, e cila u vra dy ditë më parë nga ish-partneri i saj në Kanada. 29-vjeçarja shqiptare, Savannah Kulla, u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, në parkingun e një qendre tregtare të martën pasdite. Sipas mediave kanadeze, krimi ndodhi rreth orës 14:00, kur policia u njoftua për një grua të qëlluar me armë në një qendër tregtare. Viktima u shpall e vdekur në vendngjarje.Nëna e të resë, Karen Kulla, ka rrëfyer mes lotësh momentet e fundit të vajzës së saj. Ajo tregon se Savannah kishte shkuar për t’u takuar…
Kryetari në ardhje i Çashkës, Suat Shaqiri tha se meritën për këtë fitore historike e kanë popullata e cila kësaj radhe u bashkua për të zhbërë padrejtësitë shekullore, raporton SHENJA.Tha se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve dhe nuk do të bëj dallime, premtoi se do të angazhohet njëjtë, edhe për popullatën pakicë në këtë komunë.“Prandaj ne u bashkuam që të arrijmë qëllimin atë që ndoshta është e vonuar por kësaj radhe është e merituar, do të jemi zëri i gjithë qytetarëve kjo do të jetë e rëndësishme, pa anime, pa diskriminime”, deklaroi Shaqiri.Tha se pasi ta marr…

