Alsat 2019-06-27T16:41:39+02:00
Institucioni Avokat i Shtetit nuk ka resurse të mjaftueshme njerëzore për të përfaqësuar të gjitha lëndët të cilat duhet t’i ndjekë. Ky ishte një nga konkluzionet e monitorimit të punës së këtij institucioni, nga ana e Institutit për të Drejta të Njeriut. Ish-gjykatësja Vera Koco, tha se raportet vjetore të këtij institucioni janë publikuar në faqen zyrtare, përveç atij të vitit 2018, për të cilin thonë se është duke u përpunuar. Por kishte kritika për mospublikimin e arsyeve në bazë të të cilave ky institucion jep mendim pozitiv apo negativ për lëndë të caktuara.
Nga monitorimi i bërë mund të thuhet se ende është e pranishme nevoja për më shumë resurse njerëzore. Vërehet që mungojnë, dhe posaçërisht ajo vërehet kur Avokati Shtetërorë nuk mund t’i përfaqësojë të gjitha proceset gjyqësore, sepse është i angazhuar në lëndë të tjera në gjykata të tjera”-tha Vera Koco, ish-gjykatëse.
Se ka mungesë kuadri u pajtua edhe Sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni Adrijana Slivoska. Megjithatë ajo nuk pajtohej me kritikat e drejtuara rreth transparencës, konkretisht për mos publikimin e arsyeve për dhënien e mendimit pozitiv apo negative për lëndë të caktuara. Sipas saj publikime të tilla nuk mund të bëhen, sepse duhet të respektohet mbrojtja e të dhënave personale.
Në lidhje me atë se nuk publikohen arsyet përse janë dhënë mendime pozitive apo negative për lëndë të caktuara, kjo nuk mund të bëhet sepse lidhet pikërisht me lëndë të caktuara. Publikime të tilla nuk mund të bëhen edhe për shkak se nuk e lejon ligji për mbrojtjen e të dhënave personale”- tha Adrijana Slivoska , përfaqësuese e Avokatit të Shtetit.
Ndryshe numri i lëndëve në Gjykatën Themelore në Shkup që i ndjek avokati i shtetit është 1080. Numri më i madh i lëndëve kanë të bëjnë me konteste pune si për rrogat, avancime në karrierë e të tjera. Nga këto më shumica kanë të bëjnë me Ministrinë e Brendshme, konkretisht 704 lëndë.
Evi Shkopi
Loading…



