Përplasja fatale e ndodhur tre ditë më parë në zonën e Siçilisë, mes një makine dhe kamionit të fruta-perimeve, përfundoi me një të vdekur dhe 6 të plagosur. Viktimë mbeti 24-vjeçari shqiptar Flori Topalli, emigrant, për të cilin familja ka bërë apel për ndihmë financiare me qëllim që të transportojë trupin drejt Shqipërisë për ceremoninë mortore. Kurse të plagosurit janë po shqiptarë. Mes tyre, më rëndë informohet se është shoferi 39-vjeçar i makinës ku ndodhej viktima. Ai mësohet se po transportonte bashkëatdhetarët e tij që po shkonin në punë. Ngjarja ndodhi në autostradën Naro-Camastra në të gdhirë të 1 marsit.…
Author: almakos
Efektivi i forcave “Shqiponja”, Gentjan Meda mbeti i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumëkërkuar në Maqellarë, i dënuar nga gjykata e Apelit në Romë me 6 vite e 7 muaj burg për disa vepra penale. Gjatë operacionit, efektivi i “Shqiponjave” ka rënë nga muri rrethues i banesës trekatëshe dhe u lëndua në kokë dhe në trup. Policit të plagosur fillimisht i është dhënë ndihma e parë në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës dhe më pas u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, një banore ka treguar edhe vendin ku kishte rënë polici.…
Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 7 është matur në Berovë – 3 gradë dhe në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, – 1 gradë. Zero gradë në Manastir dhe Shkup-Petrovec, 1 në Strumicë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, 2 në Prilep, Kumanovë, Veles, Pretor, Ohër dhe Shtip, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Krushevë, 4 në Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli. Në Kodrën e Diellit ka 74 centimetra borë. DPHM paralajmëroi mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për mëngjesin e sotëm, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me…
Drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela është shpallur në kërkim pasi dhunoi në zyrë Fatmir Metën, drejtorin e Ekzekutimit të Vendimeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Klesti Çela, kunati i Ergys Agasit, akuzohet se së bashku me tre persona të tjerë të paidentifikuar kanë goditur Fatmir Metën në institucion. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasin Klesti Çela, pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Meta, drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet…
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, informoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjetit, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, si dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes sipas kushteve të rrugës. MARKETING
Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar në qytetin e Dibrës. Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, 40-vjeçari Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen por nuk përjashtohet mundësia që ai të mund…
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës ka hyrë në një fazë kritike, duke lënë pas tensione dhe dilema politike. Pas takimeve të përsëritura mes liderëve të partive kryesore, ende nuk ka një marrëveshje të qartë për emrin që do të zëvendësojë presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Takimi i fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, u përshkrua si konstruktiv, por pa rezultate konkrete. Kurti theksoi se do të njoftojë publikun për çdo zhvillim të ri, duke lënë të hapur mundësinë për negociata të mëtejshme. Abdixhiku, pas takimit, theksoi se LDK-ja nuk ka numra…
Një ditë e bukur pritet sot në Kosovë, me mot të ngrohtë dhe diell që do të ndriçojë qiellin. A jeni gati për të shijuar këtë atmosferë të këndshme? Kjo është mundësia perfekte për të kaluar kohë jashtë dhe për të shijuar natyrën. Mëngjesi do të fillojë me temperatura të ftohta, duke krijuar një kontrast të këndshëm me ngrohtësinë që pritet gjatë ditës. Kjo situatë meteorologjike është tipike për këtë periudhë të vitit, kur natyra fillon të zgjohet nga gjumi i dimrit. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius, një shenjë e qartë se dimri ende nuk…
Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e tretë, në të cilën është planifikuar të diskutohet për nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. MARKETING
Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Pasdite, vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri 17 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë me diell, përveç ditës së enjte ku…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.8 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.6 lekë dhe do shitet me 110.6 lekë.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton të shkrihet në VLEN, në kuadër të procesit të shndërrimit të këtij koalicioni në një parti të vetme politike. Në një njoftim zyrtar, LD bëri të ditur se me propozim të kryetarit Mexhiti është mbajtur një takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme në rendin e ditës – zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike. Sipas njoftimit, ky vendim vjen si përgjigje ndaj, siç thuhet, kërkesës së shumicës së shqiptarëve për bashkim dhe përfaqësim më të konsoliduar…

