Alsat 2019-06-29T16:19:53+02:00 LSDM edhe pse premtim kryesor në zgjedhjet parlamentare e kishte çrrënjosjen e përmendoreve monoetnike dhe kundërthënëse të projektit “Shkupi 2014”, nuk jep përgjigje konkrete përse nuk e përmbush këtë zotim. Të pyetur nga TV Alsat, pse nuk merren parasysh rekomandimet dhe elaboratet e Komisionit të kulturës për përmendoret kontroverse dhe të paligjshme dhe a e shfrytëzon edhe LSDM këtë projekt për qëllime politike ashtu sikurse VMRO-DPMNE-ja, nga partia e Zaevit nuk kanë përgjigje! Nga BDI, thonë se Qeveria ndoshta nuk vepron për shkak se është çështje e ndjeshme tek pala maqedonase. [embedded content] Vlerësojë që mund të jetë…
Author: almakos
Alsat 2019-06-29T16:16:09+02:00 Prej një korriku fillon me punë furnizuesi universal për energji elektrike. Ndryshime të posaçme për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla nga modeli i tanishëm nuk do të ketë, gjithçka mbetet me të vjetrën – shprehet për Alsat-in, Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë. Qytetarët dhe konsumatorët e vegjël do të marrin fatura në të cilat për dallime prej më parë do të dallojë vetëm emri i ndërmarrjes. Në vend të EVN Maqedoni do të qëndrojë EVN Houm. Mbetet në fuqi edhe tarifa e lirë për amvisëritë. Ndryshim më të rëndësishëm do të ketë për ndërmarrjet e…
Alsat 2019-06-29T16:07:57+02:00 Avokatët janë duke i përgatitur ankesat për tetë personat për të cilët mbrëmë u shqiptua masa e paraburgimit në hetimin e fundit të Prokurorisë për krim të organizuar. Nga burgu i Shutkës për Alsat konfirmuan se ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe shtatë personatë tjerë mbrëmë janë sjellë për vuajtjen e paraburgimit 30 ditorë. Paraprakisht kur Janakieski dhe Spiro Ristovski u sollën në paraburgim si të dyshuar për organizimin e “ngjarjeve të përgjakshme” në Parlamentar, që të dy u sulmuan fizikisht. Nga burgu thonë se po ndërmerren të gjitha masat e duhura që kjo të…
Alsat 2019-06-29T15:43:17+02:00 Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, i gjendur mes akuzave për rregullim të një tenderi pas bisedës së incizuar në zyrën e tij dhe të publikuar në disa portale, vazhdon të sqarohet duke e konsideruar bisedën si të shtrembëruar. Në tetor të 2018-tës Rashkovski ka takuar në zyrën e tij kreun e bordit drejtues të M-Nav Nikollçe Taseski dhe shefin e kabinetit të ministrit të transportit Mitko Tajçuleski kurse biseda është incizuar, sipas Rashkovskit, nga drejtori i teknikës M-Nav, tashmë i shkarkuari Kliment Çepunovski që gjithashtu thuhet se ka qenë i pranishëm në takim. Sipas tij, biseda…
Alsat 2019-06-29T15:28:51+02:00 Qytetarët të cilët nga e hëna do të udhëtojnë në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi do të paguajnë çmime shumë më të ulëta për bisedat telefonike në raoming. Agjencia e komunikimeve elektronike (AKE) vendosi që çmimet e raomingut me vendet e Ballkanit Perëndimor të ulen për 90%. Sipas vendimit të miratuar me datë 25 të këtij muaji dhe që do vlejë nga 1 korriku, nëse gjendeni në njërin nga këto vende për një thirrje të nisur do paguani vetëm 4,3 denarë për minutë, e që deri më tani kushtonte 64 denarë për një minutë. Për…
ilustrim Alsat 2019-06-29T14:32:37+02:00 Aksidenti i trafikut në magjistralen A2 Stracincë-KrivaPallankë ka shkaktuar ndërprerjen e komunikacionit në të dy drejtimet. Nga LAMM informojnë se prej orës 13:00, komunikacioni është ndërprerë në të dy drejtimet. Loading…
Alsat 2019-06-29T13:58:59+02:00 Nga dita e hënë paralajmërohet mot shumë i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën në disa vende do të kalojnë mbi 35. Të mërkurën deri të premten, sipas sinoptikëve, priten të reshura lokale dhe bubullima në orët e pasdites. Loading…
MIA Alsat 2019-06-29T13:53:17+02:00 Maqedonia e Veriut është absolutisht e gatshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në muajin tetor dhe BE-ja nuk ka argumente kundër fillimit të procesit. Një mesazh të tillë kanë dhënë dje shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Dimitrov dje nga Sofja porositi se nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane dhe nëse vendi nuk merr datë për negociata aderuese, do të jepet mesazh i keq në tërë rajonin se ndoshta nuk ia vlen të investohet kapital politik në kompromiset evropiane dhe të punohet në mënyrë të fokusuar në reformat. Jemi…
Alsat 2019-06-29T11:03:42+02:00 Pas arrestimit dhe paraburgimit të ish-ministrit Mile Janakieski dhe zyrtareve tjerë të VMRO-së, sërish kanë reagur nga kjo parti. Ata thonë se qeveria nuk ka mbështetje nga qytetarët, sipas tyre, kjo tregohet nga sondazhet për shkak se VMRO-DPMNE kryeson para LSDSM-së, nga VMRO thonë se për këtë arsye qeveria është e frikësuar dhe në panik dhe po përndjek dhe paraburgos zyrtarët e VMRO-DPMNE-së. “Prokuroria e Zoran Zaevit dje nga motive krejtësisht politike ka arrestuar Dimitar Dimovskin, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, i cili publikoi aferën e dhunuesit Kurto Dudush, si dhe Dejan Miteskin, anëtar i komunitetit komunal…
Ilustrim Alsat 2019-06-28T23:25:30+02:00 Gjykata Penale ka caktuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski si dhe shtatë persona tjerë të akuzuar pas arrestimeve mëngjesin e sotëm, ndërsa siç u njoftua më herët dy prej të akuzuarve të tjerë i janë përcaktuar masa kujdesi. Gjykata Penale informon se është caktuar paraburgim për personat : M.J., A.J., M.J., ER, D.D., V.S. , D.M ,L.S, ndërsa masat kujdesi janë përcaktuar për të akuzuarit B.D. dhe S.K, .Nga Gjykata shtojnë se palët kanë të drejtë ankese. Përveç Janakievskit, të akuzuarit janë edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe…
Alsat 2019-06-28T21:17:04+02:00 Dy nga dhjetë të dyshuarit, të cilët u arrestuan mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar i kanë shpëtuan paraburgimit. Për dy të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet janë përcaktuar masa kujdesi. Ende nuk ka informacion nëse gjyqtari i procedurës paraprake do të urdhërojë paraburgim për ish-ministrin Mile Janakieski dhe për dyshuarit e tjerë. Siç shpjegoi sot prokurorja Ivana Trajçeva, të gjithë 10 të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.6 milionë euro gjatë shitjes së katër parcelave ndërtimore atraktive në qendër të Shkupit. Prokuroria gjithashtu ka…
Alsat 2019-06-28T18:42:10+02:00 Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski e ka pyetur drejtpërdrejtë kryeministrin Zoran Zaev, nëse ka informata se pronari i një televizioni në vend merret me korrupsion dhe reket. [embedded content] Për shkak se në paraqitjet publike, kryeministri Zoran Zaev nuk heziton të tregoj se si lufton kundër korrupsionit dhe reketimit, ndërsa në opinionin maqedonas, duke shfrytëzuar pseudonime, flitet dhe shkruhet për pronar të një televizioni i cili merret me korrupsion, reketim dhe larje parashë. Për shkak se për këtë flet i gjithë qyteti, a ka arritur zëri deri tek Ju kryeministër për pronarin e një mediumi me nofkën Koki…

