Alsat-M 2019-06-28T15:51:49+02:00
Edhe pse kryeministri Zoran Zaev kishte paralajmëruar ndryshimin e 1/3 së kabinetit Qeveritar, nga ndryshimet u përfshinë vetëm pesë resorë, në të cilët u emëruan vetëm dy ministra të rinj, ndërsa të tjerët bën ndryshim postesh nga deputet në ministër apo bën vetëm rotacion postesh. Për ministër të Sistemit Politik, u zgjodh Sadulla Duraku, për në Ekologji, Naser Nuredini, në Kulturë, Hysni Ismaili, në Pushtet Lokal, Goran Milevski dhe në Bujqësi, Trajan Dimkoskin. Gjatë debatit maratonik opozita maqedonase kritikoi punën e dhjetëra ministrave të tjerë të cilët sipas tyre duhej të ishin përfshirë nga fshesa e kryeministrit. Theks të veçantë vendosen tek zëvendëskryeministri Koço Angjushev, duke pretenduar në përvetësimin e tenderëve për kompanitë e tij, tek ministri i Arsimit për dështimin e reformave në Arsim, ministrin e Ekonomisë për ngecjen e investimeve kapitale, ministren e Drejtësisë, të Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë. Ndërkohë opozita shqiptare kritikat i fokusoi në reformat e gjyqësorit. Sipas tyre me drejtësi të njëanshme, nuk mund të pretendohet Evropa, duke shtuar se pamundësia e kryeministrit për të bërë kabinet të ri qeveritar dëshmon nevojën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por çfarë pret shumica parlamentare nga kabineti i ri Qeveritar. Sipas LSDM-së, ministrat e rinj do të angazhohen në zbatimin e programit Qeveritar dhe partiak. Të pyetur nëse ministrat e sapo zgjedhur do të mund të përmirësojnë gabimet e paraardhësve të tyre, socialdemokratët thonë se kabineti i ri qeveritar do të fokusohet në zhvillimin ekonomik.
Rritjen e rrogës minimale dhe rrogës mesatare, ndërprerjen e taksës radiodifuzive, tarifa e lirë e rrymës, projekte infrastrukturore, ujësjellës-kanalizim, reformat sociale dhe rritjen e ndihmës sociale për 300 për qind. Të gjitha këto janë projekte të realizuara në kuadër të programit qeveritar dhe partiak. Jam i bindur se pason ekonomi e fortë, vendime të mëdha për të mirën e qytetarëve”- theksoi Kosta Kostadinov, Deputet i LSDM-së
Në kuadër të rikonstruimit, nga postet ministrore u larguan Zoran Shapuriq, Dragan Tevdovski, Lupço Nikollovski, Hazbi Lika dhe Suejl Falziu. Largimi i këtij të fundit pasoi me dorëheqjen e kreut të RDK-së, Vesel Memedi nga posti i deputeti dhe i nënkryetarit të Kuvendit. Në vazhdë janë negociatat për ndryshime në eshalonin e dytë dhe të tretë, për të cilat partnerët e koalicionit LSDM-BDI thonë se ka marrëveshje por që duhet precizuar. Nga formimi i Qeverisë në qershor të 2017, kabineti Qeveritar ka ndryshuar dy herë, e para pas daljes së ASH-së nga Qeveria, ndërsa hera e dytë tani si pasojë e rezultatit të dobët nga zgjedhjet presidenciale.
Adrian Kerimi
Loading…



