Alsat-M 2019-06-28T15:43:32+02:00
Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov është takuar me homologen e tij bullgare, Ekaterina Zaharieva. Para udhëtimit për në Sofje, siç paralajmëroi në intervistë për “Kanal 5”, Dimitrov i ka lexuar letrat origjinale që Doce Dellçev ua ka dërguar bashkëpunëtorëve, që të ketë argumente në takim. Nga MPJ publikuan njoftim të shkurtër për bisedën mes dy ministrave.
Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, janë konfirmuar përpjekjet nga të dyja palët për zbatimin e Marrëveshjes për miqësi. Është biseduar edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të rëndësishëm në suazat e Procesit të Berlinit”- theksuan nga MPJ
Dimitrov merr pjesë në Këshillin e ministrave të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, ku Maqedonia e Veriut mori ftesë të bëhet anëtarja e 13-të e barabartë, me të cilën udhëheq pikërisht Zaharieva. Ai shtoi se zhvillimi ekonomik është një nga prioritetet kyç politik i vendit tonë.
Kjo është një pikë kthesë për ne, për politikën tonë dhe për bashkëpunimin rajonal, na ofron mundësi për thellim strategjik dhe forcimin e vizionit të përbashkët dhe promovimin e vlerave që i ofron rajoni. Zgjerimi i Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, paraqet shembull të mirë për bashkëpunim rajonal dhe solidaritet, duke thelluar aspiratat e përbashkëta për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm”- tha Nikolla Dimitrov, Ministër i jashtëm
Pjesë e kësaj organizate janë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
Alsat
Loading…


