Alsat-M 2019-06-26T12:44:46+02:00
Kryeministri Zoran Zaev, i bashkangjitur nga zv/ministri për punë të jashtme Andrej Zhernovski dhe ministri pa portofol përgjegjës për diasporë, Edmond Ademi, sot është takuar me Ine Eriksen Soreide, ministrja për punë të jashtme e Norvegjisë.
Në takim është shprehur përkrahje e fuqishme për liderizëm politik në shtetin tonë që është shembull i mirë për të gjithë rajonin dhe kontribut i jashtëzakonshëm për stabilitet dhe siguri në të gjithë rajonin.
Është konstatuar se me politikë të guximshme dhe dialog politik e marrëdhënie të mira fqinjësore nga ana e kryeministrit Zaev dhe të shtetit, janë hapur perspektiva e bllokuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues./Alsat
Loading…



