Alsat 2019-06-28T18:25:51+02:00 Mile Janakievski, i dyshuar edhe në rastin e ri të Prokurorisë për krim të organizuar. Prokurorët së bashku me policinë pas procedurës parahetimore që ka zgjatur disa muaj kanë arrestuar 10 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përveç Janakievskit, janë arrestuar edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe një biznesmen. Në mesin e të arrestuarve janë edhe funksionarë aktual të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Dejan Mitrevski, kryetar i komitetit komunal në lagjen Aerodrom. Të gjithë 10 të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.6 milionë euro…
Author: almakos
Alsat 2019-06-28T16:59:40+02:00 Është ngritur padi kundër shoferi të kamionit në aksidentin e qarkores së Shkupit, ku jetën humbën dy persona, përfshirë këtu edhe policin Sefet Bajrami. Prokuroria gjithashtu kërkon zgjatjen e masës së paraburgimit për personin e akuzuar. Shoferi akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, sepse nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret, thonë nga Prokuroria. Aksidenti tragjik ndodhi para një javë në qarkoren e Shkupit, respektivisht në mbikalimin në afërsi të Vizbegut rrugës për në Kosovë, ku kamion kishte hyrë në korsinë e autostradës të projektuar për ndalesa emergjente dhe kishte goditur…
Alsat 2019-06-28T16:27:56+02:00 Disa ditë pas aksionit policor në Lubeten, deputeti i BDI-së Ejup Alimi edhe pse është pjesë e pushtetit, ka pyetur ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pse policia ka terrorizuar familjet shqiptare Lubetenit, por nuk e ka parandaluar krimin me duhan para se të kalojë nëpër kufi. [embedded content] I gjithë ai prodhim joligjor që ka ardhur deri në fshatin lubeten, mos erdh nga të rreshurat e fundit, mos erdh me ndonjë aeroplan special apo ka pasur rrugëtimin e vet. Ku janë institucionet që nuk kanë ndërmarrë për këtë veprimtari? Nga kufiri jugor nga Gjevgjelia deri në…
Alsat 2019-06-28T16:16:47+02:00 Prokuroria për krim të organizuar ka konfirmuar hapjen e hetimeve kundër 11 personave. Prokurorja Ivana Trajçeva para Gjykatës Penale theksoi se 10 persona akuzohen për keqpërdorim të detyrës ndërsa njëri për kryerje të punës në mënyrë të pandërgjegjshme. Trajçeva tha se deri më tani janë dëgjuar shtatë persona dhe se është kërkuar paraburgim për 6 persona, ndërsa për njërit nga të dyshuarit janë kërkuar vetëm masa kujdesi. Nga Prokuroria gjithashtu theksojnë se është kërkuar që të ngrihet pasuria e të dyshuarve. Ndryshe, sot policia ka kryer dhjetëra arrestime ku janë përfshirë ish politikanë, administratorë, noterë dhe biznesmenë .…
Alsat-M 2019-06-28T15:51:49+02:00 Edhe pse kryeministri Zoran Zaev kishte paralajmëruar ndryshimin e 1/3 së kabinetit Qeveritar, nga ndryshimet u përfshinë vetëm pesë resorë, në të cilët u emëruan vetëm dy ministra të rinj, ndërsa të tjerët bën ndryshim postesh nga deputet në ministër apo bën vetëm rotacion postesh. Për ministër të Sistemit Politik, u zgjodh Sadulla Duraku, për në Ekologji, Naser Nuredini, në Kulturë, Hysni Ismaili, në Pushtet Lokal, Goran Milevski dhe në Bujqësi, Trajan Dimkoskin. Gjatë debatit maratonik opozita maqedonase kritikoi punën e dhjetëra ministrave të tjerë të cilët sipas tyre duhej të ishin përfshirë nga fshesa e kryeministrit. Theks…
Alsat-M 2019-06-28T15:49:12+02:00 Çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë. Komisioni rregullator i energjetikës vendosi që çmimi të mbetet i njëjtë edhe në 12 muajt e ardhshëm. Nga e hëna, amvisëritë me rrymë do të furnizohen nga furnizuesi i përgjithshëm EVN Houm. Me këtë kompletohet procesi i përgjithshëm i liberalizimit të tregut të energjisë. Nuk do ketë destabilizim të çmimeve, ndërsa vërtetim për këtë është publikimi i sotëm i çmimit të vjetër- të ri që do e paguajnë qytetarët, thonë nga KRE-ja. ELEM do të sigurojë stabilitet financiarë pasi me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike u krijua hapësirë e madhe …
Alsat-M 2019-06-28T15:43:32+02:00 Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov është takuar me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva. Para udhëtimit për në Sofje, siç paralajmëroi në intervistë për “Kanal 5”, Dimitrov i ka lexuar letrat origjinale që Doce Dellçev ua ka dërguar bashkëpunëtorëve, që të ketë argumente në takim. Nga MPJ publikuan njoftim të shkurtër për bisedën mes dy ministrave. Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, janë konfirmuar përpjekjet nga të dyja palët për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi. Është biseduar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të rëndësishëm në suazat e Procesit të Berlinit”- theksuan nga MPJ Dimitrov merr pjesë në Këshillin e ministrave…
Alsat-M 2019-06-28T15:00:11+02:00 Reagimet e shumta në opinion edhe nga vet zyrtarët e LSDM-së detyruan ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe të tërhiqet nga ideja që ndërhyrjet kirurgjike për ndërrimin e gjinisë t’i mbulojë shteti. Ky vendim nuk mbeti në fuqi as dhjetë orë të plota. Kishte shumë reagime në opinion dhe kjo ishte arsyeja përse në një mënyrë hoqëm dorë mirëpo dua të shpjegoj se nuk bëhet fjalë për kushedi sa numër të madh të pacientëve. Bëhet fjalë për një person i cili me vite të tëra endet nëpër labirinte duke kërkuar ndihmë nga më shumë specializime sepse ajo me të…
Alsat-M 2019-06-28T14:54:13+02:00 Kanë vazhduar përplasjet mes Aleancës për Shqiptarët dhe deputetit të BDI-së, Artan Grubi. Pasi ky i fundit në seancën e djeshme të Kuvendit i solli një sprej Ziadin Selës për të bërë mbishkrime në Kuvend, por që rezultoi të jetë aromatizues, ASH sot i solli edhe një të tillë. Sipas deputetit të ASH-së, Syrija Rashidi, BDI ka nevojë për aromatizues me qëllim që siç thotë ai, të largoi erën e keqe që kundërmon në mesin e tyre. Kanë nevojë shumë ata që përmes këtyre aromatizuesve të humbin gjurmët e një arome të keqe që vjen nga e gjithë…
Alsat-M 2019-06-28T13:55:53+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në seancën e sotme kuvendore ka folur rreth aksionit të policisë në Luboten dhe rastin me konfiskimin e duhanit të papjekur po në këtë fshat. “Nuk kanë qenë qëllim i aksionit banorët e Luboteni. Aksioni është kryer në 13 lokacione ku janë kryer bastisje. Nga 400-500 shtëpi të Lubotenit, bastisje është kryer vetëm në 9 objekte. Rreth 14 ton duhan është konfiskuar dhe mbi 95% bëhet fjalë për kontrabandë duhani e cila është e jashtëligjshme. Janë konfiskuar pesë makineri për përpunimin e duhanit. Këtë aksion e kemi planifikuar një kohë të…
Alsat 2019-06-28T13:51:56+02:00 VMRO-DPMNE-ja e konsideron si sulm brutal politik të dirigjuar nga pushteti aksionin e sotëm policor ndaj anëtarëve dhe ish funksionarëve të kësaj partie. Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për vepër kriminale por për interpretim të ndryshëm të procedurave ligjore të cilat vlerësojnë se janë ndodhi e zakonshme në administratë. Partia opozitare është e bindur se pas një ose dy vitesh, personat e akuzuar do të dëshmohen si të pafajshëm. VMRO-DPMNE-ja është e mësuar me përndjekje dhe presione. Le t’i ndjekin anëtarët e VMRO-DPMNE-së por mos t’i ndjekin nëpunëset e pafajshme të cilat vetëm kanë bërë punën e tyre.…
Alsat-M 2019-06-28T13:02:42+02:00 Përvetësim prej rreth 2 milionë euro në 4 marrëveshje të jashtëligjshme për parcela të mëdha ka qenë motivi i arrestimit të sotshëm të ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, theksojnë nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar. Janakievski para gjykatës është sjell nga arresti shtëpiak të cili i ishte caktuar kjo masë pas dënimit si organizatorë i ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit. Prokuroria ka hapur procedurë kundër 11 personave ish të punësuar dhe të punësuar aktual në institucionet shtetërore. Bëhet fjalë për pesë të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për noterë dhe të…

