Author: almakos

Alsat-M 2019-06-28T09:11:32+02:00 Sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë celsius. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-27T18:52:01+02:00 Puna e Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë Publike, gjendja në media dhe partizimi i administratës janë pjesë e temave për të cilat shkruan në Raportin e GREKO-s, kanë të bëjnë me periudhën 2013-2016, sqaron Ana Pavllovska- Daneva, anëtare e Grupit të shteteve kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës. Ajo nënvizon se këto vërejtje nga raundi i 4 i vlerësimit të GREKO-s janë të vjetra ndërsa në raundin e 5-të, rekomandimet kanë të bëjnë me pushtetin ekzekutiv- kryeministrin, ministrat, Komisioni Shtetërorë për pengimin e korrupsionit dhe Ministrinë e brendshme. [embedded content] Të Qeveria duhet të miratojë kodeks të ri etik…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-27T16:41:39+02:00 Institucioni Avokat i Shtetit nuk ka resurse të mjaftueshme njerëzore për të përfaqësuar të gjitha lëndët të cilat duhet t’i ndjekë. Ky ishte një nga konkluzionet e monitorimit të punës së këtij institucioni, nga ana e  Institutit për të Drejta të Njeriut. Ish-gjykatësja Vera Koco, tha se raportet vjetore të këtij institucioni janë publikuar në faqen zyrtare, përveç atij të vitit 2018, për të cilin thonë se është duke u përpunuar. Por kishte kritika për mospublikimin e arsyeve në bazë të të cilave ky institucion jep mendim pozitiv apo negativ për lëndë të caktuara. [embedded content] Nga monitorimi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-27T16:00:36+02:00 Nga gjithsej 1076 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin, 409 gjenden në zonën e mbrojtur të bregut të liqenit të Ohrit, Parkut Kombëtar të Galiçicës dhe pjesës së vjetër të qytetit. Këtë e tregon regjistri i ndërtimeve pa leje, të cilin e përgatiti komuna, në përputhje me rekomandimet e Komitetit për Trashëgimi Botërore i UNESKO-s. Pjesa më e madhe e kësaj lidhet me pajisjet urbane, ndërtimet e përkohshme, plazhet, shtëpitë, apartamentet dhe objektet e akomodimit. Disa nga lëndët janë për ndërhyrje më të vogla dhe ndërtime të objekteve. Ato janë ndërtuar gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-27T15:49:03+02:00 Për herë të parë me pranga në duar, Nikolla Gruevski u dërgua në gjykatë, por në Hungari. Ndonëse kundër tij vendi ka disa aktakuza, asnjëherë në gjykatë nuk është paraqitur me duar të lidhura. Gruevski sot i shoqëruar nga policia është sjellë në gjykatën në Budapest ku po shqyrtohej kërkesa që ai të ekstradohet në vend. U paraqit i veshur me këmishë të bardhë, me kapele në kokë dhe me syzet e shtrenjta “majbah” të cilat nuk i ka nxjerrë as në gjykatë. Pallton e kishte mbi duar për të fshehur se ka pranga. Me kërkesë të ish-kryeministrit,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-27T15:27:27+02:00 Vdekshmëria e foshnjave tek popullata rome është për 1,5 herë më e lartë krahasuar me përkatësitë e tjetra etnike në vend. 34% e grave rome asnjëherë nuk kanë qenë në vizitë të gjinekologu, ndërkaq 37% e tyre nuk kanë aspak gjinekolog amë. Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave rome alarmojnë për moskujdes institucional ndaj kësaj popullate. Akuzojnë se autoritetet shëndetësore nuk janë të përkushtuar për përmirësimin e kushteve për mbrojtje shëndetësore. Punësimi i një gjinekologu në Komunën e Shuto Orizares nuk ka zgjidhur problemin, thonë ato duke kërkuar punësim edhe të një mjeku tjetër sepse numri…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-27T15:13:53+02:00 Mbrëmë në MPB-në e Tetovës është arrestuar një 76 vjeçar me inicialet S.K pasi paraprakisht është njoftuar policia se i njëjti më 26-.06.2019 rreth orës 22.00 nga tarraca e ndërtesës në rrugën “Zhelezniçka” në Tetovë me pushkë ka shtënë drejt një të mituri i cili kishte qenë para banesës me fëmijë të tjerë. I njëjti ka goditur njërin nga të miturit me çka fëmija ka pësuar lëndime trupore, menjëherë është transferuar në spitalin e Tetovës. Sipas personit S.K, ai ka qenë i detyruar për shkak të zhurmës të të miturve që kishin shkaktuar para ndërtesës. Për këtë rast…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-27T15:08:38+02:00 Kuvendi pritet të konstatojë dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi në seancën e radhës edhe pse akoma nuk dihet se kur do të caktohet ose kur do të realizohet ajo. Partitë politike gjatë ditës kanë komentuar dorëheqjen e Memedit nga funksioni i deputetit dhe largimin nga pushteti. Pasi u bë e ditur se në listën e kandidatëve për deputetë pas Memedit është Arta Toçi, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, kreu i kësaj partie Ziadin Sela thotë se me këtë po rregullohet një padrejtësi të bërë pas zgjedhjeve ndaj subjektit të tij. Partisë tonë postin e deputetit ja ka dhënë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-27T14:55:45+02:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në Bruksel merr pjesë për herë të dytë në takimin ministror të Këshillit veriatlantik të Aleancës. Ajo është shprehur e kënaqur me procesin e ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare, ku shtoi që edhe pse ky proces është i rëndë dhe i komplikuar në rastin e Maqedonisë së Veriut, prapëseprapë lëviz shpejtë. Sot jam këtu si vend i cili është në proces të ratifikimit por edhe fakti që 19 vende anëtare për një periudhë shumë të shkurtër kohore përfunduan me procesin e ratifikimit, e dëshmoi sinjalin politik. Edhe ne mendojmë se nevojitet një…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-27T14:39:46+02:00 Para më pak se gjysmë ore ka shpërthyer zjarr në një kamion me targa të Shkupit, në pikëpagesën rrugore të Gostivarit. Njësitet e zjarëëfikësve të Gostivarit  kanë arritur dhe kanë intervenuar për të shuar zjarrin me dy makina. Për, fat të mirë, është shkaktuar vetëm dëm material pa lëndime në njerëz shrkuan GostivariPress, përcjell Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-27T14:33:33+02:00 Këto janë pamjet ekskluzive që siguroi TV Alsat nga aksioni i Policisë Financiare, të cilët kanë kryer bastisje gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit. Siç mëson Alsat, operacioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me qëllim të zbulimit të rrjetit të kontrabandës me duhan. Jo zyrtarisht, mësohet se kompanitë e bastisura janë: Kontraktor Trejd,  Need for Speed, Urban Logistik, LRB Fresh dhe Urban Trans. Burimet për televizionin tonë tregojnë se janë bastisur këto kompani që dyshohet se importonin duhanin e dëmshëm dhe të paligjshëm të tipit “Virgjinia”, të cilin në mënyrë ilegale nga…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-27T14:08:16+02:00 Pasi u pyet nga deputeti i VMRo-DPMNE-së Ilija Dimovski, kryeministri Zoran Zaev gjatë debatit të sotëm parlamentar mbi rikonstruimin e qeverisë tha se ministri i Financave, Dragan Tevdovski nuk është shkarkuar për shkak se nuk ka dashur të nënshkruaj huamarrjen për ndërtimin e Qendër së re Klinike. Zaev e hodhi poshtë këtë informacion dhe e cilësoi si të pasaktë, ndërsa theksoi se Tevdovski gjithmonë ka qenë pro ndërtimit të një Qendër të re Klinike dhe se këtë e kishte deklaruar publikisht. Loading…

Lexo më Shumë