Alsat 2019-06-27T13:27:20+02:00
Vdekshmëria e foshnjave tek popullata rome është për 1,5 here më e lartë krahasuar me përkatësitë tjera etnike. Shoqatat që mbrojnë te drejtat e romeve thonë se ata nuk kanë ndihmë përkatëse shëndetësoresh për të përmirësuar ketë gjendje. Potencojnë se vite me radhë kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë të punësojnë infermiere patronazhi si dhe mjek në komunën e Shutkës mirëpo assesi kërkesa e tyre te merret parasysh. Vetëm 4% e amvisërisë rome janë vizituar nga ekip patronazhi për të verifikuar kartelën e kalendarit të vaksinave si dhe te informohen rreth vaksinimit. Pos problemeve në sektorin e Shëndetësisë, numër i larte i fëmijëve rom nuk ndjekin procesin mësimor pavarësisht se të njëjtët figurojnë në regjistrat shkollor.
Vjollca Aliti
Loading…



