Alsat-M 2019-06-26T15:06:24+02:00
Nëse në të ardhmen nënshkruhet çfarëdo dokumenti si ministër i financave, ndërsa aty ekziston zv/ministër, që e zëvendëson ministrin e financave, ju Zoran Zaev do të thyeni Ligjin, i ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE , Antonio Milloshovski, kryeministrit Zoran Zaev.
“Është e vërtetë se në botë ka shembuj të tillë, Mirëpo ka vetëm një shembull ku kryeministri ushtron detyrën edhe ministër i financave njëkohësisht. Ai është kryeministri i Belizes” ka thënë Milloshovski.
“Për në Belize nuk e di nga i keni këto njohuri, mirëpo shihet qartë që ju e dini”, i ka thënë Zaev, Milloshovskit.
Zavi sot u propozua si ministër i financave në seancën e sotme kuvendore, mirëpo ai u tërhoq qysh në fillim dhe theksoi se do të udhëheq me ministrinë derisa të emërohet ministri i ri.
Belize është destinacion e cila u bë e famshme si parajsë fiskale për kompanitë maqedone të regjistruara atje të cilat kanë qenë pjesë e qeverisë Gruevski.
Loading…


