Ministria e Shëndetësisë informoi për rekomandimet dhe masat e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP) në lidhje me situatën aktuale të mbeturinave në Shkup. Rekomandime për qytetarët: Të ruhet higjiena personale (përdorimi i dorezave, maskave, larja e duarve dhe përdorimi i dezinfektuesit për duar pas hedhjes së mbeturinave); Hedhja e mbeturinave të bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme (në kontejnerë, mbeturinat e mëdha në mënyrë të përshtatshme dhe jo brenda kontejnerëve, etj.); Kujdes gjatë trajtimit, ndarjes, grumbullimit dhe hedhjes së mbeturinave; Të mbyllen kapakët e kontejnerëve pas hedhjes së mbeturinave; – Të shmanget kontakti fizik i pambrojtur me mbeturinat; Të…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli, për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. SPAK njofton se nga përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, ka rezultuar Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës,…
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË “Përse të tërhiqem more vëlla, a i dëgjoni, a keni vesh a skini, kush ka fituar, humbësi duhet të tërhiqet, jo fituesi, a i dëshironi dokumentet, shkoni në KSHZ verifikoni dhe nëse verifikuar për 25 vjet një humbje të Ali Ahmetit, atëher hajdeni flasim”. Kështu ka shpërthyer lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit. Me fjalë të forta dhe me ton sfidues Ahmeti koalicionin VLEN e qaujti “Shoqatë të Gazimestanit”, duke thënë se nga humbës ata po porpiqen të dalin fitues. Sipas tij,…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025. Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë. Ky vendim hap rrugën për plotësimin e një vendi vakant në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin procedurat pritet të ndiqen nga Presidenti i Republikës, i…
GJKKO ka lënë në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit. Ndaj tij ishte caktuar masa sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kontrabanda me mallra të akcizës ose me pezullim të detyrimeve doganore dhe vjedhja, kryer në bashkëpunim. NJOFTIM PËR MEDIAT 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.10.2025 ka paraqitur…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot pas mbledhjes së partisë për herë të parë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, ka dalë në konferencë për shtypë ku ka folur për rezultatet, duke thënë se AKI është fituese e zgjedhjeve e VLEN-i humbëse, raporton SHENJA. Ai përmendi votat për lista këshilltarësh dhe mandatet që kanë fituar AKI dhe VLEN. Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Ahmeti i nevozuar u përgjigj se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, pasi ai është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se humbësit duhet të tërhiqen. “AKI në këto zgjedhje ka fituar 114.076 vota, me gjithsej 159 këshilltarë. Shoqata…
Rreth 4400 persona janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë në Itali, në raste të regjistruara që nga viti 2020, sipas shifrave të publikuara më 24 tetor nga ‘Rete L’Abuso’, grupi më i madh i viktimave të abuzimit klerikal në vend. Sipas ‘Reuters’, numri i të dhënave bazohej në dëshmitë e viktimave, dokumentet gjyqësore dhe raportet e shtypit. Themeluesi i grupit, Francesco Zanardi, tha se nuk dihet se sa larg në kohë shkojnë disa nga akuzat. Sinodi Italian i Peshkopëve, i cili kohët e fundit është kritikuar ashpër nga Komisioni i Vatikanit për Mbrojtjen e të Miturve, nuk ka komentuar mbi…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka mohuar thashethemet se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga skena politike pas rezultateve të pafavorshme të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, të cilat u mbajtën më 19 tetor. “Ky është lajm i rremë”, tha nënkryetari i partisë, Arbër Ademi, në deklaratë për disa media. Në mes të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, u publikua një lajm në të cilin pretendohej se Ahmeti po e shqyrtonte seriozisht tërheqjen nga politika aktive pas zgjedhjeve. Por sipas Ademit, kjo është dezinformim. “Njoftimi se kryetari ynë, Ali Ahmeti, do të tërhiqet nga skena politike…
“Pas një periudhe të gjatë kur nuk ishim në gjendje të përfshijmë vende të reja në familjen tonë evropiane, është koha të shfrytëzojmë mundësinë dhe të zgjerojmë Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian”, tha eurodeputeti austriak Reinhold Lopatka në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR). Ai theksoi se është pozitive ajo që po ndodh në Mal të Zi, në Shqipëri dhe gjithashtu në BE është pozitive, tha Lopatka, i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE). Sipas tij, kur flitet për zgjerimin, progresi duhet të mirëpritet, por në të njëjtën kohë nuk duhet të…
Një 61-vjeçar i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe i dënuar me burg me formë të prerë të Apelit të GJKKO-së, është lokalizuar dhe prangosur së fundmi nga Policia e Elbasanit. Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve. I arrestuari është Fadil Demaj. Ai ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 20.10.2025, e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin…
Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup thotë mblodhi dhe transportoi rreth 350 ton mbetje komunale nga disa bulevarde dhe rrugë të qytetit, si dhe nga komuna Aerodrom. Ndërmarrja njofton se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit për vendin ku hidhet mbetja që ata pretendojnë se mbledhin. Ata nuk është konstatuar asnjë aktivitet pastrimi nga ndërmarrjet komunale të komunave të tjera të Shkupit. “Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, NP Higjiena Komunale – Shkup zbatoi aktivitete për mbledhjen dhe transportimin e mbetjeskomunale nga kontejnerët e vendosur në…
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia, lidhur me dënimin për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk pranoi pretendimet e Kokës për shuarje të masës, duke argumentuar se nuk ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Gjyqtari Xhevdet Lika theksoi se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka…

