Alsat 2019-06-27T11:00:26+02:00
Sot vazhdon seanca për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit Qeveritar. Duke pas parasysh se Rregullorja parashikon diskutim të përgjithshëm, opozita pritet t’i vazhdojë fjalimet maratonike. Jo zyrtarisht kreu i Kuvendit ka njoftuar koordinatorët e grupeve parlamentare se seanca për emrimet e ministrave duhet të mbaroj sot, për faktin që të enjten është thirrur seancë për pyetje deputetësh. Pas diskutimit të përgjithshëm, deputetët votojnë veçmas për çdo propozim. Seanca pritet të zgjasë deri në mesnatë.
Loading…

