Alsat 2019-06-27T13:55:31+02:00 Kreu i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga foltorja e Kuvendit tha se nëse edhe njëherë arrestohen të rinj për mbishkrime, ai do ta marr një pips dhe në Kuvend, mbi kokën e Talatit do të shkruaj “poshtë BDI. poshtë Stërvina”. Loading…
Author: almakos
Alsat-M 2019-06-27T13:39:35+02:00 Menjëherë pas aktvndimit të gjykatës në Hungari, pas shqyrtimit të kërkesës së MPJ-së së Maqedonisë për ekstradim të ish-kryeministrit azilant, Nikolla Gruevski, ai ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Fejsbuk. Kështu duke e quajtur qeveri fajdexhinjësh dhe kriminele, qeverinë aktuale. Sot u zhvillua procedure e rregullt e institucioneve në Hungari pasi që Qeveria kriminele në Maqedoni ka dorëzuar kërkesë për ekstradim. Gjykata ka shqyrtuar kërkesën për ekstradim dhe ka vendosur se nuk do të pranohet.- ka shkruar Gruevski në rrjetin social Fejsbuk. Ja dhe reagimi i tij origjinal në rrjetin social Fejsbuk: [embedded content] Loading…
Alsat 2019-06-27T13:27:20+02:00 Vdekshmëria e foshnjave tek popullata rome është për 1,5 here më e lartë krahasuar me përkatësitë tjera etnike. Shoqatat që mbrojnë te drejtat e romeve thonë se ata nuk kanë ndihmë përkatëse shëndetësoresh për të përmirësuar ketë gjendje. Potencojnë se vite me radhë kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë të punësojnë infermiere patronazhi si dhe mjek në komunën e Shutkës mirëpo assesi kërkesa e tyre te merret parasysh. Vetëm 4% e amvisërisë rome janë vizituar nga ekip patronazhi për të verifikuar kartelën e kalendarit të vaksinave si dhe te informohen rreth vaksinimit. Pos problemeve në sektorin e Shëndetësisë, numër…
Alsat 2019-06-27T13:17:25+02:00 Alsat nga burimet e veta ka siguruar pamje ekskluzive gjatë bastisjes së firmave nga ana e Policisë Financiare. Bëhet fjalë për kompanitë: LRB Fresh, Kontraktor Trejd, Need for Speed, Urban Logistik dhe Urban Trans. [embedded content] Policia Financiare ka kryer operacion gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Në shënjestër ishin kompanitë që importonin duhanin e dëmshëm dhe të paligjshëm të tipit “Virgjinia” që hynte në Maqedoninë e Veriut. Loading…
Alsat-M 2019-06-27T13:12:37+02:00 Gruevski nuk i ka hequr syzet të tipit “Maybach” as në gjykatë, dhe me të njëjtat përsëri i shpëtoi drejtësisë. Me kapelë bejsbolli, syze majbah të diellit me duar të kryqëzuara, përmbi me pallto duke mbuluar prangat, ish-kryeministri Nikolla Gruevski mëngjesin e sotëm është sjellur në gjykatë në Budapest. Në fund gjykatësja mori vendim se nuk ka bazë për ekstradimin e tij./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-06-27T12:52:23+02:00 A është e vërtetë se ministri i financave, Dragan Tevdovski është ndërruar për shkak se ka refuzuar të nënshkruajë huamarrje për ndërtimin e qendrës së klinikës , këtë pyetje kryeministrit Zaev ia drejtoi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE në seancën e sotme kuvendore. Fillimisht keni thënë se Tevdovski do të mbetet këshilltarë i juaj, ndërsa ai sot ju braktisi – ka thënë Dimovski kude shtuar se kjo qeveri nuk do të ketë rezultate sepse, sipas tij, në 10 muajt e fundit nuk ka mundur të përgatis dokumentet projektuese dhe të vendoset gur-themel. Kryeministri Zaev, gjithashtu ka reaguar se nuk…
Alsat-M 2019-06-27T12:43:16+02:00 Nikolla Micevski, korrdinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, në foltoren e kryeparlamentarit Talat Xhaferri i ka lënë dhuratë një stilolaps me ngjyra kryeministrit Zaev me qëllim siç theksoi ai, mos të hamendësohet gjatë nënshkrimeve të dokumenteve si kryeministër dhe ministër i financave. Në qeveri kanë ngelur pothuajse të gjithë ministrat të përfshirë në skandale për tenderë të ndryshëm. Pse nuk u ndërrua Oliver Spasovski, që njihet për raste të pazgjidhura vrasjesh dhe dhunës, përgjime të paligjshme.. Pse nuk u ndërrua Koço Angjushev, i cili është përgjegjësi kryesor për katastrofën ekonomike. Pse nuk u ndërrua Radmilla Sheqerinska, që përmendet…
Alsat 2019-06-27T12:17:39+02:00 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela rikonstruimin e qeverisë nga kryeministri Zaev e quajti një komedi dhe aktrim të zakonshëm që ai po vazhdon ta bëj sikur se bëri me shkarkimit e kryetarëve të degëve të LSDM-së . Ai tha se shqiptarëve në përgjithësi iu duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që ta largojnë pushtetin e inkriminuar dhe kriminalizuar. Sela komentoi edhe marrjen në pyetje të aktivistëve të Lëvizjes Besa nga policia në lidhje me grafitet. Ai tha se kjo është formë e shprehjes së lirisë dhe se me këtë veprim të policisë po cenohen liria…
Alsat 2019-06-27T12:03:17+02:00 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot nuk deshi të komentoj vendimin e dorëzimit e mandatit të deputetit nga Vesel Memedi. Ai tha me këtë veprim po rregullohet një padrejtësi që i është bërë koalicionit të tij, pasi Memedi u zgjodh deputet nga po ky koalicion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, dhe se ai ja ktheu shpinen ketij koalicioni. Ai tha se kalimi i mandatetit të deputetit tek Arta Toçi do të përforcon pozicionin politik të Aleancën për Shqiptarët dhe do të ngris zërin e opozitës shqiptare. I pyetur nëse ka biseduar me zonjën Toçi nëse…
Alsat-M 2019-06-27T11:50:16+02:00 Gjykata e Budapestit ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së drejtësisë për ekstradimin e azilantit Nikolla Gruevski. Ai akuzohet për organizimin e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit . Sipas medieve hungareze, të cilët nuk kishin qenë prezent brenda seancës gjyqësore pasi e njëjta nuk ka qenë e hapur për publikun, nuk ka mundur të dëgjohet aktvendimi se kush ka votuar pro dhe kundër ekstradimit të tij./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-06-27T11:04:56+02:00 Për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot do të vendos gjyqi i Budapestit Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun. Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Buudapest pas kërkesës së gjykatës. Nga videoja shihet se gruevski me sako po i fsheh prangat nga duart. Maqedonia kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku”. Si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator. Loading…
Alsat 2019-06-27T11:00:26+02:00 Sot vazhdon seanca për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit Qeveritar. Duke pas parasysh se Rregullorja parashikon diskutim të përgjithshëm, opozita pritet t’i vazhdojë fjalimet maratonike. Jo zyrtarisht kreu i Kuvendit ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare se seanca për emrimet e ministrave duhet të mbaroj sot, për faktin që të enjten është thirrur seancë për pyetje deputetësh. Pas diskutimit të përgjithshëm, deputetët votojnë veçmas për çdo propozim. Seanca pritet të zgjasë deri në mesnatë. Loading…

