Alsat 2019-06-26T15:39:20+02:00 Kuvendi nisi debatin për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj të kabinetit Qeveritar. Para fillimit të seancës, Antikorrupsioni solli mendim se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për të marr funksionin e ministrit të Financave paraqet konflikt interesi. Pasi njoftimi arriti në Kuvend, Zaev tërhoqi propozimin dhe njoftoi se do të ushtrojë funksionin deri në emërimin e ministrit. Edhe pse ligji dhe Kushtetuta e lejojnë një gjë të tillë, kur hapet debati nga Kuvendi, deputetët, opozita dhe trupat rregullatorë siç është anti-korrupsionit e cila nuk ka diskutuar por dërgoi porosi serioze, përfshi edhe ekspertët obligohemi që propozimin ta…
Author: almakos
Alsat 2019-06-26T15:21:38+02:00 Kushte jo njerëzore dhe që nuk përmbushin as kushtet bazë për qëndrim janë konstatuar në burgun e Tetovës dhe atë të Gjevgjelisë. Raporti vjetor i Avokatit të Popullit ka konstatuar një sërë parregullsish dhe shkelje të standardeve në këto dy institucione ndëshkuese, mes të cilave edhe mungesë të hapësirave adekuate për rastet e izoluara, të cilët si pasojë qëndrojnë në një hapësirë të përbashkët me personat që janë në paraburgim. Parregullsi të shumta janë konstatuar edhe në 6 stacionet policore për kontroll kufitar si dhe në Qendrat tranzitore për emigrantët. Konstatuam se personat e dënuar mbajnë masën e…
Alsat-M 2019-06-26T15:11:44+02:00 Zv/Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot ka paralajmëruar se së shpejti do të intensifikohen punimet në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër. Sipas tij problemet teknike janë tejkaluar. Angjushev ka theksuar me shkarkimin e problemeve të marrëveshjeve janë kursyer 90 milionë euro. Ai megjithatë thekson se kreditimi do të vazhdoj, ndërsa afati për realizim të projektit mbetet viti 2021./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-06-26T15:06:24+02:00 Nëse në të ardhmen nënshkruhet çfarëdo dokumenti si ministër i financave, ndërsa aty ekziston zv/ministër, që e zëvendëson ministrin e financave, ju Zoran Zaev do të thyeni Ligjin, i ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE , Antonio Milloshovski, kryeministrit Zoran Zaev. “Është e vërtetë se në botë ka shembuj të tillë, Mirëpo ka vetëm një shembull ku kryeministri ushtron detyrën edhe ministër i financave njëkohësisht. Ai është kryeministri i Belizes” ka thënë Milloshovski. “Për në Belize nuk e di nga i keni këto njohuri, mirëpo shihet qartë që ju e dini”, i ka thënë Zaev, Milloshovskit. Zavi sot u…
Alsat 2019-06-26T14:43:11+02:00 “Sot së pari nuk mund të ketë Pazar me vendin ministror sepse kjo ministri u ka takuar gjithmonë shqiptarëve. Unë nuk kam mandat këtë ministri tua dorëzoj LSDM-së.Nuk kam të drejte morale të sakrifikoj ministrin tim Suhejl Fazliu, pas të cilit qëndron elita kombëtare dhe fetare. Si mundet që LSDM dhe BDI të presin nga unë që të bëj Pazar për këtë ministri”, deklaroi Vesel Memedi, kryetar i RDK-së duke i bërë thirrje LSDM-së që të tërheq vendimin për shkarkimin e ministrit Suhejl Fazliut dhe BDI-së që të mos mbështes këtë propozim. Loading…
Alsat-M 2019-06-26T13:09:16+02:00 Kuvendi sot do të debatojë për rikonstruimin e Qeverisë, pasi që deputetët e kanë shpërfillur propozimin e deputetit, Ilija Dimovski, që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës. Dimovski ka propozuar këtë duke u thirrur në bazë të nenit 44 nga Ligji për ndalim të Korupsionit, në të cilin theksohet se funksioni kryeministër dhe funksioni ministër nuk mund të ushtrohen njëkohësisht, shkruan Fokus, përcjell Alsat Pasi që ka lexuar këtë nen nga Ligji, Dimovski ka porositur që të votohet propozimi i kryeministrit Zaev që të emërohet ministër i financave, ajo do të thotë thyerje e ligjit. Sot…
Alsat 2019-06-26T13:01:37+02:00 Kryeministri Zoran Zaev ka tërhequr propozimin e tij për të qenë ministër i Financave. “Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë lejojnë që kryeministri të jetë edhe ministër, por pasi që janë hapur dilema dhe debati publik, duhet të dëgjojmë Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, opozitën dhe ekspertët në publik”, tha Zaev dhe shtoi se ky propozim do të tërhiqet nga rendi i ditës. Loading…
Alsat-M 2019-06-26T12:57:56+02:00 Ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov thekson se vendi me Bullgarinë ndanë qëllime të mëdha të përbashkëta meqë do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të zgjidhur çështjet lidhur me Marrëveshjen për shoqëri dhe fqinjësi të mirë, si ajo për Goce Dellçevin, qëllime të tilla nuk guxojnë të vihen nën rrezik./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-06-26T12:44:46+02:00 Kryeministri Zoran Zaev, i bashkangjitur nga zv/ministri për punë të jashtme Andrej Zhernovski dhe ministri pa portofol përgjegjës për diasporë, Edmond Ademi, sot është takuar me Ine Eriksen Soreide, ministrja për punë të jashtme e Norvegjisë. Në takim është shprehur përkrahje e fuqishme për liderizëm politik në shtetin tonë që është shembull i mirë për të gjithë rajonin dhe kontribut i jashtëzakonshëm për stabilitet dhe siguri në të gjithë rajonin. Është konstatuar se me politikë të guximshme dhe dialog politik e marrëdhënie të mira fqinjësore nga ana e kryeministrit Zaev dhe të shtetit, janë hapur perspektiva e bllokuara…
Alsat 2019-06-26T12:28:25+02:00 Komisioni për parandalimin e korrupsionit thekson se propozimi i kryeministrit Zoran Zaev për të ushtruar edhe funksionin e ministrit të Financave bie ndesh me Nenin 44 alinea 1 dhe 2 në Ligjin për parandalimin e korrupsionit. Nga Anti-korrupsioni theksojnë se në rast se kreu i qeverisë zgjidhet ministër i Financave, ata do të detyrohen të marrin masa konkrete në bazë të kompetencave që dalin nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Jo zyrtarisht Zaev pritet ta tërheq propozimin. Loading…
Alsat 2019-06-26T12:09:55+02:00 Opozita do të debatoj gjatë për rikonstruimin e Qeverisë. Rregullorja e Kuvendit parashikon vetëm konstatim për dorëheqjet, ndërsa për shkarkimet parashikohet debat. Këtë hapësirë do ta shfrytëzoje opozita për t’i adresuar kritikat e saj lidhur me formatimin e Qeverisë./Аlsat Loading…
Alsat 2019-06-26T11:54:16+02:00 Ministrja e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Ine Soreide sot po qëndron për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ajo theksoi se është në interes të Evropës që të gjitha vendet e Evropës të anëtarësohen në BE. “Mendoj se është në interes të Evropës të integroj të gjitha vendet, pa dallim çfarë rruge zgjedjin qoftë ajo pë tu bërë anëtare të BE-së apo sikur se ne të zgjedhin marrëveshje me BE-në. Gjithashtu pres që në të ardhmen të ulem afër Nikollës në tavolinën e NATO-s, ku Maqedonia do…

