Author: almakos

Kryetari në ardhje i Çashkës, Suat Shaqiri tha se meritën për këtë fitore historike e kanë popullata e cila kësaj radhe u bashkua për të zhbërë padrejtësitë shekullore, raporton SHENJA.Tha se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve dhe nuk do të bëj dallime, premtoi se do të angazhohet njëjtë, edhe për popullatën pakicë në këtë komunë.“Prandaj ne u bashkuam që të arrijmë qëllimin atë që ndoshta është e vonuar por kësaj radhe është e merituar, do të jemi zëri i gjithë qytetarëve kjo do të jetë e rëndësishme, pa anime, pa diskriminime”, deklaroi Shaqiri.Tha se pasi ta marr…

Lexo më Shumë

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”. Ankimimi i tij në Apel erdhi një ditë pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim. Carkani tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme ka shqyrtuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunë e Çashkës.Ankesat e VMRO-DPMNE-së që të gjitha u cilësuan si të pa baza dhe u refuzuan njëzëri, raporton SHENJA.Nga ana tjetër ankesat e koalicionit të LSDM-së, përfaqësuesja e koalicionit i tërhoqi të njëjtat në momentin që u mbajt seanca.Sipas kësaj, në Çashkë tani më zyrtarisht ka përfunduar votimi, dhe kjo komunë për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar.Suat Shaqiri do të jetë kryetari i ri i Çashkës. MARKETING

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shqyrtuar ankesën e parë e parashtruar nga VMRO-DPMNE për komunën e Çashkës, raporton SHENJA. Bëhet fjalë për vendvotimin 2228. Njëri nga anëtarët e KSHZ-së, deklaruan se ankesa për një votues nuk ka bazë dhe nga gjendja faktike që është regjistruar pas përfundimit të zgjedhjeve, është konstatuar se ka numër të saktë të votave në kuti, me numrin e të nënshkruarve-votues. Sipas tyre në rastin konkret nuk ka asnjë bazë që në atë vendvotim ka ndodhur diçka. Anëtarja Dimitre Shehu ju drejtua banorëve të Çashkës dhe tha se në një shtet demokratik pushteti buron nga populli, qytetarët…

Lexo më Shumë

Para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve banorë të komunës së ashkës janë mbledhur në pritet të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, pasi, për garën në këtë komunë janë dorëzuar pesë ankesa.KSHZ në këto momente pritet të vendos për ankesat në Çashkë por edhe në komunat tjera.,Ankesat të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja, janë dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë.Ankesat në procesion e votimit janë për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit.Para KSHZ-së është edhe Suat Shaqiri i cili doli fitues në raundin e parë,…

Lexo më Shumë

Behgjet Pacolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës Kosova e Re. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe ish-sekretari i partisë, Vesel Makolli. Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve të Pacollit, ai ka ofruar dorëheqjen, madje e kishte kërkuar qysh nga viti 2022. “Qysh në kuvendin e fundit kur e kemi pasur në vitin 2022, presidenti Behgjet Pacolli ka kërkuar me u tërheq”, ka thënë Makolli. “Kjo ka të bëjë me punët e tij, pasi ai nuk qëndron shumë në Kosovë, po ashtu edhe aspekti shëndetësor, pasi nuk ka arritur të marrë pjesë edhe në…

Lexo më Shumë

Një fëmijë 7-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Itali, ndërsa babai i tij, 34 vjeç mbeti i plagosur rëndë. Mediat italiane raportojnë se një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije u përplas me fort me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar. Paraprakisht raportohet se fëmija, që ndodhej në sediljen e pasme, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Sipas hetimet paraprake, dy makinat u përplasën për të shmangur një skuter që po kthehej drejt një pike karburanti./euronewsalbania/

Lexo më Shumë

Mjeku shqiptar në Kanada, Agron Alija ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Kosta Malo, duke i shprehur ngushëllime familjes. Ambasadorja thekson se Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios. “Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.…

Lexo më Shumë

Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, aksioni juridik i palës së akuzuar nuk ëhstë ndërprerë në kërkim të rrëzimit të SPAK-ut. Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK. Ata kanë depozituar një kërkesë në GJKKO për këtë çështje. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare. Përveç apartamenteve dhe një…

Lexo më Shumë

Një 22-vjeçar që shfrytëzonte vajza kolumbiane për prostitucion është arrestuar nga policia. Në kuadër të operacionit të koduar “Apartamenti”, u vu në pranga i riu Kejvi Pocaj. Po ashtu  në pranga ranë edhe dy vajza, Juliana Ospina dhe Lorena Crespo, të cilat kishin marrë me qira dhe kishin përshtatur një apartament në Rrugën e Barrikadave për ushtrimin e prostitucionit, ku banonin bashkë me dy shtetaset e tjera. Ndërkohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K.R., 23 vjeçe dhe A.A., 21 vjeçe, është nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtim të Prokurorisë, e cila…

Lexo më Shumë

Unë shumë herë them se duhet të fitojmë në shtëpi dhe këtu nuk kam asnjë dilemë, se detyra e shtëpisë është më e rëndësishmja, por duhet të fitojmë edhe në Londër, edhe në Bruksel, edhe në Paris, edhe në Berlin, edhe në Romë, edhe në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera të vendeve anëtare të BE-së, por edhe të shteteve me ndikim në botë. Do të luftojmë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe interesat e Maqedonisë në përgjithësi dhe të qytetarëve. E ardhmja e shtetit është brenda kornizës së BE-së, kjo është një nga qëllimet tona të fundit strategjike. Ne…

Lexo më Shumë